Connect with Us

Credins Bank mbështet Ditën Botërore të Ushqimit!

Sociale

Credins Bank mbështet Ditën Botërore të Ushqimit!

Publikuar

-

Credins Bank mbështet Ditën Botërore të Ushqimit!

Në ditën Botërore të Ushqimit, Credins Bank i është bashkuar 150 shteteve në botë që kontribojnë për reduktimin e urisë.

Mbi 6 milionë vetë kanë vdekur këtë vit nga uria dhe semundje që lidhen me mungesën e ushqimit. Mbi 850 milion njerëz në botë nuk kanë ushqim të mjaftueshëm.

Credins bank në bashkëpunim me Kryqin e Kuq Shqiptar u solidarizua për të mbështetur disa familje në nevojë me ndihma ushqimore në zonën e Vorës, Gërdecit, Laprakës dhe Paskuqanit në vijim dhe të objektivave të OKB-së për një zhvillim të qëndrueshëm të shoqërisë.

LEXO EDHE:  Thaçi kujton Holokaustin/ “Krenarë për ndihmën që kemi dhënë”

Crendis Bank gjithmonë ka qenë një partner strategjik për Kryqin e Kuq Shqiptar duke kontribuar në nisma të ndryshme humanitare. Përmes nismave që priten të ndërmerren edhe në të ardhmen, Credins Bank do të vazhdojë të kontribuojë duke zbutur sado pak varfërinë në familjet më në nevojë./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Shiu nuk po na ndahet/ Ja si do jetë moti në vijim

Publikuar

-

Nga

Pas një nate me reshje shiu, dita e sotme ka nisur me mot të vranët në të gjithë territorin me temperatura minimale të regjistruara nga 8ºC në zonat malore deri në 15ºC në zonat e ulta dhe ato bregdetare.

Për orët në vijim moti do të jetë me vranësira mesatare dhe të dendura.

Sipas IGJEUM, priten reshje të dobëta deri lokalisht mesatare në qarqet Shkodër, Kukës, Lezhë, Durrës dhe Vlorë.

LEXO EDHE:  Kampioni i botës në boks krijon 1.000 shtëpi për filipinasit e varfër

LEXO EDHE:  Kampioni i botës në boks krijon 1.000 shtëpi për filipinasit e varfër

Në zona të kufizuara të qarqeve, reshjet do të jenë në formë shtrëngate, më të mundshme në bregdetin jugor dhe terrenet malore.

Temperaturat minimale dhe maksimale të ajrit pritet të arrijnë:

në bregdet: 12 / 17 °C
në vendet e ulëta: 11 / 16 °C
në vendet malore: 6 / 13 °C

Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare, ndërsa në bregdet mesatare deri e fortë.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Horoskopi i ditës, 14 nëntor 2019

Publikuar

-

Nga

DASHI 21. mars – 20. prill

Partneri nuk do ju duroje sot me tekat qe do keni dhe shpesh mes jush do lindin debate serioze. Nëse nuk ndryshoni sjellje sa me pare, situata mund te rendohet akoma me tepër. Beqaret duhet ta shfrytëzojnë sa me shume lirinë qe kane nëse duan te gjejnë personin e duhur. Financat nuk do jene shume te favorizuara, megjithatë me një menaxhim te mire mund te arrini te kryeni nevojat tuaja.

DEMI 21. prill – 21. maj

Hëna do jete pozicionuar me se miri sot ne jetën ne çift dhe marrëdhënia me partnerin do fillojë te përmirësohet. Tashme do ndiheni edhe me te qete me çdo hap qe do hidhni. Beqaret do ndeshen papritur me një person mjaft interesant, i cili do i tërheqë pafundësisht. Buxheti nuk do jete shume i keq, megjithatë mire është te tregoni kujdes me shpenzimet. Mendoni pak edhe për nesër.

BINJAKET 22. maj – 21. qershor

Gjate kësaj dite do bëni gjithçka qe do mundeni për ta afruar partnerin pas vetes dhe për te rivendosur komunikimin e ngrohte. Gjerat vërtet nuk do jene te lehta, por as te pamundura. Beqaret nuk do zhgënjehen nga takimet qe do realizojnë, përkundrazi jeta e tyre do marre drejtimin e duhur. Financat do mbrohen nga planetët. Ata do ju ndihmojnë edhe me menaxhimin e tyre.

GAFORRJA 22. qershor – 22. korrik

Nëse doni qe ne marrëdhënien tuaj te rikthehet pasioni, mendoni t’ia mbathni bashke për disa dite dhe te përjetoni kënaqësi te reja. Nëse jeni ende beqare duhet te dilni e te njiheni me persona te rinj. Vetëm ashtu do e ndryshoni statusin. Për financat Merkuri do jete planeti me i favorshëm. Ai do iu ndriçojë mendimet dhe do ju beje te kujdeseni për çdo hap qe do hidhni.

LUANI 23. korrik – 22. gusht

Asgjë e rëndësishme nuk do ndodhe sot për ju qe keni një lidhje. Merrini gjerat shtruar dhe bëni ne çdo moment atë qe do ndieni. Beqaret do realizojnë takime mbresëlënëse qe mund t’ua ndryshojnë jetën rrënjësisht. Ndonjëherë gjerat me te bukura vijnë atëherë kur nuk i pret. Me financat duhet te keni sa me vigjilente qe te mundeni. Edhe shpenzimet me te vogla duhet t’i mendoni disa here.

