Connect with Us

Nga Arian Galdini/ Qeveria Antibiznes! Shiheni çfarë turpi…

Opinione

Nga Arian Galdini/ Qeveria Antibiznes! Shiheni çfarë turpi…

Publikuar

-

Nga Arian Galdini/ Qeveria Antibiznes! Shiheni çfarë turpi…

Po kaloja sot tek rruga mes Bashkisë dhe Ministrisë së Transportit dhe pashë aty një numër të pazakontë policësh.

U bëra kurioz dhe u afrova të pyes se çfarë po ndodhte.

Mbeta pafjalë kur dëgjova se kush ishin e për çfarë ishin aty.

Nuk më besohet ende sesi Qeveria Rama, guxon e flet për arritje e reforma, për luftë kundër informalitetit, e sidomos kur kujtoj se erdhi në pushtet në 2013 me premtimin se do shlyente borxhet e shtetit ndaj Kontraktorëve Privatë, e tani ka mbërritur në atë pikë kur përzë me policë nga godinat e qeverisë e trajton si armiq, sipërmarrësit që kanë kryer punime publike dhe shteti u ka borxh miliona euro.

Sa turp.

A mund të ketë qeverisje më antibiznes se kjo?

Ja çfarë më thanë sipërmarresit që ishin aty para Ministrisë së Energjitikës dhe Transportit…

Nuk ishin aty për Protestë, por sepsr vetë Ministrja Belinda Balluki i kishte thirrur për takim zyrtar të protokolluar.

E Ministrja Balluku, jo vetëm që nuk i pret në zyrë sipërmarrësit, por i sjell policinë për ti përzënë.

Sa turp.

Është e dyta javë që Administratorët e Kompanive Ndërtuese të By Passit Fier dhe Vlorë, pas kërkesave me shkrim dhe të protokolluara në Ministrinë e Energjitikës dhe Transporteve, presin për një takim me Ministren znj.Belinda Balluku , në lidhje me pagesat (borxhin) ndaj tyre per punen e kryer e të pranuar nga ARSH në këto objekte By Passi Vlorë dhe Fier, në periudhën 2016/2017.

LEXO EDHE:  8000 si statistikë, 8 vrasje si gjëmë

Pas dhjetra takimeve në kohë të ndryshme me vartësit dhe përfaqësues të Ministres Balluku, e pasi të gjithë këta në parim u kanë dhënë të drejtë për kërkesat te tyre Kompanive që kanë kryer punimet e të cilave shteti u ka borxh, është pranuar dhe kuptuar se fuqia e vartësve dhe përfaqësuesve të Ministres Balluku në apo për vendimmarje është e kufizuar.

Prandaj ishte kërkuar takimi me Ministren Balluku që të kërkohej fuqia e saj për vendimmarrje që shteti tu shlyejë borxhet Kompanive.

Sot ishte rënë dakord nga palët që takimi me Ministren Balluku të zhvillohej në ora 10.00.

Sipërmarrësit r Kompanive sot u paraqitën në orarin e dakordësuar me Ministren për të realizuar takimin me të.

Por në vend që të gjenin dyert e Ministrisë hapur dhe të takoheshin me Ministren Balluku, Sipërmarrësit panë se Ministrja kishte thirrur policinë dhe e kishte rrethuar institucionin me forca policore si edhe me skuadra te Shiponjave.

Administratorët e Kompanive nuk u lejuan të futeshin në Institucion sepse sipas Agjentëve të Sigurisë që kishin bllokuar portën ….. kështu kishte urdhëruar vetë Ministrja Balluku.

Drejtuesit e Kompanive Ndërtuese janë të vendosur që të mos shkulen nga hyrja e Ministrisë pa marë një përgjigje të drejtpërdrejtë nga Ministrja Balluku, e cila injoron, poshtëron dhe diskriminon ndërtuesit dhe taksapaguesit e këtij vendi!

Sa turp.

