Connect with Us

Top-i si marjonetë e Ramës dhe Vjollcës për fëlliqësira

Politikë

Top-i si marjonetë e Ramës dhe Vjollcës për fëlliqësira

Publikuar

-

Një vëzhgim i thjeshtë dhe me një sy të vëmendshëm, me pak kujdes e kupton lehtësisht se “Top Channel”, Televizioni Kombëtar, është kthyer në një marionetë e kryeministrit Edi Rama dhe Vjollca Hoxhës, një nga aksioneret në minorancë për fëlliqësira.

Cilat mund të quhen fëlliqësira? Çfarë mund të përkufizojmë me këtë fjalë?

Pikërisht atë që pamë dje në “Top Channel”. Atë që dëgjuam dje në lajmet e këtij televizioni. Dje lajmet kishin një kronikë, për një gjyqtare. Për zonjën Mirela Fano, e cila kishte qënë anëtare e Gjykatës së Lartë dhe që ishte larguar nga detyra.

Kronika dukej sikur ishte diçka normale në kuadër të Reformës në Drejtësi dhe një sulm moral i Top-it, ndaj një gjyqtareje të larguar në lidhje me pasurinë e vënë apo bizneset e krijuara.

Në fakt, pas një hulumtimi të thjeshtë, mësuam se Mirela Fano ishte bashkëshortja e Neshat Fanës, një avokat i njohur në kryeqytet. Ky i fundit rezulton të jetë pjesë e disa proceseve gjyqësore përballë Vjollca Hoxhës. Pra, i sulmohet gruaja Neshat Fanës, sepse Vjollca e ka kundërshtar në gjyqe.

A nuk është kjo një fëlliqësi?!

Se të kishte moral sulmi ndaj Mirela Fanos, e cila kishte dhënë dorëheqjen është krejt normale. Por, diçka tjetër qëndronte pas.

Më tej, dje ka qënë edhe emisioni Top Story. E çfarë ndodhte me Top Story-n, pa “dashje” na doli prokurori Besim Hajdarmataj, i cili u sulmua jo pak në emision për çështjen e dosjes 184 në Dibër. Dhe në finale na doli se Edi Rama, Damian Gjiknuri e shpura e tyre ishin të pastër për vjedhjen e votave në Dibër. Një emision i tërë që të na tregonte se socialistët nuk kishin përgjegjësi, por ishin vetëm demokratët që kishin vjedhur vota. Ishte opozita që kishte bërë zullume.

LEXO EDHE:  “Për një të arrestuar ngrihemi një mijë”/ Çuni i Fahriut sulmon Ramën me parullë komuniste

E këtë na e tregoi si një fëlliqësirë tjetër politike, si një marionetë për Edi Ramën, Top Story dje, duke sulmuar dhe prokurorin Hajdarmataj si “pa dashje”, i cili sot kishte vendimin e Vettingut.

Këto janë dy argumentat që ne po sjellim për dy fëlliqësitë e djeshme. Se do të përpiqemi të sjellim çdo ditë. Edhe rastet kur sulmohen bizneset për qëllime të caktuara dhe më pas televizioni mbyll gojën pasi merr reklamat. Apo raste të tjera kur gjoja trajtohen raste sociale në televizion për interesa klienteliste dhe korruptive të bizneseve që e reklamojnë apo financojnë këtë televizion. E lojëra të shumta e të shumta si këto.

Prandaj nuk është shumë ti thuash fëlliqësirë dhe marionetë politike e përdorur keqazi për interesa të pista, si ajo që ne kemi konstatuar dje në emisionin Top Story, apo kronikat e ndryshme televizive që zhvillohen çdo ditë në këtë televizion./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“O Covidiota blu, pse bëni rolin e budallait”/ Goxhaj: Pranoni listat e hapura

Publikuar

-

Nga

“O Covidiota blu, pse bëni rolin e budallait”/ Goxhaj: Pranoni listat e hapura

Avokati i njohur, Altin Goxhaj i ka bërë thirrje demokratëve të përqëndrohen te lufta për mbrojtjen e Koalicioneve dhe të pranojnë listat e hapura.
Sipas Goxhajt, listat e hapura “janë më pak të këqija se listat e mbyllura që i vendos Lyli, Mona dhe EDvEri!”

Avokati thekoson se ky është momenti i duhur që të pranojnë propozimin e Koalicioni Për Shqipërinë duke ja marrë Ramës iniciativën manipuluese, që Administrata Zgjedhore të jetë 100% jopartiake.

“POKERI I REFORMËS QË MUND TA FITOJË RAMA SE COVIDIOTËT E LYLIT KANË VEÇ NJË HALL:
LISTAT TI BËJË LYLI SE E DINË QË POPULL SI HONPS DOT!
Sps me atë mund të merren vesh ndërsa me popullin jo, sepse e dinë se sa i janë neveritur gjithë dynjosë!
Rama tani: “Listat do i bëjmë të hapura”!
Lyli pastaj: “Rama po prish Marëveshjen!”
Kjo është e vërtetë, Rama po prish Marëveshjen me PDnë e cila kishte prish marëveshjen për lista të hapura me qytetarët të premtuara në Korrik dhe Shtator 2017 dhe të firmuara me Aleancën për Teatrin në Korrik 2019!!!
O Covidiota blu, pse bëni rolin e budallait gjthm?
Përqëndrohuni te lufta për të mbrojt Koalicionet (lista e hapur nuk i ndalon koalicionet, është veç çështje ekuacioni përllogaritës) dhe pranojini Listat e Hapura!
Janë më pak të këqia se Listat e Mbyllura që i vendos Lyli, Mona dhe EDvEri!
Mqns Rama po flet për administratë të depolitizuar zgjedhore merrni iniciativën dhe kërkoni një administratë krejt të re në bazë dhe kërkoni që Administrata Zgjedhore të bëhet me detyrim veç nga profesionistët e lirë sps ata kanë çfarë humbasin po të bëjnë pisllëqe: t’u hiqet liçensa për 20 vjet duke mos i lejuar as të punojnë në shtet dmth tu presesh durët dhe këmbët po falsifikuan, vodhën apo toleruan vjedhjen!
Ky është momenti i duhur që të pranoni Propozimin e Koalicioni Për Shqipërinë duke ja marrë Ramës iniciativën manipuluese, që Administrata Zgjedhore të jetë 100% jopartiake duke u përbërë veç nga profesionistë të liçensuar dhe të lirë si
avokatë, noterë, kontabilistë, vlerësues pasurorë, veterinerë, stomatologë, mjekë, arkitektë, inxhinierë, pedagogë, etj sepse janë në numra mjaftueshëm aq sa duhet për të menaxhuar gjithshka!
Kush mund ta bëjë më mirë se këta? Dhe jo si çështje dëshirash por me detyrim njësoj si shtetet vendosin shërbimin e detyruar ushtarak!
Partitë te kënë vëzhgues me kompetenca të zgjeruara në Komisionet e Votimit dhe Numërimit!
Numërimi të bëhet 2 herë: herën e parë direkt në qendrat e votimit dhe herën e dytë nga gjykatësit dhe noterët në qendrat e numërimit sps kur numëron 2 herë është më e vështirë të vjedhësh dhe manipulosh!”, shkruan Goxhaj./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Leri qarjet”/ Kulluri-Bashës: Bëhu trim e dili përballë me çdo sistem

Publikuar

-

Nga

“Leri qarjet”/ Kulluri-Bashës: Bëhu trim e dili përballë me çdo sistem

Ish-anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Edvin Kulluri ka reaguar pas deklaratës së Bashës i cili tha se Rama i ka çuar ndërmjetës që ai të bëhet kryeministër dhe vetë të bëhet president.

Sipas Kullurit, këto llogjet “më kërkoi marreveshje, ti Kryeministër e unë President” janë përralla kalamajsh!
Ai i kërkon Bashës të bëhët trim dhe të dalë përballë me çdo sistem, me lista të hapura, të mbyllura, me koalicion, pa koalicion!

“Nga rrethi vicioz nuk dilet me gënjeshtra! I dogji mandatet, tani t’i pijë lëngun koalicioneve parazgjedhore!
Do lista të hapura Rama, të bashkojë partinë dhe aleatët ne një listë të vetme dhe ta mundë me votë popullore! Prapë nuk do por shqetësohet!
Këto llogjet “më kërkoi marrëveshje, ti Kryeminister e unë President” janë përralla kalamajsh! Nuk i ha njeri normal këto fantazi!
Bëhu trim dhe dili përballë me çdo sistem, me lista të hapura, të mbyllura, me koalicion, pa koalicion! A the që ke 85% të shqiptarëve që nuk dolën vjet në zgjedhje lokale, dili përballë pra dhe leri qarjet!”, shkruan Kulluri./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Deklarata e Bashës, serioze!”/ Rakipi: Rama kërkon garanci, të mos marrë haraçin për gjithçka ka bërë!

Publikuar

-

Nga

Gazetari Ylli Rakipi, ka komentuar deklaratat kreut të PD, Lulzim Basha, lidhur me një ofertë për pazar, që i ka bërë kryeministri Rama, që pas zgjedhjeve Basha të bëhet kryeministër, ndërsa Rama të bëhet President.

Rakipi tha se deklarata e Bashës duhet të merret mjaft seriozisht dhe se ajo dëshmon se Rama nuk ka asnjë rrugë tjetër, veçse të kërkojë garanci absolute për veten dhe pasi të largohet, të mos marrë haraçin e atyre që bërë gjatë tetë viteve në pushtet.

“Deklarata e Bashës, është deklaratë shumë serioze. Ky është Edi Rama. Jo vetëm në propozimin një muaj e gjysmë rresht që i ka bërë Bashës, por ky është Edi Rama në të gjithë vijësjelljen e tij politike. Denoncimi i Bashës sot është një moment i rëndësishëm, që duhet marrë shumë seriozisht.

Rama ka vetëm dy rrugë, kërkon me të gjithë mënyrat, që të mos kthehet mbrapsht. Ai kërkon ta lërë pushtetin me të gjithë garancitë që krijohen në këtë rast. Ai kërkon të largohet, duke mos marrë haraçin e asaj që ai ka bërë për tetë vite kryeministër, që e ka lënë këtë vend copë copë, të shkatërruar.

E gjithe përpjekja e gjoja listave të hapura, është frika e Ramës, që tregon se ai do të shkojë patjetër në zgjedhje pa koalicionin PD-LSI, sepse me këtë koalicion ai është i humbur.

Në 2017 ai e realizoi, e mbylli Metën në Presidencë dhe bëri cfarë donte me Bashën. Është e njëjta përpjekje si në vitin 2017.

LEXO EDHE:  Berisha “i përvishet” Ramës/ “Kryeepidemiologu i Surrelit urdhër për kufizim të testimeve, kurba është fake”

LEXO EDHE:  Kujt do t’i sekuestrohet pasuria?/ Katër pyetjet e Berishës që “goxhdojnë” Edi Ramën

Këto kulisat e tij, që Basha të bëhet kryeministër dhe ky president, janë pazare që e kanë udhëhequr pushtetin e Ramës për 20 vite. Kështu operaon ai dhe nuk ka rrugë tjetër. Ai do të përpiqet për të shpëtuar, për atë që ka bërë gjatë gjithë jetës së tij politike“, u shpreh Rakipi k në emisionin “Në fokus” në TVT.

I pytur nëse ndërhyrja në marrëveshjen për reformën zgjedhore, do të sjellë përplasjē mes Ramës dhe ndërkombëtareve, Rakipi tha se Ramës nuk i intereson fare kjo gjë, por në këto momente mendon vetëm si të marrë sërish pushtetin.

“Që të jemi të qartë, Edi Ramës nuk i plas fare për ndërkombëtarët e këtushme. Ai nuk ka fare ku të shkojë. Ai po kryen veprime për të ndihmuar veten.

Ndërkombëtarët kanë operuar me idenë, që hajde ti hedhim diçka Lulzim Bashës. Por, cdo gjë që mund ti hidhet Bashës sot, është kundër Edi Ramës.

Një pjesë e këtyre diplomatëve kanë qenë si pjesë integrale e Edi Ramës. Përfaqësia e ambasadës së SHBA, pa ardhur ambasadorja sidomos, njeriu i ngarkuar për punët e Amerikës, ka qenë totalisht në funksion të Edi Ramës, paradhomë e Edi Ramës.

Edi Rama nuk lë gjë pa bërë, me çdo gjë të gjallë mbi këtë tokë ai është gati të bashkëpunojë për të realizuar synimet e veta.

Ai kërkon siguri absolute, që të gjitha gjërat që i ka bërë këtij vendi, të jetë i sigurtë, edhe duke ndarë pushtet“, tha Rakipi./CNA.al

LEXO TE PLOTE