Connect with Us

Aksident tragjik në Itali/ Shqiptari përplaset për vdekje nga makina

Kronika

Aksident tragjik në Itali/ Shqiptari përplaset për vdekje nga makina

Publikuar

-

Një aksident tragjik është shënuar në Itali, ku sipasojë ka humbur jetën një shqiptar.

Viktima është shtetasi Asqeri Bani, i cili u përplas nga një makinë në zonën e Santa Fara më 11 tetor, teksa ishte duke kapërcyer rrugën.

Pas disa ditëve në spital, Bani nuk mundi të jetojë, shkruajnë mediat italiane.

Asqeri Bani kishte vetëm pak ditë që kishte shkuar në shtetin fqinj, nërsa ende nuk dihet nëse ngjarja është aksidentale apo shqiptari i ka dalë makinës përpara./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

Vrasja në Vlorë/ Klodiana Lala i kërkon “llogari” policisë, për personin e tretë që ndodhej në makinë

Publikuar

-

Nga

Arrestimet e bujshme nga SPAK/ Lala: Avokati tha kam humbur çelësat e shtëpisë, RENEA shpërtheu derën

Mbrëmjen e djeshme gazetarja Klodiana Lala dha detaje për vrasjen në Vlorë  ku humbi jetën Bledar Bircaj.

Lala konfirmoi se në makinë gjatë atentatit ndodhej një tjetër person, 20-vjeçar, kushëri i 40-vjeçarit Bledar Birça. Ndërkohë ditën e sotme, Lala ka ngritur disa pyetje lidhur me këtë person. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Lala kërkon transparencë nga ana e policisë.

“Kush eshte personi i trete qe ndodhej ne makinen qe drejtohej nga Bledar Bircaj, 40-vjecari qe u ekzekutua ne Vlore? E zbulova qe ne automjet ishte nje tjeter person pas insistimit te kolegut Balla ne emision mbremjen e se martes. Perse policia e Vlores e fshehu kete fakt? Cfare fshihet pas?
Kush eshte ky njeri? Thjeshte nje 20 vjeçar i tronditur qe nuk thote asgje per ngjarjen?
Cfare fsheh tjeter policia ne lidhje me kete ngjarje? Si eshte e mundur qe asnje zyrtari policie si kujtohet emri i ketij pasagjeri qe plumbat e falen? Pres qe te policia te na sqaroje, te beje transparence.
Eshte detyrim ligjor i saj”, shkruan Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Shfrytëzonin bar-kafen për prostitucion/ Policia vë në pranga katër persona

Publikuar

-

Nga

Policia e Pogradecit ka vënë në pranga katër persona për prostitucion. Mësohet se shtetasit me iniciale R. C., 35 vjeç, M. K., 34 vjeçe, E. Z., 36 vjeçe dhe M. S., 17 vjeçe shfrytëzonin një bar-kafe dhe hotel në Tushemisht.

Mes tyre ka qenë edhe pronari dhe administratorja e hotelit. Nga verifikimet e mëtejshme rezultoi se shtetasja M. K. nuk kishte kryer regjistrimin e subjektit pranë organeve tatimore.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Pogradec, për veprat penale “Prostitucioni”, “Shfrytëzimi i prostitucionit” kryer në bashkëpunim, “Mbajtja e lokaleve për prostitucion” dhe “Fshehja e të ardhurave”./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Operacion i befasishëm/ FNSH zbarkon në Fushë-Krujë

Publikuar

-

Nga

Mëngjesin e sotëm dhjetra forca të ndërhyrjes së shpejtë kanë nisur një aksion në fshatrat e malësisë së Fushë Krujës.

Bëhet me dije se janë tre furgona të FNSH, te cilët do të ushtrojnë kontrolle në fshatrat e malësisë së Fushë Krujes pasi kanë informacione se ka parcela të mbjella me drogë.

Në vijim pritet të ketë detaje më të hollësishme të këtij operacion./CNA.al

LEXO TE PLOTE