LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Djegia e mandateve/ Ish-presidenti i Bundestagut “grusht” të fortë Bashës

16 Tetor 2019, 12:54, Politikë CNA
Djegia e mandateve/ Ish-presidenti i Bundestagut “grusht” të

Ish-presidenti i Bundestagut gjerman, Norbert Lammert ka folur me tone mjaft kritike në lidhje me vendimin e kreut të PD-së, Lulzim Basha për të djegur mandatet e deputetëve.

I pranishëm në një aktivitet të organizuar nga  Fondacioni politik gjerman ?Konrad Adenauer?, Lammert tha se demokracia dështon kur palët e shohin më të rëndësishëm rivalitetin mes tyre sesa përgjegjeësinë e përbashkët.

?Unë si qytetar dhe demokrat gjerman, duke pasur parasysh dështimin e madh me demokracinë e parë dhe suksesin e me demokracinë e dytë në Gjermani, dua të them se demokracia e parë gjermane ka dështuar sepse edhe ata pak demokratë të asaj kohe të Republikës së Vajmarit, rivalitetin mes tyre ishte e shikonin si më të rëndësishëm se përgjegjësinë e përbashkët dhe si mik i mirë i lejoj vetes të them, se mos vallë kjo vlen edhe për të tashmën dhe të ardhmen shqiptare?

Por, me një bindje akoma më të fortë mund të them se nuk më përlqeu kur socialistët bojkotuan parlamentin sepse fitoi PD apo aq më pak më vjen kur demokratët bojkotuan parlamentin se nuk u pëlqeu rezultati?-tha ndër të tjera Lammert./ CNA.al

Lajmet e fundit nga