Connect with Us

Dosja “Babale”/ Ministria e Drejtësisë jep informacione për arrestimin e Albert Veliut

Kronika

Dosja “Babale”/ Ministria e Drejtësisë jep informacione për arrestimin e Albert Veliut

Publikuar

-

Ministrja e Drejtesise, Etlilda Gjonaj ne deklarate per mediat, pergjigjet per emerimet ne burgje

Ministria e Drejtësisë ka dhënë informacione në lidhje me arrestimin e Albert Veliun dhe ekstradimin e tij nga Belgjika.

Prokuroria ka kërkuar shtyrje të seancës deri në mbërritje të Albert Veliut. Gjykata ka pranuar kërkesën dhe seanca e radhës caktohet data 30 tetor, ora 13.30.

‘Ky shtetas është arrestuar në Belgjikë me qëllim ekstradimin. Kërkesa ka shkuar dhe jemi në pritje të këtij ekstradimi. Prokuroria ka kërkuar shtyrje të seancës deri në mbërritje të Albert Veliut. Gjykata pranon kërkesën dhe seanca e radhës caktohet data 30 tetor, ora 13.30’, thuhet në reagimin e Ministrisë së Drejtësisë./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Tregtonin drogë/ Pranga çiftit shqiptar në Itali

Publikuar

-

Nga

Një çift shqiptarësh, burrë e grua janë arrestuar në Itali, pasi  akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Gjatë kontrollit në banesë, çiftit shqiptar iu gjetën 4000 euro të gatshme  si dhe një sasi e konsiderueshme droge.

Burri përfundoi në burgun e qytetit, ndërsa gruaja e tij u la në arrest shtëpiak, për shkak se ajo ndodhej në muajt e fundit të shtatzënisë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Gjendet i vdekur në banesë ish-prokurori shqiptar

Publikuar

-

Nga

Ish prokurori i Prokurorisë Themelore të Prizrenit, Agron Matjani, është gjetur i vdekur në banesën e tij.

Sipas mediave vendase, lajmi është konfirmua nga vetë familjarët, ndërkaq Prokuroria ka nisur hetimet lidhur me ngjarjen e dyshimtë.

“Me të marrë lajmin, prokurorja kujdestare së bashku me njësitet relevante policore, kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe rasti është iniciuar si ‘vdekje e dyshimtë’”, theksohet në njoftimin e Prokurorisë. Me urdhër të prokurores, trupi i viktimës do të dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shpërndante lëndë narkotike/ Arrestohet lushnjari me precedent penal

Publikuar

-

Nga

Një 41 vjeçar ka rënë në prangat e policisë, për shpërndarje të lëndëve narkotike.

I arrestuari është shtetasi me inicialet K. K nga Lushnja. Ai ishte dënuar më parë  dhe për veprat penale “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”.

“Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla, falë bashkëpunimit të Policisë me qytetarët. Sekuestrohen 8 doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi lekësh, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

Në kuadër të bashkëpunimit me qytetarët për të parandaluar dhe goditur paligjshmërinë dhe në vijim të punës nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë dhe Seksionit të Narkotikëve në DVP Fier, është goditur një tjetër rast i shpërndarjes së lëndëve narkotike të forta.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Lushnjë, në bazë të informacioneve të mara nga qytetarët se një shtetasshpërndante lëndë narkotike në doza të vogla, kanë organizuar punën dhe kanë ushtruar kontroll ndaj shtetasit K. K., 41 vjeç, banues në Lushnjë. Si rezultat i kontrollit, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale 8 doza me lëndë narkotike heroinë dhe një sasi lekësh, të dyshuara të përfituara nga shitja e lëndës narkotike.

LEXO EDHE:  Dëshmia e plotë/ Dëshmitari X trondit Xhafajt dhe Qeverinë

LEXO EDHE:  Ndryshimet në polici në shkelje të ligjit/ “Shpërblehet” drejtori i audio-përgjimit “Babale”

Në përfundim të veprimeve të kryera, nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Fier, është bërë arrestimi në flagrancë i shtetasit K. K., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Nxitja për përdorim droge”. 41 vjecari ka qenë i dënuar më parë për veprat penale “Prodhimi dhe shitje e narkotikëve” dhe “Shfrytëzim prostitucioni”, thuhet në njoftimin e plotë të policisë./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE