Connect with Us

Foto-Tensione në Shkozë/ Shemben edhe dy banesa të tjera

Politikë

Foto-Tensione në Shkozë/ Shemben edhe dy banesa të tjera

Publikuar

-

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, Inspektorati Kombëtar i Mjedisit dhe Territorit ka nisur aksionin për prishjen e ndërtesave në Shkozë, të cilat preken nga projekti i Unazës së Madhe.

Siç shihet nga fotot në galerinë e mësipërme, IKMT ka prishur edhe banesën e tretë në ditën e dytë të aksionit.

Ndërkohë, banorët kanë krijuar tensione duke kundërshtuar aksionin pasi ata kërkojnë dëmshpërblim.

LEXO EDHE:  Rama autor i një megavjedhje/ Zbardhet skema mashtruese

E gjithë zona është rrethuar nga policia dhe FNSH, për të garantuar mbarëvajtjen e aksionit./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Pse ju largoi Rama në ditën e parë të shkollës?/ Shahini: Pyesni kryeministrin

Publikuar

-

Nga

Pse ju largoi në ditën e parë të shkollës?/ Shahini: Pyesni kryeministrin

Ish ministrja e Arsimit, Besa Shahini, është e ftuar mbrëmjen e sotme në “Open”, ku po “rrëfehet”, për shkakrimin e saj nga Rama në ditën e parë të shkollës.

Shani ka refuzuar ta quaj shkarkim, pasi sipas saj, ka kërkuar dorëheqjen që nga korriku duke i lënë kohë kreut të qeverisë të gjejë zëvendësuesen.

Sa i përket simbolikës së largimit në ditën e parë të shkollës, Shahini u përgjigj shkurt: Pyesni kryeministrin.

“Unë kërkova lirimin, por isha e gatshme të shërbeja për aq sa ishte e nevojshme, sa të gjendet personi që të më zëvendësojë.



Kam kërkuar të lirohëm në fund të korrikut. Në intervista unë kam thënë që jam e gatshme të shërbej, dhe i kam lënë kryeminsitrit të vendosë.”

LEXO EDHE:  Video-Banorët e Shkozës në protestë/  IKMT shemb një ndërtesë gjatë natës

LEXO EDHE:  Video-Banorët e Shkozës në protestë/  IKMT shemb një ndërtesë gjatë natës

Pse ju largojë kryeminstir në ditën e parë të shkollës, cila është simbolika, vijoi me pyetje moderatorja?

“Nuk e di të ketë ndonjë simbolikë. Por kjo është një pyetje që duhet t’ja bëni kryeministrit, u përgjigj ajo./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Implementimi i ndryshimeve kushtetuese/ Bylykbashi: Gjiknuri të reflektojë, firmosim që nesër

Publikuar

-

Nga

Implementimi i ndryshimeve kushtetuese/ Bylykbashi: Gjiknuri të reflektojë, firmosim që nesër

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në tryezën e Këshillit Politik, Oerd Bylykbashi, kundërshtoi Damian Gjiknurin menjëherë pas mbylljes së mbledhjes për implementimin e ndryshimeve kushtetuese.

Bylykbashi tha se opozita nuk do ta ndryshojë qëndrimin për ruajtjen e koaliconeve parazgjedhore, ndërsa tregoi se në mbledhjen e Këshillit Politik kërkoi hapjen 100% të listave.

Ai tha se Gjiknuri duhet të reflektojë dhe nesër të shkojë të firmosë marrëveshjen sipas rekomandimit të ODIHR-it.



“Në mbledhjen e sotme opozita e bashkuar bëri të qartë qëndrimin e saj në lidhje me ruajtjen e koalicioneve zgjedhore, siç janë sot në Kodin Zgjedhor. Një çështje që ka funksionuar prej 17 vitesh dhe nuk ka pasur problem. Gjithashtu, u kërkua hapja 100% e listave. Ne kërkojmë që zgjedhësit të votojnë të lirë.

LEXO EDHE:  Dhuratat marramendëse/ Zbehet fuqia e unazës me diamante

LEXO EDHE:  Video-Banorët e Shkozës në protestë/  IKMT shemb një ndërtesë gjatë natës

Mazhoranca kërkon t’u heqë zgjedhësve mundësinë për lista 100% të hapura, si dhe të zgjedhin lirisht partinë që duan. Këto janë qëndrime diametralisht të kundërta. Themeli i punës është marrëveshja e 14 janarit. Sipas kësaj marrëveshjeje ne kemi të drejtën të ftojmë ODIHR. I japim kohë Gjiknurit që të reflektojë dhe firmosim që nesër”, tha demokrati./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik/ Gjiknuri: Opozita kërkon të vonojë procesin, më 30 shtator mbyllet çështja 

Publikuar

-

Nga

Përfundon mbledhja e Këshillit Politik/ Gjiknuri: Opozita kërkon të vonojë procesin, më 30 shtator mbyllet çështja 

Bashkëkryetari i Komisionit të Reformës Zgjedhore, Damian Gjiknuri ka treguar detaje nga takimi i Këshillit Politik pas përfundimit të mbledhjes.

Gjiknuri tha se opozita iu rikthye debateve për listat e hapura dhe për koalicioneve parazgjedhore.

Ai pretendon se opozita ka si synim që të bllojë procesin e implementimit të ndryshimeve kushtetuese, ndërsa deklaroi se afati i fundit është 30 shtatori.



“I thamë Opozitës që të sjellë propozimet në lidhje me formulimin për pragun zgjedhor, në lidhje me renditjen e kandidatëve si dhe elementët procedurialë. Qëllimi i tyre është që ta vonojnë këtë proces, në mënyrë që ndryshimet kushtetuese të mos implementohen. Po të kalojnë muaj të tërë, shkojnë në afate që të mos implementohen.

LEXO EDHE:  Çuni i Fahriut i bën “gjëmen” Veliajt/ Kryebashkiaku del zbuluar

LEXO EDHE:  Inxhinieri apel Ramës/ Rishiko projektin e 'Unazës së Re'

Afati i fundit është 30 shtatori. Në fakt kur ODIHR e kishim këtu, s’e mori njeri parasysh. ODIHR nuk i shkohet me idera, porn ë përfundim. Në fund, e gjitha do t’i nënshtrohet opinionit të ODIHR. Të dyja palët të sjellin draftet dhe të përpunojnë të tyre, jot ë çojmë idetë tona atje. Kuvendi është sovran, i ka votat e duhura, por ne donim që të respektonim dëshirat e Opozitës”, u shpreh socialisti./ CNA.al

LEXO TE PLOTE