Connect with Us

Fevziu “detyron” Kryemadhin të kërkojë falje live ne emision

Politikë

Fevziu “detyron” Kryemadhin të kërkojë falje live ne emision

Publikuar

-

Gazetari Blendi Fevziu ka “detyruar” kryetaren e LSI, Monika Kryemadhi t’i kërkoje live falje qytetareve shqiptare, pasi sipas tij edhe Kryemadhi është fajtore që Kryeministri Edi Rama është në krye të qeverisë.

Kremadhi nuk ka hezituar të kërkojë falje për shqiptarët. “Shqiptarët të më falin për votën që kam dhënë në 2013 për Ramën kryeministër”, tha Kryemadhi gjatë lidhjes telefonike në “Opinion”./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Braktisi banorët e Astirit/ Komentuesit “kryqëzojnë” Bashën: Ti je një spurdhjak që shkatërrove PD

Publikuar

-

Nga

Një numër i madh komentesh janë bërë në postimin e kreut të PD, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në spitalin e Traumës ku ndodheshin të plagosur disa nga banorët e Astirit.

Ajo që bie në sy janë qytetarët që “i hakërrehen” kryedemokatit.
Shumë komentues kritikojnë Bashën për faktin se ai nuk iu gjend pranë banorëve të Astirit mëngjesin e sotëm kur policia kishte blinduar Astirin.

“Ti je një spurdhjak që pasi shkatërroi PD-në, vrave shpresat e ccdo shqiptari. Ti sot i dole krah Edi Ramës dhe diktaturës së tij! Je një ndryrësi, asgjë më shumë”, shkruan një prej komentuesve.

LEXO EDHE:  Nga Blendi Fevziu/ Përse politikanët po heshtin për një vdekje të paralajmëruar!

LEXO EDHE:  Nga Blendi Fevziu/ A na shpeton ligji i dekriminalizimit?

“O Lul ke humbur humbur sot me shumë se ccdo herë në jetën tënde, pse nuk dole ti ndihmoje apo nuk të doli gjumi në orën 11. Turp të keni”, shkruan një tjetër komentues.

Kujtojmë se Basha shkoi pranë banorëve të Astirit në drekë, kur spitali u mbush me banorë të lënduar, por edhe policë të plagosur.
Ndërkohë në mëngjes kur situata ishte mjaft e tensinuar “Basha” braktisi këta banorë që mbronin me forcë shtëpitë e tyre./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vetëpërjashtimi” i Kosovës”/ Rama i kthehet Kurtit: Faktet, më të nevojshme se predikimet kur je kryeministër

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, iu është përgjigjur deklaratave të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, se krijimi i mini Shengenit ballkanik është një gabim i pashpjegueshëm.

Në një intervistë për “Top Talk”, Rama është shprehur se “në 5 vjet rresht kryeministrat dhe presidenti i Kosovës janë shprehur dakord me gjithçka.”

Sipas kreut të qeverisë, “Predikimet janë të nevojshme në politik, por faktet janë edhe më se të nevojshme kur bëhesh kryeministër”, dhe idetë e Kurtit do të ndryshojnë me kohën.

“Në tryezën e 21 dhjetorit Albin Kurti do të jetë me patjetër i ftuar.

Kjo iniciativë (për krijimin e mini Shengenit ballkanik) nuk është e nxituar. Ka 5 vjet si iniciativë dhe marrja përsipër e nismës mes të tre vendeve për ta shtyrë iniciativën përpara, duke mos shtuar asgjë tjetër të re nga dokumentet përmbajtësore të iniciativës, përveç lëvizjes së lirë të njerëzve, ka qenë një betejë e gjatë e imja me presidentin e Serbisë dhe ku më në fund ai është dakordësuar gjë që na jep mundësinë të heqim kufirin me Kosovën.

Nuk ka absolutisht asgjë tjetër, pra çfarë nxitimi ka këtu. Përsa i përket konsultimit në 5 vjet rresht Kosova ka qenë e pranishme në tryezë, në 5 vjet rresht kryeministrat dhe presidenti i Kosovës janë shprehur dakord me gjithçka që sot ne duam të implementojmë, të zbatojmë, të konkretizojmë jo për vete po për njerëzit tanë.

LEXO EDHE:  “Është pengesa e vetme për integrimin”/ Kryemadhi sulmon ashpër “njeriun e saj special”

LEXO EDHE:  Almeda Abazi kërkon falje që hëngri produkte serbe: Nuk e dija, qetësohuni

Besoj që nëse ka vend për fjalën konsultë këtu, konsultohet ai që merr përsipër ose vendos të mos vij, jo ai që do shkoj siç të gjithë kanë shkuar. Pra nëse në një moment të caktuar dikush vendos që unë nuk do shkoj atëherë merr në telefon dhe thotë unë nuk do shkoj, tregon arsyet dhe nëse arsyet janë bindëse atëherë sigurisht që “jo-ja” mund të bëhet e përbashkët. Nëse nuk janë bindëse ai që thotë “Jo” rri me “Jo-në”, ai që thotë “Po” vazhdon me “Po-në”.

Predikimet janë të nevojshme në politik, por faktet janë edhe më se të nevojshme kur bëhesh kryeministër.

Meqënse po flasim për konsultimet, unë nuk jam pyetur kurrë kur u vendos tarifa 100% e Kosovës ndaj Serbisë, dhe nuk kam thënë pse s’më pyetët? Si? Tek?

Unë madje e kam vlerësuar dhe e kam cilësuar atë si një mjet të politikës së jashtme, e cila priste të sillte rezultate. Por kur kjo u kthye në një problem për politikën e brendshme, aty unë nuk jam dakord”, është shprehur Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Politikë e jashtme, për çështje të brendshme”/ Rama “thumbon” Thaçin pas samitit

Publikuar

-

Nga

“Nuk ka asgjë për të shpjeguar…”, kështu është shprehur kreu i qeverisë Edi Rama, në një intervistë për “Top Talk” pas Samitit të Ohrit.

I pyetur se nëse ka patur diskutime me presidentin Thaçi apo kreun e Vetëvendosjes, Albin Kurti, për tu shpjeguar në lidhje me situatën, Rama është shprehur se s’ka asgjë për të shpjeguar.

Sipas, kryeministrit nëse arsyetimi i tij nuk kuptohet nga pala tjetër, atëherë kjo është si të bësh “politik të jashtme kundër Shqipërisë për çështje të brendshme.”

LEXO EDHE:  Nga Blendi Fevziu/ A na shpeton ligji i dekriminalizimit?

LEXO EDHE:  Deklaratat e Ramës/ Kryemadhi: Dëshmi e një pazari kriminelësh

“Nuk kam patur kontakte me Thaçin dhe Kurtin, sepse nuk mendoj se ka gjë për të shpjeguar përball dy miqëve apo kolegëve. Kjo sepse nuk ka asgjë për të shpjeguar sepse ata e dinë shumë mirë arsyetimin tim rreth kërtij procesi.

Pastaj nëse Thaçi bën sikur nuk e kupton apo nuk do ta kuptoj kjo është punë për të, por ngjason si një politikë e jashtme kundër Shqipërisë për çështje të brendshme”, është shprehur Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE