LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Zyrtari hungarez: Hapini negociatat Shqipërisë. Jo shtyrjes!

16 Tetor 2019, 15:08, Politikë CNA
Zyrtari hungarez: Hapini negociatat Shqipërisë. Jo shtyrjes!

Hungaria është shprehur e shqetësuar në lidhje me shtyerjen e hapjes së negociatave për Shqipërinë.

Përfaqësuesi i Ministrisë së Jashtme hungareze, është shprehur se do të ishte katastrofë shtyerja e hapjes së negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut.

?Është katastrofike që Bashkimi Evropian ka vendosur të shtyjë më tej hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut? është Levente Magyar, Sekretar Shteti në Ministrinë e Jashtme të Hungarisë.

Në fjalën e tij, ai shtoi se BE-ja duhet të reflektojë dhe të hapë negociatat me këto dy shtete pasi në këtë formë mund të ruajë paqen dhe stabilitetin në Ballkan.

?Me vendimin e saj, BE po kërcënon paqen dhe stabilitetin në rajonin e Ballkanit Perëndimor, ka humbur dhe ka shkatërruar plotësisht besueshmërinë e saj në sytë e të dy vendeve?,  tha Magyar.

Ndër të tjera, ai tha se me hapjen e negociatave për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, do të ishte një mundësi për të parandaluar edhe dyndjen e refugjatëve drejt Evropës. CNA.al

Lajmet e fundit nga