VIRGJERESHA 23. gusht – 23. shtator

Jeta sentimentale për ju te dashuruarit do jete e qete. Nuk do jete as debate as tension. Nëse dini te silleni mund ta konsolidoni edhe me tepër marrëdhënien. Nëse jeni një zemër e vetmuar keni për te realizuar disa takime. Shume shpejt jeta juaj mund te ndryshoje tërësisht. Financat do jene te shkëlqyera. Jo vetëm qe do bëni investimet e menduara, por mund te hiqni edhe para mënjanë për te siguruar te ardhmen.

PESHORJA 24. shtator – 23. tetor

Asgjë nuk do ece keq sot për juve qe jeni ne një lidhje nëse nuk tregoheni xheloze te sëmurë dhe nuk mundoheni ta kontrolloni partnerin çdo sekonde. Beqaret ka rrezik te jene impulsive dhe mund te hedhin hapa te gabuara qe ne vend t’ua përmirësojnë, do ua dëmtojnë edhe me shume te ardhmen. Me shpenzimet duhet thjesht te tregoheni gjithmonë te kujdesshëm dhe nuk do keni asnjë vështirësi.

AKREPI 24. tetor – 22. nëntor

Dite e jashtëzakonshme ka për te qene kjo e sotmja për te dashuruarit. Do ndiheni përherë te lumtur dhe te gëzuar qe keni partnerin ne krah. Beqaret do bëjnë çdo gjë për te nisur një lidhje te qëndrueshme dhe sot mund te marrin rezultatet e para nga çdo përpjekje e bere. Ne planin financiar do keni fat, por kjo nuk do te thotë qe ju ta lëshoni veten dhe te shpenzoni pa mbarim.

SHIGJETARI 23. nëntor – 21. dhjetor

Ju qe jeni ne një lidhje do dashuroheni pa dorashka sot dhe ne çdo moment do përjetoni kënaqësi te veçanta. Beqaret do ndihen te bllokuar dhe nuk do ja shprehin dot ndjenjat një personi qe adhurojnë. Po priten gjate ka rrezik qe dikush tjetër t’ua rrëmbejë atë nga duart. Financat nuk do jene aq te kënaqshme sa për te hequr para mënjanë, prandaj bëni kujdes.

BRICJAPI 22. dhjetor – 20. janar

Dite aspak e keqe nuk do jete kjo e sotmja për te dashuruarit. Me partnerin do keni një bashkëpunim për t’i pasur zili dhe shpesh do i shprehni ndjenjat edhe me zë te larte. Beqaret do kalojnë një nga ditët me te bukura te jetës se tyre. Çdo gjë për ta do jete si neper ëndrra. Edhe për buxhetin do jete një dite e begate. Mund te kryeni investime pa frike.

UJORI 21. janar – 19. shkurt

Jeta juaj ne çift do udhëhiqet gjithë kohës nga Venusi sot. Gjithçka qe keni ëndërruar do ju plotësohet dhe do ndiheni te qete. Respekti, mirënjohja dhe toleranca do jene mbizotëruese kurdoherë. Beqaret nuk do e durojnë dot vetminë, por nga ana tjetër do ndihen si te bllokuar dhe nuk do hedhin dot hapa. Ne planin financiar vështirë se mund te bëni ekonomi dhe do keni goxha tronditje.

PESHQIT 20. shkurt – 20. mars

Do kaloni një dite shume te bukur e te veçante sot ju te dashuruarit. Me partnerin jo vetëm qe nuk do keni debate e mosmarrëveshje, por do kaloni edhe me shume momente romantike. Jeta sentimentale do jete ne qendër te vëmendjes kurdoherë. Beqaret do kenë edhe mundësi për lidhje serioze edhe për dashuriçka kalimtare. Sektori i financave do jete goxha i favorizuar dhe gjendja do mbetet e kënaqshme.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Euro i rikthehet rënies/ Me sa u këmbye sot

Publikuar

-

Nga

Gjatë kësaj jave monedha e përbashkët europiane ka vijuar që të humbasë pikë përkundrejtë lekut vendas. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë një euro është këmbyer sot mesatarisht me 122,83 lekë, duke vazhduar kështu që të nënçmohet për të tretën ditë radhazi. Që prej fillimit të muajit nëntor euro ka humbur thuajse gjysmë pike në rapor me monedhën vendase.

Sipas ekspertëve të kursit të këmbimit kjo situatë lidhet me nivelin e ulët të këmbimeve dhe të vëllimeve. Ata shpjegojnë se aktualisht tregtimet janë tepër të ulëta dhe priten të jenë të tilla të paktën deri për festat e 28-29 nëntorit dhe festat e fundvitit, ku vihet re se rigjallërohet tregu. Megjithatë sipas tyre konsumi është në minimum dhe individët po kursejnë edhe gjatë festave.

LEXO EDHE:  Denoncimi/ Marrin ndihma humanitare nga nxënësit, i përdorin për blerje vote

LEXO EDHE:  Viktimat e Kalifornisë kanë një ëngjëll mbrojtës/ Këngëtari premton ndihma

Euro ka vijuar sërish rënien pas forcimit në muajin e kaluar, pas përfundimeve të efekteve nga transaksionet e bankave tregtare dhe transferimi i fitimeve të kompanive me kapital të huaj, të cilët përfituan nga ulja e taksës nga 15% në 8% për dividendin.

Gjatë ditës së sotme leku vendas është shfaqur më i dobët përkundrejt monedhave të tjera. Dollari amerikan është këmbyer me 111,5 lekë, rreth 0,04 pikë më shumë se një ditë më parë. Edhe paundi britanik ka fituar pikë gjatë ditës së sotme ku sipas kursit zyrtar është këmbyer me 143,29 lekë apo rreth 0,26 pikë më shumë se një ditë më parë. Pikë ka fituar edhe franga zvicerane e cila është këmbyer me 112,6 lekë apo rreth 0,6 pikë më shumë se dje./Monitor

LEXO TE PLOTE