Connect with Us

Bllokohet punishtja e turshive në Shkodër/ Në kërkim pronari

Sociale

Bllokohet punishtja e turshive në Shkodër/ Në kërkim pronari

Publikuar

-

Një punishte është bllokuar ditën e sotme në bllokuar në lagjen “Skënderbeg” të Shkodrës në kuadër të aksionit antiformalitet, ndërkohë që është shpallur në kërkim pronari i saj Gëzim Bala 61-vjeç.

Punishtja prodhonte produkte ushqimore të ndryshme si  turshi, salca, etj, të cilat tashmë kanë bllokuar nga policia.

Bllokimi i produkteve u bë për arsye se ato ishin në kundërshtim me ligjin, ndërkaq sipas policisë, ky nuk është rasti i parë që kjo punishte bllokohet pasi që një gjë e tillë është bërë edhe në mars të vitit të kaluar, po për këtë arsye, por aktivitetin e ka vijuar sërish.

Operacioni është realizuar nga specialistët e seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomike e Financiare në Shkodër në bashkëpunim me strukturat qendrore të AKU-së dhe Drejtorinë e Hetimit Tatimor, nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit si dhe në zbatim të vendimit të Gjykatës së Shkallës së Parë.

LEXO EDHE:  Atentati në Shkodër-Gjykata le në burg autorin/ Habit avokati: Çojeni në…

Ndërkohë personi do të procedohet për veprat penale “Prodhimi i kundërligjshëm i artikujve dhe mallrave industriale dhe ushqimore” dhe “Fshehja e të ardhurave”./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Remonti i OST/ Mbeten pa energji disa zona në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike ka njoftuar për stakimin e energjisë gjatë ditës së nesërme në Tiranë.

Sipas njoftimit të OSHE, ndërprerja e energjisë do të bëhët për shkak të remontit të OST.

“Për shkak të remontit të OST në linjën 110kV L110-4/3 Elbasan 220kV – Ibë, në datën 20 shkurt gjatë intervalit kohor 08;00-16:00 do të mbeten pa energji këto zona në Tiranë
Bërzhitë, Mullet, Baldushk, Ibë (pjesërisht), zona e Krrabës, Kllojkë, Rozavera, Pashkashesh, Fravesh”, thuhet në njoftimin e OSHEE./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Dielli i lë radhën shiut/ Surprizat e motit për nesër

Publikuar

-

Nga

Nisur nga orët e pasdites por, kryesisht ato të mbrëmjes moti do të jetë i vranët në të gjithë territorin shoqëruar me reshje shiu fillimish me itensitet të ulët.

Duke nisur nga orët e para të mëngjesit të ditës së nesërme reshjet e shiut fitojnë itensitet deri mesatar në të gjithë territorin në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Sipas Shërbimit Meteorologjik, edhe dita e Enjte pritet të ketë mot të vranët shoqëruar me reshje shiu të herëpashershme me itensitet të ulët e mesatar deri në orët e pasdites ku më pas gradualisht pritet ndërprerja e tyre.

Për tu theksuar se në relievet malore të verilindjes dhe juglindjes priten reshje të dendura dëbore por jo vetëm, pasi ato lokalisht do të zbresin deri në lartësitë kodrinore 500-600metër.
Temperaturat e parashikuara në fushën termike nuk pritet të kenë luhatje të mëdha në vlerat minimale (2ºC deri në 8ºC), por janë ato në vlerat e mesditës të cilat do të pësojnë një rënie të ndjeshme me vlera të parashikuara nga 7ºC në relievet malore deri në 13ºC në ato bregdetare. Një rënie e ndjeshme duke marë parasysh vlerën më të lartë prej 19ºC që u arrit sot në qytetin e Beratit.

LEXO TE PLOTE

Sociale

Manastirliu në qendrën e re shëndetësore në Ndroq/ 140 mjekë të rinj në sistemin shëndetësor

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama dhe Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale Ogerta Manasatirliu kanë parë nga afër rehabilitimin e plotë të qendrës shëndetësore Ndroq, pjesë e programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore.

Kjo qendër do t’i shërbejë me standarte bashkëkohore 10 mijë banorëve të Ndroqit dhe është qendra e 40 që rehabilitohet në qarkun e Tiranës në dy vite.

“Janë 180 qendra shëndetësore dhe ambulanca që u rehabilituan me standarde në këto dy vite, falë programit kombëtar të rehabilitimit të 300 qendrave shëndetësore dhe 120 qendra të tjera shëndetësore dhe ambulanca do t’i nënshtrohen rehabilitimit në vitin 2020”, tha Manastirliu.

Në qendrën shëndetësore të Ndroqit kanë qenë të pranishëm edhe një grup mjekësh të sapopunësuar në Ndroq dhe në qendrat e tjera shëndetësore të Tiranës, nëpërmjet portalit “Mjekë për Shqipërinë”.

“Nuk e mendoja që pas diplomimit, menjëherë do të mund të punësohesha, aq më tepër në Tiranë. Procesi ishte shumë transparent”, u shpreh një nga mjeket e reja.

LEXO EDHE:  I dënuar për drogë dhe prostitucion/ Gjykata e Apelit bllokon ekstradimin e Ilir Bajrit në Itali

LEXO EDHE:  "Këtë nuk do ta lejojmë"/ Rudina Hajdari flet me tone të forta nga Shkodra

Vetëm për muajin Janar dhe Shkurt janë më shumë se 140 mjekë të punësuar në spitale dhe qendra shëndetësore, duke përfshirë edhe mjekët specialistë që janë emëruar sipas kontratës me MSHMS në spitalet rajonale, aty ku ishin nevojat për mjekë.

Ministrja e Shëndetësisë deklaroi në qendrën shëndetësore të rehabilituar të Ndroqit, se, me revolucionin digjital, janë më shumë se 59 mijë qytetarë që vetëm nga Janari e deri tani, nuk kanë patur nevojë të paraqiten në sportele për të rinovuar kartën e shëndetit.

LEXO TE PLOTE