Connect with Us

S’ka azil/ 100 shqiptarëve u shuhet ëndrra evropiane!

Kronika

S’ka azil/ 100 shqiptarëve u shuhet ëndrra evropiane!

Publikuar

-

Në vijim të organizimit të operacioneve të riatdhesimit për shtetasit shqiptarë në situatë të parregullt qëndrimi në territorin francez, belg e gjerman, si edhe për persona apo familje, të cilëve u është refuzuar azili, u zhvillua një operacion riatdhesimi, në bashkëpunim me Frontex-in.

Gjatë këtij operacioni u riatdhesuan 100 shtetas shqiptarë, nga të cilët 43 nga Franca, 5 nga Belgjika dhe 52 nga Gjermania. Këta janë individë, të cilët kanë vendim për dalje nga territori francez, belg e gjerman, për shkelje të rregullave të lëvizjes në zonën Schengen.

Policia e Shtetit edhe njëherë apelon për të gjithë shtetasit shqiptarë që të respektojnë rregullat e lëvizjes në hapësirën Schengen dhe mos të bëjnë përpjekje apo shpenzime duke rënë pre e mashtrimeve për të përfituar azil, pasi shanset për azil janë zero./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E thirri jashtë lokalit dhe e qëlloi me tre plumba/ Zbardhen detajet tronditëse të vrasjes në Tiranë

Publikuar

-

Nga

Janë zbardhur detaje të reja nga vrasja që tronditi kryeqytetin mbrëmjen e sotme.

Sipas dëshmitarëve, autori e ka thirrur jasht viktimën që ndodhej në lokal, në shoqërinë e një vajze, dhe pas një komunikimi të shkurtër e ka qëlluar me tre plumba.

Viktimë mbeti i riu Vilson Tafçiu (Ndokaj), 28 vjeç./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Vrasja në Tiranë/ Identifikohet viktima

Publikuar

-

Nga

Policia ka dhënë detaje lidhur me ngjarjen që tronditi Tiranën mbrëmjen e sotme ku mbeti i vrarë me armë zjarri një person.

Mësohet se viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet V.T, rreth 28 vjeç.

Ndërkaq, policia bën me dije se janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore për kapjen e autorëve.

“Rreth orës 20.45, në Astir, në një rrugicë, në afërsi të një lokali, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi V.T, rreth 28 vjeç, i cili më pas ka gjetur vdekjen.

LEXO EDHE:  Shqipëria, eksportuesi më i madh i të miturve azilkërkues nga Europa

LEXO EDHE:  Shqiptarët ikin jashtë dhe “harrojnë” të kthehen

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e Policisë, të cilat kanë  bërë rrethimin e  zonës në një perimetër të gjerë.

Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha akset rrugore si dhe vijon puna  nga grupi hetimor  për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, grumbullimin dhe fiksimin e çdo prove që do çojë në zbardhjen e ngjarjes, identifikimin dhe arrestimin e autorëve,”njofton Policia e Shtetit/ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Tronditet sërish Tirana/ Vritet me armë zjarri një person

Publikuar

-

Nga

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në zonën e Astirit.

Mësohet se një person është vrarë me armë zjarri.

Ngjarja ka ndodhur pranë një bari, tek “Unaza e Re”, ndërkohë që viktimë ka mbetur një 28-vjeçar, ende i paidentifikuar./CNA.al

Vrasja në Tiranë/ Identifikohet viktima

 

LEXO TE PLOTE