Connect with Us

Aksident tragjik/ 18-vjeçari shtypet për vdekje nga ruli në punë

Kronika

Aksident tragjik/ 18-vjeçari shtypet për vdekje nga ruli në punë

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Bypassin e Fierit, pranë fshatit Pojan.

Mësohet se një 18 vjeçar, është shtypur aksidentalisht për vdekje nga një rrul në punë.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Pojan, ndërsa viktimë ka mbetur shtetasi me inicialet M.K, 18 vjeç, banues në Tepelenë (punëtor).

Në vendengjarja ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

Njoftimi i policisë:

Sot rreth orës 16:15, në Bypassin e Fierit, në afërsi të fshatit Pojan, shtetasi K.N, 41 vjeç, banues në Memaliaj, duke drejtuar mjetin tip “Rrul” që ngjesh asfaltin, ka goditur shtetasin M.K, 18 vjeç, banues në Tepelenë (punëtor) i cili ka gjetur vdekjen e menjëhershme.Në vendengjarja ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E rëndë në Shkodër/ Plagoset me thikë një person

Publikuar

-

Një person është qëlluar me thikë mbëmjen e sotme në Bushat, në Vaun e Dejës.

Ka qenë një telefonatë në urgjencën e Shkodrës ajo që ka vënë në lëvizje policinë e cila është nisur me urgjencë drejt vendit të ngjarjes.

Sipas të dhënave paraprake dyshohet për një person të plagosur.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes.

LEXO EDHE:  Berat/ Makina aksidenton një fëmijë 8-vjeçar

Vijon..

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përleshje të përgjakshme mes shqiptarëve në Itali

Publikuar

-

Katër shqiptarë, dy prej të cilëve vëllezër, janë përfshirë një një përleshje të përgjakshme mes tyre në Itali.

Sherri ka ndodhur në Via Montevergine, pranë Via Azezio ku të rinjtë e kishin lënë të sqaroheshin shkruajnë mediat italiane.

Fillimisht ata kanë diskutuar ashpër me njëri-tjetrin por situata ka percipituar në përdorimin e dhunës, me shkopa bejzbolli dhe shufra hekuri duke marrë plagë të shumta.

LEXO EDHE:  Aksidentoi për vdekje 32-vjeçarin dhe u largua nga vendngjarja/ Arrestohet shoferi

Të katër personat mësohet se janë arrestuan dhe janë në pritje të gjykimit./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

E rëndë në Rrëshen/ Studentja e Inxhinierisë i jep fund jetës, hidhet nga kati i 11 i pallatit

Publikuar

-

Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin e Rrëshenit, ku një vajzë e re i ka dhënë fund jetës duke u hedhur nga kati i 11 i pallatit.

Ngarja e rëndë raportohet se ka ndodhur në orët e vona të mbrëmjes së djeshme, ndërsa viktima është identifikuar si Adela Gjoka, studente në vitin e fundit në fakultetin e Inxhinierisë së Ndërtimit në Tiranë.

LEXO EDHE:  E rëndë në Tiranë/ Urbani përplas dy këmbësorë

Ditët e fundit, e reja kishte shkuar në familjen e saj në Rrëshen pasi ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike.

Sipas familjarëve, lidhur mbi gjendjen ajo kishte kryer dhe një kontroll mjekësor pak dit më parë./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE