LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ç’po ndodh me Brexit?/ Ja cilat janë skenarët kryesorë

17 Tetor 2019, 07:52, Blog CNA

Nga Luke McGee ?CNN?

* Brexit po mbërrin në një moment tepër kritik. Me vetëm disa ditë nga afati i fundit, kur Mbretëria e Bashkuar duhet të largohet nga Bashkimi Evropian, asgjë nuk është e sigurtë, dhe koha që mbetet në dispozicion, është realisht shumë e paktë. Po çfarë po ndodh?

Pyetje me vend. Britania e Madhe dhe Bashkimi Evropian, po zhvillojnë aktualisht negociata sekrete, të përmendura në zhargonin e Brexit si ?tuneli?, në një përpjekje për të arritur një marrëveshje të minutës së fundit, e cila mund të paraqitet sot në takimin e udhëheqsve të Këshillit Evropian.

Qëkur shpalli synimin e tij për t?u bërë kryeministër i vendit, Boris Xhonson, tha se do të negocionte me Brukselin, vetëm nëse BE-ja do të jetë e gatshme të rishikojë marrëveshjen Brexit të arritur më herët nga parardhësja e tij në detyrë Tereza Mej, e njohur zyrtarisht si Marrëveshja e Tërheqjes.

Nëse do të jetë i suksesshëm në këtë pikë, hapi tjetër është që 27 vendet e tjera anëtare të Bashkimit Evropian të japin Ok-in, kur të takohen sot në Bruksel. Pra nuk ka shumë kohë. Megjithatë, kjo nuk do të thotë që negociatat nuk po merren seriozisht. Spekulimet mbi atë që po ndodh, janë për momentin të shumta.

Por fakti që po flitet shumë pak në terma zyrtare, është një shenjë se që të dyja palët mezi presin që të arrihet një marrëveshje. Kur BE-ja është e zemëruar, rrjeti i saj i efektshëm i zëdhënësve, do t?ua kish bërë me dije gazetarëve. Ka gjasa që Brukseli të vendosë në fund se ka një kohë të pamjaftueshme për të arritur një marrëveshje, por se është i gatshëm që të vazhdojë me negociatat.

Në atë pikë, çështja kryesor e samitit të së enjtes, do të jetë një shtyrje tjetër e afatit të Brexit. Por a nuk premtoi Boris Xhonson, të mos e vonojë Brexit-in në asnjë rrethanë? E premtoi. Por kjo nuk varet plotësisht prej tij. Nëse 27 vendet e mbetura të BE-së, bien dakord mbi një zgjatje teknike të bisedimeve me synim arritjen e një marrëveshje, ato do ta bëjnë këtë me supozimin se diçka të tillë do ta kërkojë zyrtarisht Londra.

Muajin e kaluar, ligjvënësit opozitarë në Britaninë e Madhe, miratuan një projekt-ligj që e detyronte kryeministrin të kërkonte një zgjatje deri në orën 11:00 të së shtunës, nëse nuk ka një marrëveshje me BE-në. Ky ligj, nuk ka nevojë t?i dërgohet vetë Xhonsonit, por pengimi i zbatimit të tij do të ishte një shkelje e pastër e ligjit.

Po sikur të ketë një marrëveshje? Ka shumë pak shanse që të arrihet një marrëveshje mes palëve. Por nëse kjo ndodh, atëherë deputetët do kenë mundësi ta votojnë atë të shtunën, kur parlamenti të mblidhet në një seancë të veçantë këtë fundjavë, për herë të parë në shumë dekada.

Për fatin e tij të keq, Xhonson ka para kësaj disa pengesa për të kërcyer. Çdo lloj marrëveshje që do të arrihet, do të ketë nevojë të miratohet nga kabineti i tij qeveritar. Më pas ajo do të duhej të marrë mbështetjen e të gjitha vendeve anëtare të BE-së, të cilët kanë dyshimet e tyre mbi motivet e vërteta të Xhonsonit.

Në fund, marrëveshja duhet të shqyrtohet dhe miratohet nga parlamenti. Këtu, Xhonson do të duhet të bëjë bashkë të moderuarit dhe mbështetësit e linjës së ashpër të Brexit, diçka që disa muaj më parë Tereza Mej e pa se ishte e pamundur.

Ndërkohë, Xhonson duhet të bindë edhe partinë e Unionit të Pavarur Demokratik (DUP) në Irlandën e Veriut, dhe aty situata nuk është aspak e mirë. DUP ka qenë pengesa e vetme më e madhe për çdo marrëveshje mbi Brexit. Drejtuesja e saj, Arlin Foster, nuk ishte shumë entuziaste pas një takimi 90 minutësh që zhvilloi të martën me Xhonson.

Pra çfarë do të ndodhë? Shikoni, po ta dija do t?jua thoja. Realiteti është që ngjarjet janë shumë fluide, dhe askush nuk e di se çfarë po ndodh. Detajet se si mund të jetë një marrëveshje e mundshme, ndryshojnë në varësi të personit me të cilin bisedoni, dhe mbështetja për një marrëveshje si në Bruksel ashtu edhe në Uestminster duket e dobët.

Në thelb, midis skenarit që Xhonson të arrijë të marrë nga Brukseli një marrëveshje për daljen nga unioni dhe parlamenti ta votojë atë, dhe skenarit sipas të cilit kryeministrit shkel ligjin dhe arrestohet drejtpërsëdrejti para kamerave, gjithçka është e mundur./ Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga