LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nënpresidenti amerikan Mike Pence drejt Turqisë për të bërë thirrje për armëpushim

16 Tetor 2019, 16:44, Kosova & Bota CNA
Nënpresidenti amerikan Mike Pence drejt Turqisë për të

Zyrtarët turq thonë se Presidenti Recep Tayyip Erdogan do të takohet me Nënpresidentin, Mike Pence dhe Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo gjatë vizitës së tyre në Turqi, ku po shkojnë për të kërkuar ndaljen e inkursionit të Ankarasë në Sirinë verilindore. Zoti Erdogan i kishte thënë më herët një televizioni se zoti Pence dhe zoti Pompeo do të takoheshin me homologët e tyre këtë javë. Turqia filloi ndërhyrjen ushtarake në Siri, pas vendimit të ShBA-së për tërheqjen e trupave amerikane nga veriu i Sirisë. Presidenti Erdogan zotohet se nuk do të ndalë ofensivën derisa të pastrojë kufirin nga kurdët, të cilët ai i sheh si terroristë.

Turqia vazhdon të godas pozicionet e luftëtarëve kurdë në pjesën siriane të kufirit Turqi-Siri.

Presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, nuk po jep shenja zmbrapsjeje, përkundër presion të madh ndërkombëtar.

Nënpresidenti amerikan, Mike Pence, po udhëton për në Turqi bashkë me sekretarin e shtetit Mike Pompeo dhe këshilltarin e presidentit për siguri kombëtare, Robert O?Brien.

Fillimisht, zoti Erdogan tha se të dërguarit amerikanë mund të takohen me homologët e tyre në Turqi dhe se ai flet për situatën në Siri vetëm me Presidentin Trump.

Por zyrtarë të lartë në Turqi thanë se ai do të takohet me të dërguarit amerikanë, të cilët do të provojnë ta bindin atë për armëpushim.

Ndërkohë, Presidenti amerikan Donald Trump kërcënoi Turqinë me sanksione të ashpra nëse sulmet kundër luftëtarëve dhe civilëve kurdë luftimet nuk ndërpriten.

?Vendosëm sanksionet më të ashpra që mund të imagjinohen. Nëse Turqia nuk ndryshon pozicion, ashpërsojmë sanksionet duke përfshirë edhe tarifën në çelik. Ata eksportojnë shumë çelik në Shtetet e Bashkuara. Përfitojnë shumë para me këtë, por më nuk do të përfitojnë?, tha Presidenti Trump.

Kritikët mendojnë se sanksionet nuk kanë ndikim dhe se janë të pakuptimta. Madje ata shtojnë se ato mund të jenë vënë sa për të qetësuar ligjvënësit amerikanë që kanë kritikuar zotin Trump për braktisje të kurdëve, që ishin aleatë amerikanë në luftën e terrorizmit.

Analistët mendojnë se është e qartë se Presidenti Trump po mundohet të shmangë armiqësimin me homologun e tij Erdogan.

?Shtëpia e Bardhë po kërkon armëpushim. Që nënkupton se Presidentit Erdogan do t?i mundësohet largimi me fitoret ushtarake që arriti në ditët e fundit në terren. Kjo tregon se Shtëpia e Bardhë nuk dëshiron të rrisë tensionet, por në varësi nga reagimi i Kongresit, kjo mund të ndryshojë?, thotë analisti nga Instituti i Lindjes së Mesme, Gonul Tol.

Një analist tjetër thotë se Presidenti Trump mund të jetë duke pritur që përparimin e ushtrisë turke ta pengojnë luftëtarët qeveritarë sirian, të mbështetur nga Rusia.

?Mendoj se në këtë pikë, administrata Trump po luan për kohë, ndërsa isa shohim regjimin e Asadit dhe aleatët rus duke përparuar në zonë, duke fituar terren në disa territore që ishin nën kontrollin e forcave demokratike siriane. Prandaj në më pak se një javë, mund të vijmë në situatë që ofensiva turke të jetë e parealizueshme?, thotë analisti nga Fondacioni për Mbrojtje të Demokracive, Aykan Edemir.

Media shtetërore ruse, sot transmetoi pamje të ushtarëve rusë teksa patrullojnë në zonën që ndanë ushtrinë siriane dhe atë turke,

Ministri i Jashtëm rus, Sergej Lavror, deklaroi se Rusia është e përkushtuar të ofrojë siguri për rajon dhe se pop unojnë në ndërmjetësimin e një zgjidhjeje midis qeverisë siriane dhe Turqisë./VOA

Lajmet e fundit nga