Connect with Us

Vrasja në Kavajë/ Marsida Qatja merret në hetim për drogë

Kronika

Vrasja në Kavajë/ Marsida Qatja merret në hetim për drogë

Publikuar

-

Prokuroria e Durrësit ka nisur hetimet ndaj Marsida Qatjas.

Mësohet se Qatja është marrë e pandehur  për akuzën e përshtatjes së ambienteve për drogë, pasi në banesë në momentin e ngjarjes iu gjet një sasi kokaine.

Marsida Qatja, për shkak të dëshmive kontradiktore që ka dhënë për ngjarjen që ndodhi në banesën e saj në Kavajë, është marrë disa herë në pyetje në Prokurori./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E kishin kthyer shtëpinë në laborator droge/ Arrestohen 2 shqiptarë në Angli

Publikuar

-

Dy shqiptarë, emigrantë të paligjshëm në Angli janë arrestuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike

Të arrestuarti janë Rajmond Dani, 24 vjeç dhe Adrian Gollakij, 29 vjeç. Policia zbuloi se në banesën ku ata qëndronin, në Quinton, mbillej hashash. Në çdo dhomë kishte drogë, përpos njërës prej tyre shkruajnë mediat angleze.

LEXO EDHE:  Pajisja e dyshuar e përgjimit/ Policia: Është e italianëve

Oficerët gjetën gjithsej 541 bimë në të gjithë shtëpinë, e cila nëse do të shitej shqiptarët do të fitonin 450 000 paund.

Dy shqiptarët kanë deklaruar se janë detyruar të merren me këtë aktivitet, pasi iu kishin borxh personave të tretë, të cilët i kishin ndihmuar për të shkuar në Angli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplaset nga kamioni/ Humb jetën një shqiptar në Greqi

Publikuar

-

Një shqiptar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë sipasojë e një aksidenti në Greqi.

Sipas mediave greke, dy shqiptarët po udhëtonin me një makinë tip “Mercedez-Benz”, kur u përplasën nga një kamion në autostradën e vjetër Thebës-Livadia.

Përplasja ishte fatale për shqiptarin 49-vjeçar që vdiq menjëherë pas plagëve të marra.

LEXO EDHE:  Skandali me ilaçet/ Prokuroria: DRFT-ja lidhi kontrata me farmacitë pa zbatuar procedurat

Ndërkaq, mësohet se policia ka arrestuar shoferin e kamionit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përleshje fizike në Korçë/ Dy vëllezër bëjnë për spital 40-vjeçarin, i shkatërrojnë edhe makinën

Publikuar

-

Një sherr mes tre personave ka ndodhur në dalje të qytetit të Korçës, ku dy vëllezër kanë rrahuar një 40-vjeçar.

Gjatë konfliktit ata kanë dëmtuar edhe automjetin tip “Benz” në pronësit të të plagosurit.

I palgosuri është dërguar në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjeksore, ndërsa dy vëllezërit janë shoqëruar në Komisariatin e Korçës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.11.2019, në dalje të qytetit, në rrugën Korçë-Ersekë, dy shtetasit A.D., 22 vjeç dhe  D.D., 33 vjeç, (vëllezër) banues në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin O.M., rreth 40 vjeç, banues në Lubonjë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Skandali me ilaçet/ Prokuroria: DRFT-ja lidhi kontrata me farmacitë pa zbatuar procedurat

Gjatë konfliktit, autorët e dyshuar të ngjarjes, kanë dëmtuar me sende të forta, edhe mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit O.M. Në ambjentet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar të dy shtetasit A.D., dhe D.D., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE