LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Të armatosur dhe me makina të blinduara/ Kriminelët i bëjnë karshillëk policisë

16 Tetor 2019, 21:44, Kronika CNA
Të armatosur dhe me makina të blinduara/ Kriminelët i

Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka publikuar dy video në emisonin ?Opinion? të Blendi Fevziut ku tregon hapur që personat e shpallur në kërkim për krime të rëndë i bjënë karshillëk policisë me makina të blinduara duke shëtitur ditën në mës të qytetit.

Sipas pamjeve të publikuara makinat tip ?Fuoristradë? të cilat kushtojnë qindra-mijëra euro, shëtisin lirshmë në mes të Elbasanit, të drejtuara nga kriminelë të rrezikshëm.

Si ka mundësi që policia nuk i arreston?

Gazetari Hoxha, përmes këtyre videove ngre alarmin se policia e shteti ngre duart lart dhe tregohet inegzistente përballë kriminelëve të rrezikshëm, të shpallur në kërkim të cilet duhet të ishin prapa hekurave.

Rasti lidhet dhe me rastin e Kavajës ku viktima, Dritan Haxholli ishte i shpallur në kërkim dhe lëvizte gjithashtu lirshëm në qytet./CNA.al

Lajmet e fundit nga