LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Arrestimi i kriminelit të rrezikshëm/ Policia “blindon” Vlorën, çfarë paralajmërohet

16 Tetor 2019, 14:07, Kronika CNA
Arrestimi i kriminelit të rrezikshëm/ Policia “blindon”

Forca të shumta kanë ?blinduar? Vlorën pas arrestimit të kriminelit të shumë kërkuar Tesi Basho dhe vëllai i tij.
Mësohet se në Vlorë kanë mbërritur forca të shumta edhe nga Tirana të cilët vijojnë kontrollet e detajuara për të kapur të tjerë persona, që mund të kenë lidhje me Bashon, që është anëtar i bandës së Llanajve.
Tesi Basho akuzohet për vrasjen e dy prostitutave në Itali, arratisjen nga burgu italian dhe vepra të tjera të rënda penale. Bëhet me dije se priten të tjera arrestime  për persona me rrezikshmeri. /CNA.al

Lajmet e fundit nga