Connect with Us

Rikthehen tensionet në Shkozë/ Përplasje mes banorëve dhe policisë

Sociale

Rikthehen tensionet në Shkozë/ Përplasje mes banorëve dhe policisë

Publikuar

-

Janë rikthyer tensionet mes banorëve të Shkozës dhe policisë.
Mëngjesin e sotëm policia ka shkuar në Shkozë ku po tentohet sërish shembja e banesave në këtë zonë që preken nga Loti III i Unazës Lindore të Tiranës.

Ndërkohe bëhet me dije se ish deputeti i PD, Aldo Bumçi ka shkuar në vendngjarje në mbështetje të këtyre banorëve.

“Erdhi IKMT sot dhe tha kemi vendimin, por nuk na e tregojnë vendimin për shembejn e banesave. Ne duam dëmshpërblim, ku do shkojmë ne ku do i çojmë fëmijët ne”, shprehet një prej banorëve./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Sociale

Defekti në rrjet/ Unaza e Re dhe Yzberishti mbeten pa drita

Publikuar

-

Një pjesë e Unazës së Re dhe zonës së Yzberishtit kanë mbetur pa energji ditën e sotme.

Lajmin e bën të ditur vetë OSHEE, që njofton se shkak është bërë djegia e automateve në një kabinë private.

Njoftimi i OSHEE-së të Tiranës:

Pershendetje.

Per shkak te nje defekti ne kabinen private “Bruci” ku jane djegur automatet, kanë mbetur pa energji pjesërisht zona e Unazës së Re dhe një pjesë e Yzberishtit.

LEXO EDHE:  Foto Ekskluzive- Urbani i Unazës përplaset me BMW/Kaos me trafikun

Grupet e avarisë së OSHEE janë në terren dhe po punojnë për riparimin e defektit./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Sociale

Nisma e kompanisë shqiptare/ Punësohen dy të rinjtë e parë me sindromën Down

Publikuar

-

Nga

Fashion Group Albania, përfaqesuesja zyrtare në Shqipëri e markave ndërkombëtare si Mango, Cortefiel, Carpisa, Okaidi, Parfois, Women Secret, Springfield, Prenatal dhe Geox, në kuadër të fushatës së vlerës së “Përgjegjshmërisë” që u organizua nga Grupi Balfin (pjesë e të cilit është), dhe nismës sociale të ndërgjegjësimit për punësimin e individëve me Sindromën Down që kompania ka ndërmarrë, ka bërë të mundur punësimin e dy të rinjve.

Ario dhe Ornela, kanë nisur punë pranë kompanisë në pozicionin asistent/e shitjeje , duke u suportuar plotësisht nga të gjithë punonjësit e saj.

Valbona Turja – Head of Human resources ( në të majtë), Ornela Kastrioti – Head of marketing Pr & Comunication ( në të djathtë)

“Fashion Group e ndërmori këtë nismë pasi beson fort se çdo njeri lind i barabartë, në të drejta, në mundësi dhe meriton ti jepet shansi për të treguar aftësitë e tij për punë e integrim në shoqëri. Ajo që na ka bërë të besojmë fort në vlerat e tyre janë vetë ata. Dëshmuar kjo që prej ditës së parë të punës pranë kompanisë. Vullneti dhe dëshira për të mësuar dhe punuar nuk ju mungon në asnjë moment. E vetmja gjë për të cilën kanë nevojë është mbështetja jonë. Ti pranojmë dhe të kuptojmë se ne jemi të ngjashëm më shumë se sa të ndryshëm. Ti dëgjojmë për të mësuar se ëndrrat e tyre janë njësoj me ëndrrat tona. Ti mbajmë fort pranë vetes për të ndjerë gjithë dashurinë e madhe dhe shpirtin e pastër. Këta individë kanë nevojë për përkrahje të madhe nga shoqëria, për ti angazhuar dhe punësuar, prandaj kushdo që ka mundësi duhet t’i përfshijë në proçeset e punës së tyre të përditshme sepse janë të aftë njësoj si ne. Ne mundemi njesoj – u shpreh Eva Kallavaresi, drejtorja ekzekutive e kompanisë.

LEXO EDHE:  Elbasan, përplasje mes dy tifozerive shqiptare në prag të ndeshjes

Eva Kallavaresi – CEO Drejtore Ekzekutive

Grupi Balfin, pjesë e të cilit është edhe Fashion Group Albania, i kushton një vëmëndje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e grupit Balfin, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon. Gjithashtu prej shumë vitesh, Balfin përkrah me fondin e tij edhe mjaft fëmijë me çrregullime të spektrit autik.

Grupi Balfin është një ndër të paktat biznese shqiptare, i cili ka në fokusin e tij zhvillimin e qëndrueshëm të komuniteteve ku operon, duke iu përmbajtur SGDs (Sustainable Development Goals), Objektivat e Zhvillimit të Qëndrueshëm të OKB-së, për të cilin Grupi ka hartuar një plan-veprimi të mirëfilltë duke ndjekur hapat e shumë kompanive ndërkombëtare.

Nga fondi dedikuar këtij qëllimi në vitin 2018 me vlerë 452 mijë euro, 70 mijë euro Grupi Balfin ia ka alokuar organizatës “Fund-Javë Ndryshe”, ndërkohë që pjesën tjetër të fondit Grupi e ka vënë në dobi të komuniteteve të ndryshme në nevojë në vend, përmes organizatash të shumta ndërkombëtare dhe lokale, si Vizion OJF, Down Syndrome Albania, Worldvision, UNDP, Partner Albania dhe të tjera./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Sociale

Rikthehet “uragani / Sërish më mijëra studentë në protestë

Publikuar

-

Nga

Studentët kanë paralajmëruar se do ti rikthehen protestave. Mësohet se në datën 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, ata do të mblidhen sërish për të protestuar kundër ligjit të arsimit të lartë.

“ME MIJËRA NË PROTESTË!

Më 4 dhjetor, në njëvjetorin e nisjes së protestave madhështore të studentëve, mblidhemi sërish me mijëra në protestë:

KUNDËR
• Ligjit të arsimit të lartë
• Financimit të universiteteve private me paratë tona
• Abuzimit me të drejtat e studentëve

LEXO EDHE:  Nënkryetari i Kuvendit përplasje fizike me deputetin

PËR
• Arsim cilësor
• Dyfishimin e buxhetit të arsimit të lartë
• Përgjysmimin e të gjitha tarifave
• Votë të barabartë studentë-pedagogë
• Kushte dinjitoze studimi dhe jetese
• Perspektivë punësimi profesional

NE DO TË FITOJMË!
BASHKË ME STUDENTËT, E GJITHË SHOQËRIA!”-thuhet në njoftim.

LEXO TE PLOTE