Video- Basha mban fjalim/ Eksitohen qytetarët "shpërthejnë" në dritaret e motelit
Një video e filmuar gjatë protestës së banorëve të Astirit d...
14 tetor 1988. Punoja tek gazeta ?Bashkimi?. Ditë e madhe: U inagurua ?Mauzelumi Enver Hoxha?. Mijra vetë vërshuan brenda piramidës. Shkova edhe unë për vizitë. Relike. Libra. Fletore me shënime. Makina e Enverit. Maskat e Enverit në kohë luftë, për të mos shkuar tek të shumtët. Koburja e Trasit,- pseudonimi ose ?maska? e emrit.
Makina e shkrimit…Fytyra e Enverit në maskë mortore. Dora e Enverit në allçi… Zgurdullova sytë. U befasova. Rastësisht, pranë kisha Hekuran Isain. Ministër i Brendshëm dhe anëtar i Byrose Politike. Kisha muhabet, falë miqësisë me të birin. Bile, kur isha shef i sektorit ekonomik në ?Zerin e popullit?, pata bërë një faqe gazete me emrin e Hekuran Isait me titull: ?Vlerat ushqimore të barit të thatë.?… E pyeta për maskën mortore…?Shët! Sekret. Hajde nesër në zyrë?.
Një ditë më vonë shkova në ministrinë e Brendëshme. Pas disa zig-zakeve në koridore e shkallë, u futa në zyrën e ministrit. Në fillim bisedë pa bereqet. Pastaj Hekuran Isai më tregoi: ? Ditën e parë që vdiq shoku Enver u tronditëm. Sikur na ra rrufeja. Ditën e dytë u mblodh Byroja Politike, me shokun Ramiz Alia në krye.
U morën disa vendime. U vendos që emrin e shokut Enver ta kishte Porti Detar në Durrës, uzina e Traktorëve në Tiranë, Shkolla e Bashkuar e Oficerëve. Në qëndër të Tiranës, në sheshin ?Skënderbe?, do ngrihej një monument: më i madhi në Ballkan. Shoku Ramiz u zotua të bënte librin: ?Enveri ynë?. Në fund, shoku Ramiz na tha:? Do u them një sekret.
Duhet të mbetet mes nesh. Do të bëjmë një maskë mortore për fytyrën dhe dorën e shokut Enver…Një imazh i gjallë…Ju e dini: Për shokun tonë Enver ka vetëm vit lindje-1908. Nuk ka vit vdekje…Ai është legjendë për gjithë komunistët e botës?! Ju mund të thoni: Pse të mos e ballsamosim si Leninin në Moskë? E diskutuam. Po ta bëjmë, do na akuzojnë sovjetikët se imituam veprën e tyre. Nga ana tjetër maska mortore është më simbolike. Është më e lashtë. Zanafillën e ka në piramidat e Egjyptit….? …Po atë ditë thirrëm disa skluptorë: Kristaq Rama, Muntas Dhrami, Muharrem Turkeshi,-vazhdoi bisedën Hekuran Isai.
– Udhëheqësi qëndroi një javë pa u varrosur. Ditën e shikonin njerëzit. Natën punohej për maskën. Trupin e hiqnim nga podjumi dhe e vendosnin në dysheme. Skluptorët bënin llogari. Dy orë para se të mbyllej arkivoli, Muharrem Turkeshi hodhi allçi mbi fytyrë… Dhe doli maska e fytyrës…Pastaj u bë dora!…? Ku vajti maska mortore?…Pyetje relike. Lumi po merr Piramidën. Është bërë sikur e kanë ngrënë zagarët edhe pse ka “kollofitur” nha 6 milionë euro?!
Një video e filmuar gjatë protestës së banorëve të Astirit d...
Pasi çdekretoi 30 qershorin si datën për mbajtjen e zgjedhje...
Letër StalinitMë pëlqen nata buzë liqenit. Eci. Mendoj. Bëhe...
Nga Mitro Çela* Beqar në BeratNga viti 1978 deri në vitin 19...
Nga Mitro Çela* Kone për t’u puthur!Ora 21. Në stol. Buzë de...
Sherri i djeshëm në stadiumin Selman Stërmasi, gjatë ndeshje...
Situata politike në Shqipëri, përplasjet por edhe tema të tj...
Zezaku i LisbonësSipas shijeve të Ezmerkës, zgjodhëm Lisbonë...
Një vajzë në zyrën time. 30 vjeçe. Seksi. Shtova: – Kam lexu...
Burime të besueshme, na bëjnë të ditur se nuk ka qënë sizmio...
Kreu i Republikës së Re, Lulzim Basha, duket se ka një dashu...
Ish deputetja e PD-së, Grida Duma e krahason kryeministrin E...
Ngjarjet e ditës, debatet, janë përkthyer në meme nga faqet ...
Gazetari njohur për humorin dhe sarkazmën e tij therrëse, Yl...
Presidenti Ilir Meta ka publikuar sot disa foto, ndërsa treg...
Nuk kanë munguar batutat e Ramës edhe në takimin e sotëm në ...
Dje nuk ishte një ditë e zakonshme. Enno u zgjua gjithë hare...
Pas triumfit dhe të jetuarit si hero, aso ditësh kur “Babalj...
Grida dje u zgjua nga rrezet e diellit që hynë nga dritarja ...
“Të përmirësojmë cilësinë e diellit dhe rërës”. Ky premtim i...
77-vjeçari, Fatmir Aliaj tregon për emisionin investigativ...
Klodian Zoto, një nga kokat e inceneratorëve, i dënuar...
Drejtuesi i PD-së për Tiranën, Belind Këlliçi, ka deno...
Në fund të shkurtit të këtij viti ishim në lagjen “Visarjo...
Në sitën e vetting-ut ka ngecur një tjetër proku...
Kolegji i Posaçëm i Apelimit ka shkarkuar një tjetër proku...
Pasuritë e gjyqtarëve dhe prokurorëve kaluan në një pr...
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit shkarkoi këtë të hënë n...
Gazetari Spartak Koka ka zhvilluar një intervistë me babai...
Gazetari investigativ Artan Hoxha ka folur në lidhje me kë...
Dështon kërkesa e radhës për ekstradim të personave shumë ...
Policia ka gjetur trupin e pajetë të foshnjes që u hodh në...
Për javën që presim përpara, mbi vendin tonë parashiko...
Prej më shumë se një muaji, ish-të punësuarit në fabrikat ...
Këtë të diel, moti do të jetë i paqëndrueshëm si rezultat ...
Ditën e Shtunë vendi ynë do të ndikohet nga kushte të ...
Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha s...
I nxehti ekstrem ka “përvëluar” Rio De Zhaneiron.Temperatu...
Ushtria izraelite njoftoi të hënën se ka vrarë një militan...
DASH ka shpallur non grata tre zyrtarë nga Ballkani. Bëhe...
Turmat në veri në Londrës janë mbledhur të hënën në mëngje...
Kur kujtoj sot atë aventurë, thuajse vdekjeprurëse, më...
Lulet e portokalleve janë pjesë e pandashme e çdo oborri t...
Radio “Ngjallja” ka përkujtuar Kryepeshkopin Fan Noli në 5...
2024-a ka nisur negative për pjesën më të madhe të eksport...
Ritmet e rritjes së çmimeve janë ngadalësuar në shkurt, du...
Sot, më 18 mars 2024, në tregun valutor dollari amerik...
Në krizën e shtrenjtimit të çmimeve të lëndëve të para...