Connect with Us

“T’ua hedhësh fajin të tjerëve është gjëja më e thjeshtë”/ Zbardhet takimi i Bashës me Glover

Politikë

“T’ua hedhësh fajin të tjerëve është gjëja më e thjeshtë”/ Zbardhet takimi i Bashës me Glover

Publikuar

-

Kreu i PD Lulzim Basha bën me dije se i shpreha asaj vlerësimin për kontributin e vazhdueshëm të ODIHR për proceset zgjedhore në Shqipëri, gjatë takimit me Glover.
Sipas Bashës, reforma zgjedhore është vendimtare dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë.
“Me drejtuesen e misionit të OSBE/ODHIR, ambasadoren Audrey Glover. I shpreha asaj vlerësimin për kontributin e vazhdueshëm të ODIHR për proceset zgjedhore në Shqipëri.
Reforma zgjedhore është vendimtare për ne dhe e vetmja rrugë për të dalë nga kjo krizë. T’ua hedhësh fajin të tjerëve është gjëja më e thjeshtë por nuk arrin askund! Ndaj ne duhet të besojmë dhe punojmë fort për ta realizuar këtë reformë. Opozita ka një strategji të qartë dhe është momenti për ta zbatuar pa humbur kohë!
Të gjithëve na takon të punojmë pa u lodhur për të ndërtuar një të ardhme më të mirë për fëmijët tanë.
Një të ardhme ku të kemi një qeveri me të vërtetë të njerëzve, të zgjedhur nga njerëzit dhe që punon vetëm për njerëzit”, shkruan Basha./CNA.al

1 Koment

1 Koment

  1. Red

    15 Tetor, 2019 at 4:06 pm

    Po ajo zonja tha nai fjale o Bashe apo vetem ti fole per gjys ore.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ky Parlament nuk është normal”/ Duka: Moralisht, pro shpërndarjes së tij

Publikuar

-

Nga

duka

Kreu i Partisë Agrare Ambientaliste, Agron Duka ka reaguar referuar fjalëve për një shpërndarje të mundshme të Parlamentit nga ana e Presidentit Meta.

I pyetur se, a mund të jetë kjo një mundësi e ardhur pas takimit të nesërm me Metën, në një intervistë në Ora News, Duka është shpreur se kjo ligjërisht i takon Presidentit dhe vendos ai.

Teksa deklaron se Parlamenti aktual nuk është normal, Duka ka thënë se është moralisht dakord për një shpërndarjen e këtij institucioni.

Megjithatë, marrja e një vendimi të tillë, sipas kreut të PAA-së është tepër i rëndësishëm dhe kërkon të studiohet me shumë kujdes.

“Unë nuk e di, sepse nuk jam unë që vendos, por është institucioni i  Presidentit. Të shprehem unë sot që jam dakord apo nuk jam dakord me shpërndarjen e Parlamentit është një barrë e rëndë për kaq formim sa kam unë. Mendoj që presidenti do ta marrë me shumë kujdes për të marrë një vendim që i takon apo jo presidenti. Është ai që e vendos. Një gjë mund të them, që ky nuk është një parlament normal. Një parlament i cunguar me 122 anëtarë. Nga ana tjetër, pavarësisht se mund të ketë elementë që bëjnë opozitë reale, për këtë të jemi realist, por shumica e këtyre njerëzve janë konfirmuar me pozitën dhe pothuajse kemi një parlament monopartiak. Moralisht do të isha dakord, ligjërisht nuk jam unë që e vlerësoj”, është shprehur Duka./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasjet për Kushtetusen/ Shalsi: Meta vazhdon të na surprizojë

Publikuar

-

Ministri i Shtetit për Mbrojtjen e Sipërmarrjes, Eduard Shalsi, i ftuar në “Mbrëmja në ABC”,  ku po diskutohen përplasjet për Gjykatën Kushtetuese, është shprehur se këto janë përpëlitjet e fundit të atyre që nuk e kanë dashur këtë Reformë.

“Është një betejë që do vazhdojë edhe për pak. Ndoshta janë përpëlitjet e fundit të gjithë atyre që nuk e kanë dashur këtë Reformë, kanë qenë kundër saj, dhe mesaduket do vazhdojnë përpjekjet për të mos e lejuar ta vijojë.”

Sa i përket deklaratave të Presidenti për të hedhur në gjyq kreun e KED, Shalsi theksoi se ky nuk është një veprim i panjohur, por vijmësi e qëndrimeve të Presidentit kundër Reformës në Drejtësi.

