LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E refuzuan 80% e qytetarëve/ Kryemadhi sulmon ashpër Veliajn

16 Tetor 2019, 19:18, Politikë CNA
E refuzuan 80% e qytetarëve/ Kryemadhi sulmon ashpër Veliajn

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin ?Aktualitet? në Fax News, ka sulmuar ashpër kryebashkiakun e Tiranës, Erion Veliaj.

Sipas Kryemadhit, Veliaj shuplakën më të madhe e mori në 30 qershor, pasi, sipas saj, refuzuan ta votonin 80% e qytetarëve.

?Nëse Edi Rama mendon për të bërë keq, për të vjedhur 60 minuta të ditës, Veliaj në 24 orë të ditës mendon për pushtetin e tij personal në mënyrë më të tmerrshme.

Shuplakën më të madhe Erion Veliaj e ka marrë më 30 qershor. 80 mijë  qytetarë nuk vajtën ta votonin. Mund të dalë 7 herë në ditë siç del përditë  në televizion por ai e di  mirë që Tirana nuk e do.

Nuk mund të them që nuk janë asfaltuar rrugë brenda pallateve, por ka zhdukur hapësirate gjelbra. Nga pyll orbitral na a ka bërë pyll pallatesh”, u shpreh Kryemadhi./CNA.al

Lajmet e fundit nga