LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Ardi Veliu në asamblenë e 88-të e Interpolit/ Të gatshëm të luftojmë krimin e organizuar

17 Tetor 2019, 17:04, Kronika CNA
Ardi Veliu në asamblenë e 88-të e Interpolit/ Të

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ardi Veliu, ka marrë pjesë sot në Asamblenë e 88-të të Përgjithshme të Interpol, që po mbahet në Santiago të Kilit.

Gjatë Asamblesë, Veliu zhvilloi edhe një sërë takimesh, mes të cilëve edhe me Sekretarin e Përgjithshëm të Interpolit, Jurgen Stock, i cili u rizgjodh gjatë kësaj asambleje për një tjetër mandat 5 vjeçar.

Stock vlerësoi përpjekjet e bëra nga ana e Drejtor Veliut dhe rezultatet e arritura nga ana e  Policisë së Shtetit në luftën kundër krimit në përgjithesi dhe atij të organizuar në veçanti.

Ndërsa shprehu mbështetjen e plotë të organizatës së Interpolit në luftën kundër krimit të organizuar.

Gjatë pjesëmarrjes në këtë asamble delegacioni shqiptar pati takime me shumë delegacione, ndër të cilat me Zv. Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Italiane, njëkohësisht edhe Drejtor i Policisë Kriminale, Drejtoreshën e Përgjithshme të Policisë Sllovene, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë Çeke, Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Maqedonisë së Veriut dhe Zv.Ministrin e Brendshëm të Turqisë.

Veliu edhe njëherë ka shprehur gayishmërinë dhe seriozitetin e Policisë së Shtetit për të luftuar krimin e organizuar dhe terrorizmin dhe shprehu bindjen e palëkundur se vetëm duke bashkëpunuar  mund të arrijmë rezultatet e dëshiruara në të mirë të vendeve tona./CNA.al

Lajmet e fundit nga