Qeveria u ka borxh këtyre Kompanive dhe i përzë me policë./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Opinione

“Zgjedhja e Besnik Muçit e gabuar”/ Klodiana Lala “godet” Ilir Metën

Publikuar

-

Nga

gazetarja klodiana lala

Gazetarja e kronikës, Klodiana Lala, ka komentuar ngërçin për Gjykatën Kushtetuese përsa i përket zgjedhjes së anëtarëve . Nga studio e emisionit “Real Story”, ndërsa ka mbështetur deklaratën e Metës se “Kushtetuta nuk i cakton afat Presidentit për përzgjedhjen e anëtarëve të tij”, Lala e ka kritikuar këtë të fundit, duke shtuar se zgjedhja e anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese  në këtë rast është  emergjente.

“Në momentin që vajtën listat tek Presidenti dhe Kuvendi, ligjit thotë që i takon radha Presidentit së pari, pastaj Parlamentit dhe së fundi Gjykatës së Lartë, që nuk është ngritur ende. Në lexim, germë për germë, të ligjit, Presidentit nuk i jepet afat. Referuar disa vendimeve të mëparshme të Gjykatës, Presidenti nuk mund ta shtyjë pafund çështjen. Në kushtet kur vendi është pa Gjykatë Kushtetuese, kjo e bënte më emergjente përzgjedhjen e anëtarëve, pasi janë një sërë çështje që duhet t’i shqyrtojë kjo gjykatë. Në tentativë për të kapur Gjykatën Kushtetuese dhe për të pasur sa më shumë anëtarë, filluan lojën”, tha Lala.

LEXO EDHE:  8000 si statistikë, 8 vrasje si gjëmë

LEXO EDHE:  8000 si statistikë, 8 vrasje si gjëmë

Ndërkaq, referuar përzgjedhjes së anëtarit të parë të kushtetueses, Besnik Muçi, gazetarja ka vijuar me kritikat e saj duke u shprehur se Muçi nuk e ka kaluar akoma Ligjin e Vettingut.

“Zgjedhja e Presidentit për Besnik Muçin ishte e gabuar, pasi ai nuk e ka kaluar Vettingun. Nuk ka një vendim të formës së prerë për të. Por, për ta tejkaluar këtë, ishte radha e Kuvendit. Kanë hyrë në lojë kungulleshkash, por më problematik është KED. Ata çuan dy lista, që në thelb ishin katër emra te njëra dhe tre te tjetra, që jepte mundësi të zgjidhnin një anëtar të dy institucionet”, u shpreh gazetarja./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Mero Baze: Gjykata Kushtetuese duhet mbrojtur nga Ilir Meta

Publikuar

-

Nga

Nga Mero Baze

Ilir Meta nuk priti të shkonte në zyrë për të bërë atë që pritej të bënte, të dublonte një anëtare të Gjykatës Kushtetuese, që ndërkohë është zgjedhur sipas Kushtetutës, me një të vetën, me shpresë se do deligjitimoje procesin e ngritjes së Gjykatës. E ka bërë këtë në hollin e aeroportit, në shkelje të kompetencave që i jep Kushtetuta për Gjykatën, në shkelje të procedurës dhe të ligjit që rregullon formimin e Gjykatës Kushtetuese.

Kushtetuta i jep të drejtë të zgjedhë dy vetë nga lista që i ofron KED brenda 30 ditëve. Ai zgjodhi vetëm një. Për këtë situatë, Kushtetuta ka parashikuar mekanizëm çbllokues. Në rast se presidenti nuk e përmbush detyrën e vet për 30 ditë, zgjidhet i pari i listës së renditur nga KED. Dhe ashtu u bë. U zgjodh Arta Vorpsi.

Dublimi i Arta Vorpsit një javë më pas me Marsida Xhaferllarin, e cila ndërkohë ka ende probleme me drejtësinë nëpër këmbë, është veprim i vetëdijshëm për bllokim të Gjykatës, që i duhet mbajtur shënim në procesin e shkarkimit si president. Për gjë tjetër nuk vlen.

LEXO EDHE:  8000 si statistikë, 8 vrasje si gjëmë

LEXO EDHE:  8000 si statistikë, 8 vrasje si gjëmë

Tani Gjykata Kushtetuese ka pesë anëtarë legjitimë, dhe një anëtare shtesë ilegjitime, të zgjedhur nga Ilir Meta. Ajo që ai ka ndërmend, është që në procesin e betimit ai të mos lejojë të betohet Arta Vorpsi, por Marsida Xhaferllari. Në fakt, Arta Vorpsi nuk ka pse betohet tek presidenti. Ajo nuk u zgjodh nga presidenti, por nga mekanizmi çbllokues dhe si e tillë, mund të betohet në Gjykatë Kushtetuese.

