LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Al Kapone ishte përgjegjës për qindra vrasje/ Pse u dënua vetëm për evazion fiskal?

17 Tetor 2019, 07:59, Blog CNA
Al Kapone ishte përgjegjës për qindra vrasje/ Pse u dënua

Bosi legjendar i mafias amerikane, Al Kapone nuk e mbaroi dot as klasën e gjashtë fillore. E megjithatë nuk ishte një budalla. Në moshën 26-vjeçare, ai kontrollonte me një grusht të hekurt   botën e nëndheshme të krimit në qytetin e Çikagos. Përzierja e çuditshme e brutalitetit dhe hijeshisë, i dha italo-amerikanit famën e madhe ndërkombëtare.

Në vitin 1930, ai ishte i pari në listën e Komisionit të Krimeve të ?Armiqve Publikë?. Në vitet 1920, Çikago të kujtonte Perëndimin e Egër. Të shtënat me automatikë ishin mëse të zakonshme, teksa bandat rivale hiqnin qafe vrarë anëtarët e njëri-tjetrit.

As njerëzit e zakonshëm nuk ishin të sigurtë, pasi gjendeshin shpesh në mes të atentateve, duke humbur edhe jetën. Të pasigurtë nuk kishin as nëpunësit publikë. Kështu avokati i shtetit, Uilliam Meksuigan u vra në vitin 1926 pas një sherri verbal me Al Kaponen. Ai akt, përfaqësonte dominimin e plotë të qytetit nga Kapone.

Një vit para se të ngjitej në krye të mafias së qytetit në vitin 1925, ndodhën 16 vrasje të lidhura me veprimtarinë e bandës. Në kulmin e sundimit të tij, numri i përgjithshëm i vrasjeve vjetore të bandës së tij arriti në 64. Kapone lindi në Nju Jork, por u zhvendos shpejt në Çikago.

Në vitin 1920, ai e filloi karrierën e tij kriminale si krahu i djathtë i mafiozit Xhoni Torrio.

Kur Torrio për pak sa humbi jetën në një atentat, ai u tërhoq, duke krijuar një boshllëk pushteti në qytet.

Kjo çonte zakonisht në masakra, me fraksionet e ndryshme që përpiqeshin të fitonin sa më shumë terren. Por falë gatishmërisë së tij të pamëshirshme për të vrarë, Kapone u ngjit në majë të mafias së qytetit. Ai vuri nën kontrollin e tij pjesën më të madhe të lojërave të fatit, aktivitetit të prostitucionit, pijeve alkoolike dhe zhvatjes.

Ai bëri shumë para nga sipërmarrjet e tij të biznesit. Në vitin 1927, vlerësohet se ai kishte rreth 100 milion dollarë, ose rreth 1.2 miliardë dollarë me kursin e vitit 2008. Nuk dihet me saktësi se sa njerëz vdiqën prej tij ose me urdhër të tij. Por prokurorët federalë që punuan për vite me rradhë për të ngritur një çështje kundër ?Scarface? (Njeriut me Shenjë), mundën të ngrinin vetëm akuza për evazion fiskal

Pavarësisht metodave të tij të mbrapshta, Al Kapone ishte një biznesmen i zgjuar. Gjatë një grevë që përfshiu gazetën ?Chicago Tribune?, drejtuesit e saj i kërkuan Kapones të ndërmjetësonte arritjen e një marrëveshjeje me gazetarët. Kur u dënua më në fund për një krim të madh, vrasjet dhe aktivitetet e tjera të paligjshme që përfshinin biznesin e tij nuk figuronin në akuza.

Si ka mundësi? Përgjigja është se Kapone ishte shumë i kujdesshëm. Departamenti i Thesarit, thoshte se ai zotëronte ?sekretin natyral të italianit?. Ai arriti të krijojë besueshmëri rreth vetes, duke u distancuar mjaftueshëm nga dhuna dhe paligjshmëria, në mënyrë që të mos mund të krijoheshin lidhje midis tij dhe krimeve që ai urdhëronte.

Një shembull tipik është Masakra e Ditës së Shën Valentinit. Shtatë anëtarë të bandës rivale ?Bugs Moran? u vranë. Ata u qëlluan pas shpine, pasi mendonin se po arrestoheshin nga oficerët e policisë, që në fakt ishin njerëzit e maskuar të Al Kapones.

Kur ndodhi krimi, Kapone gjendej në shtëpinë e tij në Florida buzë detit. Për më tepër, ai kishte raportin e një mjeku, që i rekomandonte të qëndronte në regjim shtrati. Kapone ishte po aq i kujdesshëm edhe në fshehjen e të ardhurave të tij të paligjshme.

Ai firmosi vetëm çek gjatë gjithë jetës së tij, ndërsa nuk pati kurrë ndonjë llogari bankare në emrin e tij. Ai mbrohej edhe nga fakti se dëshmitarët nuk ishin të gatshëm të dëshmonin kundër tij. Sigurisht, kishte më shumë njerëz që kishin mjaftueshëm të dhëna për përfshirjen e drejtpërdrejtë të tij në krime.

Por këta ishin ose besnikë të Kapones, ose që kishin shumë frikë se mos vriteshin prej tij. Edhe banorët, policia dhe prokurorët lokalë në Çikago, kishin të njëjtën frikë. Kapone ishte hera-herës ?liberal?. Ai jepte ryshfete, dhe aty ku duhej përdorte edhe kërcënimet.

Në vitin 1927, Kapone shpenzoi rreth 30 milion dollarë në ryshfete vetëm për politikanë, prokurorë, policët dhe zyrtarët e tjerë të qytetit. Por kishte disa raste kur Kapone u kap mat. Ai u burgos për 9 muaj për armëmbajtje pa leje në vitin 1929.

Ndërkohë në vitin 1931, Kapone u akuzua se refuzoi të paraqitet në gjykatë dhe dëshmojë mbi Masakrën e Ditës së Shën Valentinit. Për shkak se një gjykatë federale ngriti akuzën e përbuzjes së gjykatës, në hetimin e veprimtrive të tij u përfshi edhe FBI-ja. Kjo çoi në një hetim intensiv për vite të tëra, mbi praktikat e tij të biznesit.

Autoritetet kërkuan me ngulm dëshmitarë, që mund të dëshmonin për krimet e tij. FBI punoi në atë kohë me Departamentin e Thesarit dhe Shërbimin e të Ardhurave të Brendshme, për të gjurmuar shkeljet e këtij gangsteri. Në fund, ata gjetën mjaftueshëm prova për ta dënuar.

Al Kapone u shpall fajtor për evasion fiscal, dhe u dënua me 11 vjet burg. Edhe pse qëndroi në burg vetëm 7 vjet, ai denim pati efektin e një dënimi me burgim të përjetshëm. Al Kapone u prek nga sëmundja e sifilizit, që i dëmtoi rëndë trurin, dhe i shkaktoi demencë.

Një vit para vdekjes në vitin 1946, intelekti i Kapones kishte degraduar në atë të një fëmije 12-vjeçar. Dënimi i Kapones, pati një efekt tjetër të papritur:Kriminelët ashtu si qytetarët e tjerë, nisën të paguanin taksat e prapambetura. Në 1931, kur u dënua Kapone, u paguan më shumë se 1 milion dollarë taksa të papaguara, ose 2-fishi i një viti më parë./history.com- Përshtatur nga CNA.al

Lajmet e fundit nga