Connect with Us

Ende nuk keni aplikuar për Lotarinë Amerikane?/ Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm

Politikë

Ende nuk keni aplikuar për Lotarinë Amerikane?/ Ambasada bën njoftimin e rëndësishëm

Publikuar

-

Ambasada e SHBA në vendin tonë ka bërë sot një njoftim të rëndësishëm për të gjithë ata qytetarë që duan të aplikojnë për Lotarinë Amerikane.

Në një njoftim në faqen zyrtare Ambasada e SHBA thekson se për të kryer regjistrimin nuk është e nevojshme të paguani dikë.

Gjithçka mund ta bëni vetë duke parë videon ilustruese.

“Ju nuk keni nevojë të paguani dikë që t’ju kryejë regjistrimin për lotarinë. Bëhuni eksperti i vetes tuaj këtë vit duke parë videon ilustruese këtu”-shkruhet në mesazhin e ambasadës./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Qetësohu “Gjeneral!”/ Presidenca i kthehet me të njëjtën monedhë Lleshajt

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, paralajmëroi pak minuta më parë se do të kornizojë institucionin e Presidentit dhe se Policia e Shtetit nuk do ta lejojë Ilir Metën të organizojë tubim më 2 mars kundër qeverisë.

Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i Presidencës, e përfaqësuar nga zëdhënësi Tedi Blushi.

Blushi i kërkon me tone ironie Ministrit të qetësohet, ndërsa e akuzon se po e bën këtë paralajmërim nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama. Zëdhënësi i Metës thekson se rendin në 2 mars do ta garantoje Presidenti në bashkëpunim me qytetarët.

LEXO EDHE:  Lotaria amerikane/ Ambasada tregon se ku duhet të aplikoni

LEXO EDHE:  Kufijtë Kosovë-Serbi/ Berisha: SHBA nuk ka ndryshuar qëndrim

“Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture. Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit?

Qetësohu “Gjenerali” nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!”, nënvizon Blushi./ CNA.al

Paralajmëron Sandër Lleshaj/ Policia barrikadë kundër Presidentit

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmëron Sandër Lleshaj/ Policia barrikadë kundër Presidentit

Publikuar

-

Nga

sandër lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili lajmëroi për një protestë kundër grushit të shtetit, në 2 mars.

Lleshaj thotë me tone të ashpra se është koha që institucioni i Presidentit të kornizohet me ligj. Ai paralajmëron se Policia e Shtetit nuk do ta lejojë Metën të organizojë tubim më 2 mars, kundër qeverisë.

“Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet.

LEXO EDHE:  Dëbimi i diplomatëve/ Irani: Shqipëria viktimë e SHBA dhe Izraelit

LEXO EDHE:  Shtetet e Bashkuara dërgojnë trupa e pajisje në Lindjen e Mesme

‪Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik”, deklaron ministri Lleshaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Greva e punonjësve të rafinerisë dhe pompimit në Poçem/ Basha kërkon zgjidhje të menjëhershme

Publikuar

-

Nga

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka shprehur mbështetjen për protestën dhe grevën e urisë së punonjësve të nënstacionit elektrik dhe atij të pompimit të ujit në Poçem të Mallakastrës.

Me anë të një postimi në rrjetet sociale, Basha deklaron se kërkesat e këtyre punonjësve janë të drejta dhe duhet të gjendet zgjidhje.

“Mbështes plotësisht punonjësit e rafinerisë së naftës dhe stacionit të pompimit të ujit në Poçem dhe aktet e tyre sublime, përfshirë grevën e urisë. Kërkesat e tyre janë të drejta dhe duhet të gjejnë zgjidhje të menjëhershme. Indiferenca dhe loja e pushtetarëve me fatin e tyre është kriminale”, thekson lideri i demokratëve.

Kujtojmë se punonjësit në Poçem kanë zhvilluar disa protesta të njëpaasnjëshme dhe janë futur në grevë urie, pasi deklarojnë se nuk kanë marrë asnjë përgjigje nga administratorët e kompanisë së naftës për çështjen e pagave.

LEXO EDHE:  Ndërkombëtarët të shqetësuar për kandidaturat e inkriminuara

LEXO EDHE:  Fitorja e socialistit Berni Sanders, po i shtyn në një drejtim të rrezikshëm demokratët në SHBA

Ata thotë se kanë 27 muaj që nuk paguhen dhe nuk do të tërhiqen derisa instancat shtetërore t’i japin zgjidhje problemit të tyre, por ndërkohë në nënstacionin e Poçemit vijon puna normalisht./ CNA.al

LEXO TE PLOTE