LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

“Ka perandori krimi në Vlorë, por u martua nën mbrojtjen e policisë’/ Çfarë shkruante Berisha për Tesi Bashon para 5 muajsh

16 Tetor 2019, 12:27, Politikë CNA
“Ka perandori krimi në Vlorë, por u martua nën mbrojtjen e

Tesi Basho i cilësuar si një person me rrezikshmëri të lartë, i cili u arrestua sot në Vlorë, nuk është një emër i panjohur.
Në maj të këtij viti emri i tij u denoncua edhe nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Berisha shkruante se Basho, që jetonte në Selenicë të Vlorës, ishte nën mbrojtjen e policisë, edhe pse i shpallur në kërkim.
Qytetari dixhital denonconte faktin se Basho, edhe pse në kërkim nga shteti italian, bëri dasmë nën mbrojtjen e policisë.

?Tesi Basho, i shumë kërkuari që bëri dasmën në mbrojtjen e policisë, është i dënuar përjetë për vrasjen e dy italianëve!
Lexoni mesazhin e qytetarit dixhital. sb Doktor. Lidhur me mesazhin tuaj të djeshëm desha të shtoj se Tesi Basho që u martua dhe bëri dasëm nën mbrojtjen e policisë është arratisur nga burgu në Itali. I dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e dy italianëve. Shetit i lirë nëpër Vlorë. Në Selenicë bashkë me Robi Llanaj ka ngritur perandorin e krimit të gjithë Vlores. Policia në Selenic është e terrorizuar nga banda. Qe ka kontroll në të gjithë zonën. Askush s?flet. Grabitjet pasojnë njëra tjetrën. Drejtoria e policisë se Vlorës ka dijeni për këtë situat. Por askush nuk vepron. Terron ditën dhe natën në gjithë Selenices?, thuhej në mesazhin e publikuar nga Berisha./CNA.al

Lajmet e fundit nga