Xhaferllari duhet konsideruar deri në fund një zgjedhje ilegale dhe nuk duhet lënë të hyjë në Gjykatë Kushtetuese. Pastaj kur të ngrihet Gjykata mund të ankohet për të gjetur të drejtën e saj. Pasi të gjejë një herë të drejtën e tij presidenti, i cili kërkon të shkatërrojë Gjykatën për të mos u shkarkuar vet. Kjo Gjykatë tani ka vetëm një armik, dhe ai është presidenti i Republikës. Kuvendi duhet ta mbrojë prej tij./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Opinione

Shengeni i Vogël apo Hileja e Madhe?

Publikuar

-

Nga

Nga Arian Galdini
Le ti marim disa gjëra me radhë e të përpiqemi të hulumtojmë mbi to.
1. Presidenca Juncker.
Që ditën e parë kur sapo mori detyrën e tij si President i Komisionit Europian, z. Juncker deklaroi se gjatë Presidencës së tij nuk do të ketë zgjerim të BE.
Dhe ashtu ndodhi.
2. Proçesi i Berlinit.
Si alternativë administruese ndaj 6 vendeve të Ballkanit Perëndimor, ndërsa portat e Europës u ishin mbyllur, Krerët e BE vendosën të krijojnë një mirazh europian të cilin e quajtën Proçesi i Berlinit.
Nuk u kujdes më askush në Europë për të gjetur shtigjet dhe mekanizmat që do ti përafronin 6 vendet e Ballkanit Perëndimor me BE, por u shpik Proçesi i Berlinit për të shëtitur 6 liderë të korruptuar ballkanas, me dosje pune në duar, nëpër Kryeqytetet e Europës.
6 liderët e korruptuar ballkanas u pëdorën nga Europa, për të krijuar iluzionin e një ndihmese ndaj 6 vendeve të Ballkanit Perëndimit dhe përshpejtimi të Integrimit.
E vërteta është se Proçesi i Berlinit ishte fillimi i Limbos, as në BE e as jashtë Europës, për 6 vendet e Ballkanit Perëndimor.
6 liderët e korruptuar fituan legjitimitet nëpërmjet marrëdhënies speciale me Kancelaren Merkel dhe fotove të rastit që u jepeshin si shpërblim për rolin e tyre si pezullues vullnetarë të Integrimit të vendeve të tyre në BE.
Me fotot me Merkelin dhe liderë të tjerë të BE dhe vendeve të BE, me deklaratat e pakursyera mbështetëse si shpërblim për rolin pezullues, 6 liderët e korruptuar të Ballkanit a dolën ti mbysin krejtësisht të gjithë zërat kritikë dhe opozitarizmin në vendet e tyre.
6 autoritarë të korruptuar të shëtitur si arlekinë në barkën e Proçesit të Berlinit, nëpër kryeqytetet europiane ia dolën ta shuajnë e zhbëjnë demokracinë në vendet e tyre dhe bënë çfarë deshën me të tjerat.
Psh, Edi Rama mbolli kanabis sa deshi, krijoi Oligarkët që deshi, e mbyti ekonominë shqiptare me taksidarë shteti e bandash, e mbërtheu çdo pushtet me horra, cuba e kriminelë, e zhyti Shqipërinë në borxhe të paimagjinueshme me PPP e Konçensione, u bë garanti i malavitës dhe dyndi Europën me azilantë shqiptarë të dëshpëruar dhe me kanabis, kokainë e heroinë, i ngjiti shkallët e korrupsionit në përmasa të paimagjinueshme, e ka bërë Qeverinë dhe qeverisjen si kuplaranë e tij personale, e përsëri, mbështetja europiane për të ka qenë e padrojë e shpesh e pacipë.
3. Shkëmbimi i Kufijve.
Kur Proçesi i Berlinit po dilte boje sepse nuk po jepte asnjë zgjidhje, asnjë shpresë e asnjë ndihmë, u aktivizua plani tjetër.
Iu kërkua arlekinëve të korruptuar të Ballkanit që të zihen mes tyre.
Këtu hyri në lojë Hashim Thaçi i pari e pastaj Vuçiçi dhe patjetër edhe vëllami i tyre Edi Rama.
