Connect with Us

Sërisht ndryshime tek burgjet/ Gjonaj u ‘vë fshesën’ drejtuesve!

Politikë

Sërisht ndryshime tek burgjet/ Gjonaj u ‘vë fshesën’ drejtuesve!

Publikuar

-

Ministrja e Drejtesise, Etlilda Gjonaj ne deklarate per mediat, pergjigjet per emerimet ne burgje

Burgjet shqiptare janë prekur sërisht nga ndryshime të rëndësishme.

Sipas informacioneve, ministrja Etilda Gjonaj ka firmosur ndryshime të reja në varësinë e burgjeve të vendit tonë.

Nga sot, burgu i Fushë-Krujës ka kaluar në varësi Durrësit, ndërsa burgu 313 në Fushë-Krujë.
Lëvizje kanë ndodhur edhe në burgjet e Gjirokastrës dhe të Sarandës, të cilat do të kalojnë në varësi të njëra-tjetrës.

Ndryshimet kanë prekur edhe rangun drejtues, ku në burgjet Mine Peza dhe Jordan Misja janë emëruar drejtuesit e rinj. Aurel Jazxhi do të drejtojë IEVP Mine Peza, ndërsa Eduard Strugaj do të drejtojë IEVP Jordan Misja (313).

LEXO EDHE:  Kamioni me gurë zë poshtë shoferin/ Në gjendje të rëndë 47-vjeçari

Po ashtu, edhe Gëzim Selimi, është larguar nga drejtimi i burgut të Reçit duke u pasuar në këtë post nga Dedë Zhivani.

Sipas Shqiptarja.com, prezantimi i Drejtorit të ri Dedë Zhivani, është bërë një ditë më parë ku është njohur edhe me detyrat dhe përgjegjësitë në këtë institucion./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Deklarata bombë e Metës/ “Rama më kërkon dy firma për të hedhur në erë…”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta, i ftuar në emisionin “Opinion”, ka bërë një deklaratë të fortë tekSa tha se Rama i kërkon dy-tre firma për të hedhur në erë interesat e kombit, por pa u sqaruar më tej se për çfarë bëhet fjalë.

“Rama kërkon një President që të hedhë nja 2-3 firma në atë zyrë për të hedhur në erë interesat e shqiptarëve dhe interesat e kombit. Ta harrojë! Sa të jem unë në atë zyrë deri në 24 korrik 2022 ato firma nuk do hidhen. Do vijë koha të flas dhe çfarë firma kërkohen. Por e përsërisë ta harrojnë që unë do t’i hedh ato firma!”,deklaroi Meta./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Teatri i Astirit”/ Arbjan Mazniku braktis emisionin ku janë të ftuar banorët protestues

Publikuar

-

Nga

Në emisionin e mbrëmjes së sotme, “Open”, temë diskutimi është “Teatri i Astirit”, ku, përveç përfaqësuesve politik,  të ftuar janë edhe banorë të “Unazës së Re” të cilët prej më shumë se një viti po protestojnë në mbrojtje të ndërtimeve pronë e tyre.

Ndërkohë që kishte konfirmuar më parë pjesëmarrjen, zvendëskryetari i Bashkisë së kryeqytetit, Arbjan Mazniku nuk e ka mbajtur fjalën dhe e ka braktisur pjesëmarrjen. Në momentet e fundit Mazniku është tërhequr, mesa duket nga që i ka dhenë “besdi” prania në studio e banorëve të “Astirit”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta hedh akuza të forta/ “Ndërkombëtarët nuk i kanë sytë të Kushtetuta, por te xhepi”

Publikuar

-

Nga

Presidenti Ilir Meta ka hedhur akuza ndaj ndërkombtarëve teksa tha se nuk i kanë syte tek Kushtetuta por tek xhepat e tyre.

“Ka dhunuar Kushtetutën dhe qëllimisht e ka lënë Shqipërinë pa Gjykatë Kushtetuese që bllokoi KED e parë në 2017 dhe që bllokoi KED në 2018, pse? Sepse nuk i pëlqenin emrat nga shorti nga ligji që kishte bërë vetë, por donte të vinte Dvorani në krye të KED për të bërë veprime mafioze.

LEXO EDHE:  Rilindja Urbane në Gjirokastër

LEXO EDHE:  Kamioni me gurë zë poshtë shoferin/ Në gjendje të rëndë 47-vjeçari

Unë këtë Kushtetutë e kam bërë me ndërkombëtarët. Le të vijë një ndërkombëtar këtë e të më thotë se nuk e kemi bërë në këtë mënyrë. Cilët ndërkombëtar? Ata që nuk i kanë sytë të Kushtetuta, por te xhepi i tyre. Ka ndërkombëtar serioz e me dinjitet. Ka ndërkombëtar si zonja Glover, që i tha të vërtetën gjithë botës se si çfarë ishin zgjedhjet farsë të 30 qershorit.”, theksoi Meta./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE