LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Jozefina Topalli, armike nga babai dhe bashkëshorti si dje nga Enver Hoxha dhe sot nga Lulzim Basha

17 Tetor 2019, 11:07, Politikë CNA
Jozefina Topalli, armike nga babai dhe bashkëshorti si dje nga Enver Hoxha

Me vendosjen e diktaturës komuniste në Shqipëri, ndër hapat e parë që u ndërmorën nën terror, ishin shpartallimi i të gjitha organizimeve kulturore e artistike, që deri atëherë i kishin shërbyer shoqërisë shqiptare si vatra të dijes e kulturës.

Shoqëria Don Bosko ishte një ndër to. Edhe pse pati kontribute të mëdha në edukimin e shoqërisë me natyrë edukative, arsimore e kulturore, shoqëria Don Bosko u shpall si organizatë armike nga regjimi komunist.

Shoqëria u konsiderua nga shteti komunist si armiqësore për popullin dhe rininë.

Mes intelektualëve të Shkodrës që u pushkatuan apo edhe u burgosën, është emri edhe i Gjenarin Topallit, babai i Tonin Topallit, bashkëshortit të ish-kryeparlamntares Jzefina Topalli.

Po ashtu, në listën e publikuar sot nga ?kujto.al?, janë edhe erma të familjes Çoba.

Ish-kryeparlamentarja dhe ish-nënkryetarja e Partisë Demokratike, Jozefina Topalli i përket atyre familjeve shqiptare të persekutuar në kohën e komunizmit.

Në fillim për shkak të prejardhjes së familjes së saj antikomuniste dhe më pas për shkak të martesës me bashkëshortin e saj Tonin Topalli, djali i një Gjenarin Topallit, i shpallur si ?armik? në kohën e Komunizmit.

Por, ironia qëndron në faktin se për Jozefina Topallin ?persekutimi? vijon edhe në kohën e sotme. E persekutuar dhe e shpallur armike në kohën e komunizmit, sot Jozefina Topalli është shpallur ?armike? pikërisht nga kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha.

Por, si duket ?dardha e ka bishtin prapa?, dhe sulmet e Lulit kundër atij që e kritikojnë kanë vetëm një qëllim. Lulin e tmerrojnë ata që e kritikojnë dhe menjëherë urdhëroi ?ushtarët? e tij, t?i kundërvihen Jozefina Topallit, një ndër figurat elitë të Partisë Demokratike./ CNA.al

Lajmet e fundit nga