Askush nuk e ka pasur ndonjëherë realisht dhe seriozisht tezën e shkëmbimit të kufijve mes Kosovës dhe Serbisë.
Të gjithë e dinë se është e pamundur dhe e vdekur si ide.
Por plani është tjetërkund.
Spiralja e konfliktualitetit të lartë me fjalë e përplasje mes mbështetësve të shkëmbimit të kufijve dhe kundërshtarëve të saj, do të ndihmonte në disa fronte.
Si fillim do krijohej vetëpezullimi kombëtar i këtyre vendeve drejt Europës, sepse marrja e rolit mbështetës për tezën e shkëmbit të kufijve nga Mogherini dhe Hahn, do ta përvijonte BE si armik të çështjes kombëtare për shqiptarët, psh.
Më tej, fabula do të ishte e thjeshtë.
Franca dhe Macron do të mbështesnin Serbinë dhe shkëmbimin e kufijve, ndërsa Gjermania dhe Merkel do ta kundërshtonin tezën, duke u shfaqur si mbështetës të shqiptarëve.
Në këto kushte, të 6 vendet e Ballkanit, nuk do të flisnin e as aspironin më për Integrimin Europian, por do të kaurdiseshin me nevojën e tyre ekzistenciale për mbijetesë.
4. Macroni bllokon Integrimin.
Nën këtë frymë dhe plan, Europa vendosi të ndajë rolet mes policit të mirë dhe policit të keq.
Macroni mori rolin e policit të keq dhe Merkel mori rolin e policit të mirë.
Merkeli u bë luftëtarja e Integrimit  kur Macroni u shndërrua në Antiheroin e Bllokimit.
Dhe ja ku jemi. Presidenca Juncker u përmbyll pa zgjerim të BE.
E tillë do të përmbyllet edhe Presidenca e re e BE, e ish-Ministres së Merkelit.
Faktet janë kokëforta.
Presidencën e BE e ka disenjuar dhe kontrollon Kancelarja Merkel.
Nëse Presidentja e BE nuk e ka në programin e saj të punës dhe në axhendën e saj, zgjerimin e BE, nuk do të ketë zgjerim të BE.
Të tjerat janë lojëra dhe fjalë.
Merkeli dhe Macroni janë duke bërë të njëjtën lojë, thjesht kanë ndarë rolet, polici i mirë – polici i keq.
5. Shengeni i Vogël.
Për sa kam shkruar sa më sipër, unë mendoj se Shengeni i Vogël është vijimësi e të njëjtës lojë.
3 vendet nënshkruese, kanë marrëveshje të tregëtisë së lirë, e kanë të gjithë mundësinë që me marrëveshje dypalëshe ti lehtësojnë pafundësisht barrierat tregëtare, doganore, kufitare, etj, etj. Hyrja në një territor termash pakuptim e projektesh pa asnjë qartësi e objektiv, tregon se loja vazhdon.
Pikësëpari, Shengeni i Vogël e ka kthyer KM e Shqipërisë në Drejtor të Marketingut të Serbisë dhe Aleksandër Vuçiçit.
Së dyti, Shengeni i Vogël është rrethimi dhe izolimi i radhës i Kosovës.
Së treti, rezulton se taksa 100% e Ramushit paska qenë prishje e lojës. Ndaj Shengeni i Vogël është masë sigurie e Serbisë, Ramës e të tjerëve për të rrethuar Kosovën e për ta bërë atë më të brishtë.
Me shumë gjasa edhe fitorja e VV dhe LDK në Kosovë e ka prishur përsëri lojën.
Për këtë, Shengeni i Vogël vjen si lak trysnie që shtrëngohet në fytin e Qeverisë së Kosovës.
Jo më kot Hashim Thaçi rendi dje të deklaronte se ai dhe Macroni biseduan për rinisjen e samëparshme të Dialogut Kosovë – Serbi.
Tek Macroni bllokues i Integrimit, Hashim Thaçi gjeti interlokutorin zhbllokues të Dialogut.
Me pak fjalë, 3 apo 6 arlekinët e korruptuar të ballkanit po përdoren kundër popujve të tyre.
Duhet ti themi të vërtetat dhe të ballafaqohemi me dinjitet me këdo./ CNA.al
LEXO TE PLOTE