Connect with Us

Kush është drejtoresha e tenderit 1 milion euro, që mbrohet nga kryeministri

Politikë

Kush është drejtoresha e tenderit 1 milion euro, që mbrohet nga kryeministri

Publikuar

-

ISHP në muajin mars njoftoi një tender, me një fond limit rreth 1 milion euro, për spërkatjen e plazheve në të gjithë zonën turistike të Shqipërisë. Fillon në Shkodër, në Lezhë, më tej në Durrës, zbriste në Divjakë dhe më në fund në Vlorë. Një tender që kaloi në njëmijë e një peripeci.

Por, turizmi shqiptar këtë vit kaloi mes mushkonjash. Sidomos Velipoja dhe perla e Shqipërisë, Joni. Kaloi mes mushkonjash dhe pati ankesa pa fund nga qytetarë dhe pushuesit sepse ISHP, (Instituti i Shëndetit Publik) zhvilloi një tender korruptiv. Një tender ku janë përfshirë dhjetëra zyrtarë dhe askush nuk po mban përgjegjësi.

Tenderi ishte i ndarë në katër lote, dy prej të cilave përfunduan në korrik dhe po ashtu u zbatuan në fund të korrikut, fillimi i gushtit në Durrës dhe në Divjakë. Pra, gati në mesin apo fundin e sezonit turistik.

Por, Velipoja dhe Vlora kaluan një sezon turistik pa spërkatje. Me mushkonja dhe miza, e mbuluar nga pisllëqet dhe askush nuk reagon.

ISHP u kap në korrupsion dhe këtë nuk e thonë mediat, por e thotë vetë Ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, e cila drejton edhe Taskforcë Antikorrupsion të Qeverisë. Në një kontroll të këtij institucioni ajo doli në përfundimin se shumë zyrtarë duhet të ishin larguar nga puna dhe se tenderi kishte pasur shumë probleme.

Por, çfarë ndodhi?

Asnjë zyrtar deri më sot nuk është larguar nga detyra. Të gjithë vazhdojnë të jenë në punë dhe më e çuditshmja është se ISHP vazhdon të zhvillojë dy lote të tjera, të mbyllë proçedurën për spërkatjen e Vlorës dhe Velipojës, sipas procedurës së tenderit të filluar në mars.

Dhe do të jenë disa qindra miliona lekë, të cilët mesa duket ISHP-ja do t’i “përdorë për spërkatje”, në nëntor apo dhjetor që nuk do t’i bëjnë efekt askujt. Që nuk kanë më asnjë vlerë.

Imagjinoni në vjeshtë në shira, në dimër, ISHP-ja do të bëjë spërkatje. Se përse dhe kujt i duhen, këtë mund ta dijë vetëm drejtoresha e ISHP-së dhe zyrtarët e korruptuar të këtij institucioni, të cilët u kapën në këtë skandal, por askush nuk po reagon.

Pati një denoncim nga emisioni “Stop”, disa shkrime në Gazeta Shqiptare, por gjithçka u mjaftua me kaq.

Drejtoresha vazhdoi punën e saj, me gjithë skandalin për mos spërkatjen e zonave turistike gjatë verës. me gjithë denoncimin dhe raportin e Task-Forcës së Qeverisë. Por, gjithçka ka ngecur, tek fjalët. Denoncimet vazhdojnë, por ashtu vazhdon punën edhe drejtoresha e ISHP-së, e cila në mënyrë abuzive së bashku me stafin e saj janë përfshirë në disa skandale, tenderi, copëtimi, ankimimet, por edhe fakti se nuk ndodhi spërkatja në zonat turistike të Shqipërisë.

LEXO EDHE:  Skandali në Fiks Fare/“Shëruesi i kancerit” iu merr jetën dy qytetarëve

Por, tashmë lind pyetja. Kush është kjo drejtoreshë kaq e fuqishme, që kapet në skandale, denoncohet dhe nuk i hyn një gjemb në këmbë, por vazhdon të qëndrojë e fortë në krye të institucionit?

              Albana Fico

Ajo quhet Albana Fico. Kush nuk e njeh mjafton të bëjë një kërkim të thjeshtë. Albana Fico është motra e Delina Ficos, gruas së Blendi Çuçit, ministrit aktual të Bujqësisë. Një mburojë e saj është ministri Çuçi. Por, një tjetër mburojë është vetë kryeministri Edi Rama.

Kujtojmë këtu se zonja Fico është ish-bashkëshortja e dytë e kryeministrit tonë në detyrë, Edi Rama.

Pra, me pak fjalë ish-kunata e Edi Ramës dhe kunata aktuale e Blendi Çuçit drejton ISHP-në, institucionin ku ka ndodhur skandali. Dhe prandaj mesa duket ajo vazhdon e qetë detyrën e saj. Vazhdon të mos shqetësohet aspak për skandalin e saj apo të institucionit. Vazhdon detyrën edhe pse është kapur në shkelje të rënda ligjore. Jo nga mediat, por nga vetë një institucion i qeverisë shqiptare, Task Forca Antikorrupsion.

 Delina Fico, Blendi Çuçi

Por, Albana Fico, ish-kunata e Ramës dhe kunata aktuale e Blendi Çuçit është e sigurtë në detyrën e saj. Vazhdo të qëndrojë në krye të institucionit, e mbuluar nga shumë skandale.

Jo vetëm fakti i një milion eurove, por dhe fakti tjetër që një sezon i tërë turistik kaloi pa spërkatje. Që turizmi i Shqipërisë u mbulua nga mushkonjat. Dhe kjo jo për faj të kryeministri, as të Çuçit, por për faj të kunatës së tyre e cila drejton ISHP-në dhe strukturave në varësi të saj që janë përfshirë në skandale, shkelje dhe abuzim dhe askush nuk mban përgjegjësi dhe as nuk jep një zgjidhje përfundimtare.