“Nuk është veprim i panjohur, është vijmësi e qëndrimit të Presidentit kundër Reformës në Drejtësi dhe institucioneve.

Edhe sot nuk na surprizojë kur sulmojë një ambasadore të Bashkimit Europian duke e quajtur si vegël të Rilindjes. Presidenti si duket do të bëjë ccështë e mundur për ta penguar.

LEXO EDHE:  Foto- Basha i braktisur/ Në selinë e PD-së ka rënë zia

Janë vetëm 4 anëtarë të Gjyakatës Kushtetuese, por qartëzi jurisprudenca tregon rrugën që ne kemi marrë. Jemi këshilluar dhe me ekspertë ndërkombëtarë.

Nëse do të shohim të gjithë rrugëtimin që ka pësuar Reforma në Drejtësi, nuk është rasti i parë dhe nuk do jetë as i fundit, sicc ka qenë opozita që kanë dashur vazhdimisht ta pengojnë Reformën.

Në këtë Reformë nuk kemi qene vetëm. Pa mbështetjen e partnerëve tanë nuk do kishte qene e mundur asgjë. Ccdo hap e kemi ndërmarrë duke u konsultuar me parnerët stategjik, Bashkimin Europian dhe SHBA.

Luftën që i kanë shpallur titullarëve të ndryshëm në institucionet e BE vazhdojnë ta bëjnë dhe më e fundit është rasti i sotëm.”, u shpreh Shalsi./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Si e kam njohur…”/ Rrëfehet Mustafa Nano: Rama, kryeministri më i trishtuar në botë

Publikuar

-

Nga

Mustafa Nano

Moderatori Mustafa Nano ka hedhur në treg kohët e fundit librin e tij të titulluar “Si e kam njohur”.  I ftuar në emisionin “Historia ime”, Nano ka komentuar këtë botim, i cili ka ngjallur polemika që prej parathënies mjaft provokative  dhe për të vijuar më pas me rrëfimin e njohjes së tij me 55 figura publike.

“Është një mënyrë për të folur për vendin, për Shqipërinë. Duke folur për personazhet që kanë dominuar skenën politike, kulturore, në përgjithësi skenat, ti në njëfarë mënyre ke folur për vendin.

Ka shumë mënyra për të folur për Shqipërinë dhe njëra prej tyre është edhe kjo. Për të trajtuar personazhet që kanë bërë kohën e mirë dhe kohën e keqe, shiun dhe diellin, që kanë krijuar dramë dhe kanë zgjidhur probleme, ndonjëherë.

Megjithëse kanë zgjidhur probleme në fakt, shpeshherë që kanë krijuar vetë, por gjithsesi kjo është Shqipëria”, është shprehur Nano.

Ndërsa komenton njohjen me kryeministrin Edi Rama, një prej personazheve të trajtuar në librin e tij, analisti shprehet se me Ramën nuk ka pasur marrëdhënie shumë të afërta, por thjesht kontakte të natyrës intelektuale.

LEXO EDHE:  Jo trajtim special për politikanët/ Basha sqaron propozimin për Vettingun në politikë

Teksa shprehet se fillimisht ka qenë i inspiruar nga natyra e tij, analisti shton se tashmë kryeministri e ka humbur motivimin dhe është personi më i trishtuar në botë.

“Rama, ndër personazhet e librit, është njëri prej atyre që unë e njoh më mirë sepse kam pasur edhe kontakte personale.

Kontaktet e mia personale me Ramën kanë qenë kontaktet e mia më të mira me një politikan sepse kanë qenë të natyrës intelektuale.

Kemi shkëmbyer idera politike, nuk kam pasur marrëdhënie siç kanë shumë kolegë të mi me politikanët, që i kanë shumë të afërta.

Nuk i kam pasur asnjëherë të afërta, jemi takuar, kemi biseduar, kemi shkëmbyer ndonjë libër.

E këtij niveli, e këtij lloji ka qenë marrëdhënia.

Si politikan e kam ndjekur vazhdimisht, fillimisht më ka inspiruar me natyrën e vetë, me kurajon e vetë.

Por me kalimin e kohës, Rama i ka humbur motivimet e mira që ka pasur, nuk ka më motivime, është i zbrazët nga motivimet.

Por unë e shoh, ai është edhe i trishtuar, është kryeministri më i trishtuar në botë”./CNA.al

LEXO TE PLOTE