LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Operacion i madh antidrogë nga Italia në Shqipëri/ Shkatërrohet grupi kriminal, mes tyre edhe shqiptarë

16 Tetor 2019, 08:52, Kronika CNA
Operacion i madh antidrogë nga Italia në Shqipëri/

Policia italiane ka finalizuar një operacion të madh antidrogë, duke shkatërruar një grup trafikantësh që transportonin lëndë narkotike nga Spanja në Itali.

Operacioni i shtrirë në territoret e provincave Bolonja, Ferrara, Modena, Vercelli, Ravena, Rimini, Matera, Rieti, Spanja, Barcelona, e Vlorë ka vënë në pranga 18 persona .
Bëhet me dije se mes të arrestuarve ka edhe disa shtetas shqiptarë.

Gjithashtu janë  sekuestruar 130 kg lëndë narkotike.

Droga e tipit marijuanë e hashash trafikohej nga Spanja në Itali e më pas shpërndahej në tregjet italiane kryesisht në provincën bolonjeze.

Hetimet kanë zbardhur se ky grup trafikantësh kishte një organizim të strukturuar kriminal ku çdo anëtarë kishte detyra të caktuara për trafikimin e drogës.

Në operacion morën pjesë rreth 200 forca policore, skuadra ajrore e policisë së shtetit e reparti i qeneve nuhatës antidrogë./CNA.al

Lajmet e fundit nga