LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Rudina Hajdari bën deklaratën e fortë/ Zbulon dy personat që ngritën “puçin”

16 Tetor 2019, 08:13, Politikë CNA
Rudina Hajdari bën deklaratën e fortë/ Zbulon dy personat që

Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka reaguar sot në lidhje me ngjarjet e fundit, ku një grup deputetësh thanë në media se është shkarkuar nga detyra si kryetare e grupit parlamentar demokrat.

Në një deklaratë për mediat, Rudina Hajdari ka hedhur akuza të forta në drejtim të kryeministrit Edi Rama dhe kreut të PD-së, Lulzim Basha.

Sipas deputetes Hajdari, opozita brenda parlamentit është pengesa e vetme për Ramën dhe Bashën.

?Situata e krijuar është në favor të vetëm dy personave. Ata janë Edi Rama dhe Lulzim Basha.

Në vend të merren me negociatat, merremi me një incident që ka autor ka tre persona që duan të sabotojnë Reformën Zgjedhore. Bllokimi i Reformës është në favor të Lulzim Bashës, por por kjo nuk do të ndodhë. Opozita në parlament ka mbështetjen e ndërkombëtarëve.

Nëse nuk hapen negociata e dimë shumë mirë kush janë fajtorët, janë Luzlim Basha dhe Edi Rama.

Tre personat që kërkojnë spositmin tim, nuk kanë dhënë asnjëherë asnjë kontriobut në parlament.?-tha Hajdari.

Më tej, ajo theksoi se ?Po mundohem të më hedhin mua poshtë. Pengesa për ta është opozita brenda parlamenti, nëse nuk do ishte për mbështetjen që kemi nga ndërkombëtarët ata do kishin marrëveshjen e radhës?./ CNA.al

Lajmet e fundit nga