Connect with Us

Papandreu: Hapini negociatat Shqipërisë, për të mirën e të gjithëve

Politikë

Papandreu: Hapini negociatat Shqipërisë, për të mirën e të gjithëve

Publikuar

-

Ish-kryeministri i Greqisë, Jorgo Papandreu, ka dalë publikisht pro hapjes së negociatave me BE-në të Shqipërisë dhe të Maqedonisë së Veriut, duke i bërë apel shteteve skeptike që të tërhiqen nga qëndrimi bllokues.

Papandreu ka dalë kundër Francës dhe Holandës, dy vendeve që po mbajnë peng hapjen e negociatave me dy vendet ballkanike.

Udhëheqësit e BE-së duhet të dërgojnë një mesazh të fortë që respekton angazhimet tona në Ballkanin Perëndimor, veçanërisht në një kohë kur vlerat tona evropiane dhe themelet demokratike, të vendosura pas Luftës së Dytë Botërore, janë duke u vënë në dyshim.

Fillimi i bisedimeve të pranimit me Maqedoninë Veriore dhe Shqipërinë është rezultat i faktit se Ballkani Perëndimor i përket familjes tonë, historisë dhe ardhmërisë sonë të përbashkët”, është shprehur Papandreu./ CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Aksioni për kapjen e kokainës në bashkëpunim me DEA-n/ Klodiana Lala: Në MV kaloi përmes Shqipërisë

Publikuar

-

Nga

Gazetarja Klodiana Lala ka dhënë detaje për operacionin ndërkombëtar në Maqedoninë e Veriut, ku u sekuestrua 1.3 ton kokainë.

Lala tha për BW se aksioni është zhvilluar në bashkëpunim me DEA-n amerikane, Guardia di Finanzan, policinë shqiptare dhe me forcat policore të disa vendeve të tjera.

Dyshohet se kokaina ka ardhur nga Amerika në Mal të Zi dhe kishte si destinacion Koperin e Sllovenisë.

Mirëpo, gazetarja deklaron se kokaina ka kaluar në Maqedoninë e Veriut përmes pikës kufitare të Hanit të Hotit në Shkodër dhe më pas ka dalë nga pika kufitare e Qafë Thanës.

LEXO EDHE:  Shqipëria vend i sigurt/ Greqia përjashton shqiptarët nga dhenia e azilit

LEXO EDHE:  Shqipëria vend i sigurt/ Greqia përjashton shqiptarët nga dhenia e azilit

Droga është transportuar me një kamion bananesh nga Amerika, ndërkohë që Lala pretendon se policia shqiptare ka qenë në dijeni të këtij mjeti.

Kujtojmë se kokaina u sekuestrua në një magazinë frutash dhe së bashku me të janë arrestuar edhe tre persona, dy shoferë dhe një magazinier./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Qetësohu “Gjeneral!”/ Presidenca i kthehet me të njëjtën monedhë Lleshajt

Publikuar

-

Nga

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, paralajmëroi pak minuta më parë se do të kornizojë institucionin e Presidentit dhe se Policia e Shtetit nuk do ta lejojë Ilir Metën të organizojë tubim më 2 mars kundër qeverisë.

Por ka qenë i menjëhershëm reagimi i Presidencës, e përfaqësuar nga zëdhënësi Tedi Blushi.

Blushi i kërkon me tone ironie Ministrit të qetësohet, ndërsa e akuzon se po e bën këtë paralajmërim nën urdhrat e kryeministrit Edi Rama. Zëdhënësi i Metës thekson se rendin në 2 mars do ta garantoje Presidenti në bashkëpunim me qytetarët.

LEXO EDHE:  Shqiptarët “vdesin” për çokollatë/ Ja si renditemi në botë

LEXO EDHE:  Shqiptarët “vdesin” për çokollatë/ Ja si renditemi në botë

“Asnjë sekondë për të humbur me “Gjeneralin” nën poture. Si mund të bëjë moral për Kushtetutën një gënjeshtar që donte të hynte në shkelje të Kushtetutës me kamuflazh në zyrën e ministrit?

Qetësohu “Gjenerali” nën poture: Rendin në 2 mars e garanton Presidenti bashkë me popullin!”, nënvizon Blushi./ CNA.al

Paralajmëron Sandër Lleshaj/ Policia barrikadë kundër Presidentit

LEXO TE PLOTE

Politikë

Paralajmëron Sandër Lleshaj/ Policia barrikadë kundër Presidentit

Publikuar

-

Nga

sandër lleshaj

Ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj, ka reaguar pas deklaratës së presidentit Ilir Meta, i cili lajmëroi për një protestë kundër grushit të shtetit, në 2 mars.

Lleshaj thotë me tone të ashpra se është koha që institucioni i Presidentit të kornizohet me ligj. Ai paralajmëron se Policia e Shtetit nuk do ta lejojë Metën të organizojë tubim më 2 mars, kundër qeverisë.

“Koha për të kornizuar me ligj funksionimin e institucionit të Presidentit! Prej 20 vjetësh diskutohet dhe harrohet. Por siç po duket deri në dhimbje tanimë, ideja se kreu i shtetit është individ i vetërregullueshëm, ka vdekur! Republika Parlamentare nuk diskutohet, respektohet.

LEXO EDHE:  Dekriminalizimi – sfida e madhe e politikës dhe shoqërisë shqiptare

LEXO EDHE:  “Deputeti i vezëve” zbulon arsyet/ Ja pse është Rama kundër marrëveshjes me Bashën

‪Fakti që Policia e Shtetit duhet të hyjë në historinë e planetit si e para polici në botë që garanton tubimin antiqeveritar të kreut të shtetit, flet më shumë se një miliardë fjalë për çrregullimin e skajshëm të zotërisë që e ka kthyer Presidentin në një absurditet folklorik”, deklaron ministri Lleshaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE