Politikë
Marrin fund përplasjet/ Grida Duma i rikthehet “dashurisë së vjetër”

Mesa duket përplasjet apo ndarja e Grida Dumës me UET-in e Henri Çilit duket se i ka kaluar kohët e errëta dhe i është rikthyer “dashurisë” së vjetër.
Sot në ditëlindjen e diktatorit, Grida Duma ka gjetur datën sinjifikative për të promovuar librin e saj “Koha për politikë”. Një libër, i cili promovohet sot dhe botohet nga UET. Universiteti i Henri Çilit i shumëpërfolur dhe i shumëakuzuar për spektaklet e tij politike, por edhe financimin dhe investimin e disa figurave të ndryshme brenda PD-së dhe opozitës, të cilët në momentin që Çili e mbështeti publikisht Ramën, u distancuan prej tij dhe për më tepër filluan të bënin edhe debate publike kundër tij.
Por, mesa duket këto i përkasin të kaluarës. Sot Grida Duma publikisht thotë se “e shkuara, i përket të shkuarës”. Ajo në ditëlindjen e diktatorit Enver Hoxha do të tregojë dhe do të promovojë librin e saj “Koha për politikë”.
Le të presim dhe të shohim se çfarë ka shkruar politikanja, tashmë jo e re, Grida Duma, një njeri kontravers, e përfshirë në shumë skandale publike dhe jo pak e përfolur. Por, që ka ditur t’i kapërcejë në një mënyrë të vetme. Duke u shfaqur sa më shumë në media dhe duke luajtur një rol sa më aktiv për të mbuluar gjithçka me të shkuarën. Ashtu si dhe me miqësinë e saj të prishur apo shumë debatuar me pronarin e UET, Henri Çili./ CNA.al
Lajme të Rekomanduara:

Analiza e shifrave dhe mandateve/ Zgjedhjet e 25 prillit i vendosin këto 3 qarqe
Zgjedhjet e 25 prillit duket sikur janë tek dera megjithëse duhet gati edhe 3 muaj. Fushata ka filluar dhe palët bëjnë llogaritë. Nga jugu në...

Horror në Presidencë/ Ilir Meta kërcënon dhe intimidon verbalisht Silva Cakën
Largimi i emrave me peshë nga LSI që i janë bashkuar PS kanë sjellë panik për degradimin e partisë së Ilir Metës. Gazetari Bledi Mane...