LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Lajm i mirë për Pogradecin/ Jo më pamje të shëmtuar dhe të ndotur nga mbetjet

16 Tetor 2019, 06:43, Sociale CNA
Lajm i mirë për Pogradecin/ Jo më pamje të shëmtuar dhe

Bashkia e Pogradecit ka bërë të mundur zhvendosjen e anijes ?Mateo? dhe urës prej hekuri në liqenin e Pogradecit, pasi sipas saj kjo urë bëhej shkak për grumbullim të mbetjeve përgjatë gjithë vitit.

Në një njoftim në faqen e saj zyrtare, Bashkia bën të ditur se tashmë po punohet edhe për rehabilitimin e plotë të bregut.

?Pasi bëmë të mundur zhvendosjen e anijes “Mateo” dhe urës prej hekuri, me eskavatorin e bashkisë sot nisëm edhe heqjen e murit që mbante këtë urë dhe që bëhej shkak për grumbullim të mbetjeve përgjatë gjithë vitit. Në përfundim do të punohet për rehabilitimin edhe të bregut. Me punën që po kryhet zona nuk do përcjellë me pamje të shëmtuar dhe të ndotur nga mbetjet!?-thuhet në njoftimin e Bashkisë së Pogradecit./ CNA.al

Lajmet e fundit nga