LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

"Vizita e Ramës në Beograd kërcënim për BE-në"

15 Tetor 2019, 19:35, Politikë CNA
"Vizita e Ramës në Beograd kërcënim për

E ftuar në studion e ?Real Story?, kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi është shprehur se vizita e fundit e kryeministrit Rama në Beograd për Shengenin ballkanik ishte një kërcënim për vendet e Bashkimit Europian.

Sipas Kryemadhit, Rama në këtë rast ishte duke i treguar lëvizjen e radhës Europës nëse nuk do të hapeshin negociatat.

?Unë vajtjen e Ramës në Beograd e shoh si një kërcënim ndaj vendeve të BE-së. Pra nëse nuk hapni negociatat unë ndërroj drejtim. Pra nëse Shqipëria merr një ?jo?, unë ju godas me kamzhik dhe nëse i hapni negociatat unë atëherë ju përkëdhel?, është shptrehur ndër të tjera Monika Kryemadhi./ CNA.al

Lajmet e fundit nga