LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Vrasja që tronditi Kavajën/ Pse policia kishte frikë të arrestonte Dritan Haxhollin?

16 Tetor 2019, 07:08, Kronika CNA
Vrasja që tronditi Kavajën/ Pse policia kishte frikë të

Të tjera detaje kanë dalë në dritë në lidhje me ngjarjen që tronditi Kavajën disa ditë më parë, ku një person mbeti i vrarë me armë zjarri ndërsa një efektiv policia u plagos.

Vrasja në Kavajë, është tema e trajtuar mbrëmjen e djeshme në emisionin ?Opinion?, të Blendi Fevziut.

Avokati Edmond Petraj, i cili mbron dhe Marsida Qatjan ishte i pari që deklaroi në studio se Dritan Haxholli ishte tepër problematik, madje sipas tij policia kishte frikë të arrestonte.

Më pas në lidhje direkte në emision ishte dhe Marsida Qatja, e cila tha se me Bledar Haxhollin ka pasur njohje dhe sipas saj, ai e kërcënonte vazhdimisht.

?Haxholli vinte çdo ditë në darkë. Nuk jam e vetmja e kërcënuar e Haxhollit. Haxholli kërkonte lëndë narkotike dhe alkool. E kam deklaruar se jam natyrë paqësore dhe nuk dua t?i bëj keq askujt. Kur shkoi policia ta kapte, ka qëlluar mbi furgonin e policisë. Armën nuk e hiqte kurrë. Çfarë policie të lajmëroja unë kur ai ishte person problematik. Kurrë nuk ka qenë pjesa për ta vrarë Haxhollin. Kishin njohje, një njohje të largët. Nuk e dinim që mund të vinte apo jo?, tha 31-vjeçarja Marsida Qatja.-shkruan Opinion.al.

Marsida Qatja u shpreh se me mikun e saj polic të burgjeve, Bledar Toçin, ishte takuar edhe më herët gjatë ditës para se të vritej Dritan Haxholli.

?Jam takuar me Bledar Toçin në drekë. Ja kisha shprehur shqetësimin edhe më përpara. Në shtëpi mbërriti në 22:30 dhe Bledari lëvizte vazhdimisht sepse kishte punë. Bidoni ishte i pakonsumuar me lëndë narkotike?.

E pyetur nëse ka patur marrëdhënie më shumë se sa shoqërore me viktimën, Marsida Qatja u shpreh:

?Një shoqëri deri diku, Haxholli donte të konsumonte alkool, i duheshin para. Haxholli ka qenë në burg, në kërkim dhe nuk ka pasur kohë të kishte marrëdhënie me mua?.

Lajmet e fundit nga