Por, mesa duket do të duan ta çojnë deri në fund abuzimin me spërkatjen e zonave turistike në vjeshtë apo në dimër, e padëgjuar më parë. Dhe thjeshtë dhe vetëm duket të jetë një abuzim me qindra milionë lekë./ CNA.al

Qindra milionë lekë të hedhura në kosh të plehrave/ Vjedhje dhe abuzime me tenderat në ISHP?

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
1 Koment

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Ahmetaj tregon skemën/ Ja si do shpërndahen donacionet e mbledhura në Bruksel

Publikuar

-

Nga

ish-ministri arben ahmetaj

Ministri i Shtetit për Rindërtimin, Arben Ahmetaj, foli sërish për donacionet e mbledhura nga ndërkombëtarët në Bruksel.

Ahmetaj deklaroi se paratë që janë marrë në formën e kredisë së butë do të paguhen gjatë 30 viteve të ardhshme nëpërmjet taksave të tyre.

“Qytetarët shqiptarë do paguajnë ndër 30 vite nëpërmjet taksave të tyre. Kreditë që do merren për rindërtimin. Interesi do të jetë në çdo rast nën 2.25 %. Mund të ketë edhe në 2%, apo pa interes nga banka islamike”, u shpreh ai në studion e Report Tv.

Ministri shpjegoi skemën se si do të shpërndahen donacionet, për të cilat tha se 400 milionë euro do shkojnë për rindërtimin e shtëpive dhe rreth 250 deri në 300 milionë euro për riparimin e banesave.

LEXO EDHE:  Kamera e fshehtë në “Stop”/ Seks dhe dhurata për provimet e universitetit

LEXO EDHE:  Hetimet për tenderin e byzylykëve/ Prokuroria përfshihet në skandal

“Nuk jam në gjendje t’iu them me cent sa do të shkojnë për shtëpitë, nuk mund ta them, kur të ketë procedurat ndërkombëtare të prokurimit, fondet limite mund të dalin edhe me kursime, për shkak të procesit të hapur ose garës. Për shtëpitë do të ketë një shumë gati 400 milionë euro, vetëm për rindërtimin. Për riparimin është pjesa e granteve, prej gati 250- 300 milionë euro. Dëmi për shtëpitë është përllogaritur 696 milionë euro. Gjithë dëmi do të kurohet në lotin e madh të rindërtimit të shtëpive, dhe të riparimit të shtëpive. Janë të panegociueshme për t’u bërë dhe do të bëhen”, tha Ahmetaj./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Rama i la emisionin në gjysmë/ Meta nuk pranon t’i shkojë në studio Sokol Ballës

Publikuar

-

Nga

Mbrëmjen e djeshme, moderatorit Sokol Balla i iku nga studioja kryeministri Edi Rama në gjysmë të emisionit.

Kreu i qeverisë tha se kishte më të rëndësishëm djalin e tij Zahon dhe vajzën e bashkëshortes së tij Lindës, Rea Xhillarin, e cila kishte ditëlindjen dhe u largua ende pa përfunduar emisioni.

Mirëpo një refuzim aspak i këndshëm i ka ardhur edhe nga presidenti Ilir Meta moderatorit, pasi Kreu i Shtetit nuk ka pranuar të shkojë në studion e tij.

Lajmin e ka bërë të ditur vetë Sokol Balla, sapo ka prezantuar panelin e mbrëmjes në “Real Story”.

LEXO EDHE:  Skandali ne STOP/ Arrestohen gjyqtari dhe psikologia

LEXO EDHE:  15 milion euro tender, për firmën pranë Lulzim Bashës/ SPAK nis hetimet

“I kërkuam Presidencës të na sillte një përfaqësues që të ishim të balancuar, por presidenti Meta na u përgjigj se do të vinte në një moment tjetër kur të ishte më i përshtshëm për të dhënë mendimet e tij”, theksoi Balla./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Presidenca paralajmëron fakte tronditëse/ Ftesë të hapur Manjës: Të bindur se do na bashkohesh

Publikuar

-

Nga

Zëdhënësi i presidentit Ilir Meta, Tedi Blushi, ka paralajmëruar fakte të reja tronditëse dhe i ka bërë një ftesë të hapur kryetarit të Komisionit të Ligjeve Ulsi Manjës.

Blushi fton Manjën të bashkohet me Metën në konferencën për shtyp në Presidencë, ndërsa me bindje thotë se socialisti do rreshtohet krah tyre.

“Ftohet zëdhënësi i Dosjes së Dibrës të marrë pjesë nesër në konferencën e radhës për shtyp në Presidencë, e madje të bëjë pyetje dhe debat para gazetarëve, jo vetëm si kryetar i Komisionit të Ligjeve dhe lider i reformës në drejtësi, por dhe si filozof i paparë që u shfaq sot.

Me qetësi dhe drejtësi!

LEXO EDHE:  Skandali/ Flamur Noka saboton analizën e Lulzim Bashës

LEXO EDHE:  Skandali ne STOP/ Arrestohen gjyqtari dhe psikologia

Deri në 2 mars jemi të bindur se do bashkohesh me mbarë popullin kundër grushtit të shtetit. Se faktet e reja tronditëse do bëjnë të harrohet dhe Dosja 184. Presidenti të pret nesër në Presidencë, t’i dëgjojë këshillat e tua nga afër. Ai do të trajtojë me më shumë përulësi, se sa e trajtove ti në Komisionin Parlamentar. Të presim!”, shkruan zëdhënësi i Metës në një postim në rrjetet sociale./ CNA.al

LEXO TE PLOTE