Connect with Us

23 mijë euro kokainë/ Pranga shqiptarëve në Britani

Kronika

23 mijë euro kokainë/ Pranga shqiptarëve në Britani

Publikuar

-

Dy shqiptarë janë dënuar me 32 muaj grup pasi trafikuan kokainë dhe kanabis në Britaninë e Madhe.

Policia e Sussex bën me dije se sasia e trafikuar kap vlerën e 23,000 eurove.
Mediat e huaja zbulojnë se shqiptarët e arrestuar janë Eraldo Saraseli, 20 vjeç dhe Klaudio Ago, 27 vjeç, nga Bristol Gardens, Brighton. Ata u arrestuan më 30 prill dhe secili u akuzua për dy vepra penale posedimi me qëllim furnizimin me kokainës dhe kanabis në Neë Steine, Brighton.

Gjithashtu, Saraseli u akuzua edhe për posedim të dokumenteve të rreme të identifikimit.
Shqiptarët u paraqitën në Gjykatën Hove Crown në 27 Shtator për tu njohur me masën e sigurisë.
Si ndodhi arrestimi?

Gjykata dëgjoi që policët e ekipit për parandalimin dhe hetimin e Brighton panë dy burra, në 28 prill në Rrugën St James. Ata ishin duke hyrë brenda një apartamenti në Neë Steine. Oficerët kryen një urdhër kërkimi në banesë dhe gjetën një sasi të madhe droge dhe parash. Por në këtë moment të dy shqiptarët kishin ikur.

Ata më pas arrestuan Klaudio Agon, i cili përputhej me përshkrimin e burrit tjetër të parë me Eraldo Saraseli, në Rrugën St James’s. Saraseli i pranoi akuzat dhe u dënua me dy vjet e tetë muaj. Po ashtu edhe Klaudio Ago pranoi akuzat dhe ai gjithashtu u dënua me dy vjet e tetë muaj.
“Të dy shqiptarët do të depërtohen në Shqipëri pasi të kenë vuajtur dënimet e tyre”, shtojnë mediat e huaja./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Kronika

E kishin kthyer shtëpinë në laborator droge/ Arrestohen 2 shqiptarë në Angli

Publikuar

-

Dy shqiptarë, emigrantë të paligjshëm në Angli janë arrestuar për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike

Të arrestuarti janë Rajmond Dani, 24 vjeç dhe Adrian Gollakij, 29 vjeç. Policia zbuloi se në banesën ku ata qëndronin, në Quinton, mbillej hashash. Në çdo dhomë kishte drogë, përpos njërës prej tyre shkruajnë mediat angleze.

LEXO EDHE:  Tentoi të grabisë një shtetase/ Arrestohet i riu korçar

Oficerët gjetën gjithsej 541 bimë në të gjithë shtëpinë, e cila nëse do të shitej shqiptarët do të fitonin 450 000 paund.

Dy shqiptarët kanë deklaruar se janë detyruar të merren me këtë aktivitet, pasi iu kishin borxh personave të tretë, të cilët i kishin ndihmuar për të shkuar në Angli./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përplaset nga kamioni/ Humb jetën një shqiptar në Greqi

Publikuar

-

Një shqiptar ka humbur jetën dhe një tjetër është plagosur rëndë sipasojë e një aksidenti në Greqi.

Sipas mediave greke, dy shqiptarët po udhëtonin me një makinë tip “Mercedez-Benz”, kur u përplasën nga një kamion në autostradën e vjetër Thebës-Livadia.

Përplasja ishte fatale për shqiptarin 49-vjeçar që vdiq menjëherë pas plagëve të marra.

LEXO EDHE:  Sondazhi i KE zbulon listën e gjatë të gjërave që nuk u mban xhepi shqiptarëve

Ndërkaq, mësohet se policia ka arrestuar shoferin e kamionit që shkaktoi aksidentin me pasojë vdekje./CNA.al

 

 

LEXO TE PLOTE

Kronika

Përleshje fizike në Korçë/ Dy vëllezër bëjnë për spital 40-vjeçarin, i shkatërrojnë edhe makinën

Publikuar

-

Një sherr mes tre personave ka ndodhur në dalje të qytetit të Korçës, ku dy vëllezër kanë rrahuar një 40-vjeçar.

Gjatë konfliktit ata kanë dëmtuar edhe automjetin tip “Benz” në pronësit të të plagosurit.

I palgosuri është dërguar në spitalin e Korçës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjeksore, ndërsa dy vëllezërit janë shoqëruar në Komisariatin e Korçës.

Njoftimi i policisë:

Më datë 22.11.2019, në dalje të qytetit, në rrugën Korçë-Ersekë, dy shtetasit A.D., 22 vjeç dhe  D.D., 33 vjeç, (vëllezër) banues në Korçë, pas një konflikti për motive të dobëta, dyshohet se kanë goditur me sende të forta shtetasin O.M., rreth 40 vjeç, banues në Lubonjë, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

LEXO EDHE:  Tentoi të grabisë një shtetase/ Arrestohet i riu korçar

Gjatë konfliktit, autorët e dyshuar të ngjarjes, kanë dëmtuar me sende të forta, edhe mjetin tip “Benz” në pronësi të shtetasit O.M. Në ambjentet e Komisariatit ndodhen të shoqëruar të dy shtetasit A.D., dhe D.D., me të cilët po kryhen veprimet e mëtejshme proceduriale. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./CNA.al

LEXO TE PLOTE