Connect with Us

Arrihet marrëveshja e re për BREXIT mes BE dhe Britanisë së Madhe

Bota

Arrihet marrëveshja e re për BREXIT mes BE dhe Britanisë së Madhe

Publikuar

-

Mbretëria e Bashkuar dhe BE kanë arritur në një marrëveshje të re për BREXIT përpara një takimi të liderëve evropianë në Bruksel.

Marrëveshjen e ka bërë publike edhe vetë Kryeministri britanik Boris Johnson.

“Tani i takon parlamentit që të miratojë të shtunën në mënyrë që të vazhdojmë me prioritetet” shkruan Johnson.

Edhe Jean Claude Juncker e ka bërë publike këtë marrëveshje, pak minuta më parë në rrjetet sociale.

LEXO EDHE:  Marrëveshja me FBI-në/ Ministri Tahiri jep detajet

“Kur ka një dëshirë, ka dhe një marrëveshje – dhe ne kemi një. Eshtë një marrëveshje e ndershme dhe e balancuar ndërmjet BE dhe UK dhe është një testament për angazhimin tonë për të gjetur zgjidhje. I rekomandoj Këshillit të BE të mbështesë këtë marrëveshje” shkruan Juncker./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Bota

Dy të vdekur nga përmbytjet në Venecia / Kërkohet të shpallet gjendja e jashtëzakonshme

Publikuar

-

Nga

Dy persona kanë humbur jetën në lagunën e Venecias për shkak të përmbytjeve në banesa.

Kryetari i Bashkisë së Venezias Luigi Brugnaor kërkon shpallen e gjëndjes së jashtëzakonshme pas situatës dramatike që ka përfshirë qytetin nga reshjet e dendura të shiut të orëve të fundit.

Kryeministri Giuseppe Conte e minsitrja e Infrastrukturës Paolo de Mikeli priten të mbërrijnë këtë pasdite në këtë qytet për t’i qënë pranë banorëve e verifikuar situatën.

LEXO EDHE:  Audio-përgjimi i vëllait të ministrit/ “Basha po i shkel syrin Ramës”

LEXO EDHE:  Efektet e Brexit mbërrijnë në Shqipëri

Niveli i ujit në Venecia ka mbërritur në lartësinë 1.87 cm, një nga nivelt më të larta të regjistruara gjatë viteve të fundit pas atij të vitit 1966 ku uji arri në lartësihën 1.96 cm./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Bota

Policia gjermane parandalon sulmin terrorist/ Arrestohen tre të dyshuar

Publikuar

-

Nga

Policia gjermane ka ndaluar tre persona në qytetin Offenbach nën dyshimin se po planifikonin një sulm duke përdorur lëndë shpërthyese në emër të Shtetit Islamik.

Sipas mediave të huaja, prokurorët kanë thënë se i dyshuar kryesor është një 24 vjeçar gjerman me prejardhje nga Maqedonia e Veriut që ka dashur të prodhojë eksplozivë dhe ka tentuar të blejë armë online.

Dy shoqëruesit e tij janë shtetas turq të moshave 22 dhe 21 vjeç.

Nuk janë bërë të ditura caqet e sulmit por dëshmitë e mbledhura nga bastisjet e tri shtëpive në Offenbach duhet të qartësojnë gjërat, ka thënë prokurorja e Frankfurtit, Nadja Niesen në një deklaratë.

Agjencitë gjermane të inteligjencës dhe policia ka qenë në gjendje të lartë gatishmërie për sulme potenciale nga militantët islamikë që kur një azil-kërkues i refuzuar nga Tunizia vrau 12 persona duke u futur me kamion në një treg krishtlindjesh në Berlin rreth tri vjet më parë.

LEXO EDHE:  Marrëveshje me Serbinë/ Tërhiqet Haradinaj?

LEXO EDHE:  Efektet e Brexit mbërrijnë në Shqipëri

Substanca dhe pajisje që mund të përdoren për të prodhuar eksplozivë janë gjetur në shtëpinë e të dyshuarit kryesor. Autoritetet thanë po ashtu se kanë siguruar dokumente të shkruara dhe të dhëna elektronike.

Niesen tha se vendimi do të merret të mërkurën nëse të tre të dyshuarit apo vetëm njëri nga ta do të dalë para gjykatësit hetues në një gjykatë në Frankfurt.

Gjykatësi do të vendosë nëse do të lëshojë urdhërarrest dhe të urdhërojë paraburgim.

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Qeveria e re LDK-Vetëvendosje/ Ditmir Bushati, ministër i Jashtëm?

Publikuar

-

Nga

ish-ministri per europen dhepunet e jashtme, ditmir bushati deklarate

Përveç publicistit Veton Surroi, për ministër të Jashtëm të Kosovës të një qeverie të mundshme LDK-Vetëvendosje po përmendet edhe ish-kryediplomati Ditmir Bushati.

Ish-ministri i Jashtëm i Shqipërisë, që ka qenë ndër kundërshtarët më të mëdhenj të idesë së ndryshimit të kufijve të Kosovës po spekulohet se është një nga emrat në radarin e Vetëvendosjes dhe LDK’së për ta emëruar në krye të diplomacisë.

Bushati në Qeverinë e Edi Ramës është zëvendësuar me kosovarin Gent Cakaj, ndërsa Gazeta Express merr vesh që koalicioni i ardhshëm qeverisës planifikon që ta marrë ish-kryediplomatin në Kosovë.

Bushati në një intervistë të dhënë javë më parë, ka zbuluar shumë detaje rreth idesë së ndryshimit të kufijve, për të cilën ai ka dalë gjithmonë kundër. Madje ai tha se në tavolinën e tij i është zbuluar harta se si po planifikohej ndarja e Kosovës.

Derisa kryeministri i Shqipërisë po e mbronte presidentin Hashim Thaçi që po promovonte idenë e ndryshimit të kufijve, supozohej se deklaratat e Bushatit për këtë temë ishin arsyeja e shkarkimit të tij nga pozita e ministrit të jashtëm të Shqipërisë. Tash, Bushati, siç i kanë thënë burimet Gazetës Express, është një nga emrat e mundshëm që Kurti e LDK’ja do ia ofrojnë udhëheqjen e diplomacisë kosovare.

LEXO EDHE:  Marrëveshje Rama-Basha?/ Mustafaj: Kurrë mos thuaj kurrë

LEXO EDHE:  Marrëveshje me Serbinë/ Tërhiqet Haradinaj?

Për pozitën e ministrit të Jashtëm në Kosovë se fundmi është përmendur edhe publicisti Veton Surroi, i cili gjatë fushatës së zgjedhjeve të 6 tetorit, ka dalë në përkrahje të partive opozitare, LDK’së e VV’së.

Ndërkaq kandidatja e LDK’së për kryeministre, Vjosa Osmani, të enjten në emisionin Pressing ka lënë të kuptojë se nuk e dëshiron pozitën e kryediplomates, për çka është përmendur shumë herë.

‘’Nuk e kam marrë këtë vendim. S’mundem me kundërshtu njëherë. Ata në disa intervista kanë insitu dhe për ministre të jashtme. Nuk kanë lënë pozitë pa përmend. Pavarësisht kësaj, më duhet me mendu si mund të ndihmoj vendin tim në radhë të parë, pastaj koalicionit dhe përfaqësimit sa më të mirë të LDK’së’’, ka thënë Osmani. /Express

LEXO TE PLOTE