Connect with Us

Artan Hoxha: Edhe Marsida është në rrezik, di shumë!

Politikë

Artan Hoxha: Edhe Marsida është në rrezik, di shumë!

Publikuar

-

Edhe pse tha se ishte viktimë e përndjekjes së Dritan Haxhollit, Marsida Qatja rrezikon të dënohet me 5 vite burg, me akuzën e “përdorimit dhe mbajtjes së lëndëve narkotike”.

Lidhur me vrasjen në Kavajë, gazetari Artan Hoxha në ‘Opinion’, tha se vrasja ka lidhje me prishje të pazareve të drogës. Sipas tij, edhe Qatja është në rrezik pasi di shumë.

“Vajza është në rrezik tani e mbrapa, ajo di motivin e vërtetë për këtë ngjarje. Hetimi po shkon në një rrjedhë tjetër, janë prishje të pazarit. Kjo shpjegon faktin pse ata janë bashkë, pse pozojnë kaq hapur”, tha Hoxha./ CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bojaxhi: Reforma në drejtësi, një grackë që iu është shitur qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Për Gjergji Bojaxhiun reforma në drejtësi është një grackë që iu është shitur shqiptarëve, pasi mjeti kryesor për të pastruar politikën nga krimi është vota.

“Qytetarëve u është shitur sikur një reformë e thellë në drejtësi do pastrojë politikën, drejtësia mund të mos bëjë pastrime në politike, por unë mendoj që çdo mjet ka rolin e vet kur bën diçka.

Mendoj që drejtësia është një mjet kirugjikal për të bërë pastrime rregullime. Politika shqiptare ka problem ka një problem rrënjësor dhe të gjerë të korrupsionit dhe mendoj që mjeti i parë është një pastrim me votë. Është një grackë që ia ka shitur qyteraëve këtë gjë dhe duke i thën që vazhdoni në rutinën tuaj, në ato pazaret që bën secili qoftë me votën e vet dhe mënyrën si mendon se ne do zgjedhim 100 gjyqtarë e prokurorë të cilët do bëjnë me dedikim e heroizëm atë që ne si qytetarë refuzojmë ta bëjmë, që me votën tonë të pastrojmë pisllikun nga politika”.

Bojaxhiu shprehet se alternativat krijohen me votë, ndërsa akuzon partitë që e kanë marrë peng vendin.

LEXO EDHE:  Artan Hoxha thirrje prokurorëve: Flisni për dosjet “e nxehta” dhe jo për…

“Alternativat krijohen me votë. Këto parti e kanë marrë peng vendin dhe shoqërinë. Po me votë ne ose do të reformojmë këto parti, ose do krijojmë të reja. Mendoj se është e pamundur për t’u reformuar nëse nuk jepen mesazhe të forta me votë dhe ne e kemi provuar që kemi ndëshkuar një palë, por duke qene të ngjashme në nepotizëm.

Ne nuk jemi një shoqëri adoleshente si në vitet ‘90 dhe ishim më të gatshëm për të ndëshkuar një që bënte gabim. Ka ardhur momenti që shoqëria është pjekur e lodhur se nuk është e gatshme të bëjë eksperimente. Jo se qytetarët e duan Ramën, por kreu i opzitës nuk i kënaq.

Reforma në drejtësi mund të bëjë pastrime në mënyrë targetuar të politikës jo në volum”. /abcnews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko: Disa media përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim

Publikuar

-

Nga

Romina Kuko, Zv-ministre e brendshme ka reaguar për disa aludime filluar ne media nga gazeta Koha Jonë lidhur me marrdhenien e saj me ambasadorin e Luigi Soreca, përfaqësues i BE në Tiranë

Në  Twitter Kuko shkruan “Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta kërkon referendum/ Koçi: “Presidenti, i menderosur!”

Publikuar

-

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi,  i qenë prezent në emisonin “Pa Protokoll” teksa komentoi qëndrimin e presidentit Meta ndaj ambasadorëve, tha se ky i fundit u shfaq i frikësuar në konferencën për mediat dhe këtë sipas tij e tregoi edhe ngritja e zërit.

“Mua Presidenti mu duk i menderosur, një situatë frike që është munduar ta kalojë me ngritje zëri.

LEXO EDHE:  Luftë mes bandave në Shkodër/ Si u ekzekutuan dy vëllezërit

Ishte leximi i një komunikate në një miting.  Ajo ishte një komunikatë për shtyp që mund ta lexonte edhe zëdhënësi i Presidentit.

Është në një pozitë shumë të vështirë. Skema me Muçin i dështoi.

Ky që ne shohim këtu është Ilir Meta i vërtetë“, tha Koçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE