LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Denoncim i “STOP” për prostitucionin e të miturave/ Dy të arrestuar, një tjetër në kërkim

16 Tetor 2019, 09:08, Kronika CNA
Denoncim i “STOP” për prostitucionin e të miturave/ Dy

Pas denoncimit të rastit në emisionin invstigativ “Stop”, ndalohen dhe procedohen 4 shtetas për veprat penale “Shfrytëzimi i prostitucionit me të mitur” dhe “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.

Policia e Korçës ka arrestuar dy persona dhe ka shpallur në kërkim një person tjetër. Gjithashtu është proceduar penalisht pronarja e lokalit.
Specialistët e Seksionit për Trafiqet e Paligjshme në Drejtorinë Vendore të Policisë Korçë, duke marrë shkas, nga rasti i transmetuar në datën 15.10.2019, në emisionin investigativ “Stop”, bënë ndalimin e shtetasve: Dh. K, 53 vjeç dhe L.D, 33 vjeç.

Gjithashtu shpallën në kërkim shtetasin R.T, 19 vjeç, banues në Korçë, si edhe filluan procedimin penal në gjendje të lirë ndaj shtetases K.K, 41 vjeçe, banuese në fshatin Boboshticë, Korçë, pasi në bashkepunim mes tyre, kanë shfrytëzuar për prostitucion një shtetase të mitur, në lokalin e 41-vjeçares.

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës të Shkallës së Parë Korçë për veprime të mëtejshme./CNA.al

Lajmet e fundit nga