LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

FMN 'shkund' Ramën: S'ke rritje, por rënie të ekonomisë!

16 Tetor 2019, 14:43, Ekonomi CNA
FMN 'shkund' Ramën: S'ke rritje, por rënie

Ekonomia shqiptare po rrudhet dhe po shkon drejt greminës. Edhe pse kryeministri i vendit, Edi Rama, ‘betohet’ për një rritje të ekonomisë së vendit, duket se financat kanë marrë një tjetër ‘shuplakë’ nga ndërkombëtarët.

Pas Bankës Botërore, ka qënë Fondi Monetar Ndërkombëtar, që është shprehur pesimist në lidhje me rritjen e ekonomisë shqiptare. Në raportin e tyre për vitin 2019 të ?Pasqyrës Ekonomike Globale, tetor 2019?, FMN-ja, pret që ekonomia të rritet me 3%, nga 3.7% që ishte pritshmëria në raportin e prillit.

Ndërkohë që pak ditë më parë, Banka Botërore e çoi treguesin e saj në 2.9%, nga 3.6% që e kishte më parë. Rishikimi në ulje nga të dy institucionet, u bë pasi të dhënat e INSTAT për 6 muajt e parë të vitit treguan se rritja reale u përgjysmua, nga mbi 4% në gjashtëmujorin e parë 2018, në 2.2-2.3% në janar-qershor 2019, si rrjedhojë e efektit të rënies së prodhimit të energjisë, tkurrjes së ndërtimit nga mbarimi i projektit TAP dhe mbylljes së aktivitetit të lojërave të fatit.

Shqipëria pritet që këtë vit të ketë ndër ritmet më të ulëta të zgjerimit ekonomik në rajon, së bashku me Bosnjë-Hercegovinën (2.8%) dhe në të njëjtin nivel me Malin e Zi. Rekordin e mban Kosova me 4.2%, e ndjekur nga Serbia me 3.5%, Maqedonia e Veriut, me 3.2%.

Lajmet e fundit nga