LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Tentoi të furnizonte makinën me lekë të falsifikuara/ Arrestohet 52-vjeçari

15 Tetor 2019, 08:36, Kronika CNA
Tentoi të furnizonte makinën me lekë të falsifikuara/

Policia e Lezhës ka arrestuar një person pasi tentoi të furnizojë mjetin me lekë të falsifikuara.

Specialistët për hetimin e krimit ekonomik – financiar në Drejtorinë e Policisë Lezhë, pas njoftimit të marrë se një shtetas në një pikë karburanti në Kallmet ka furnizuar mjetin duke paguar me një kartmonedhë 5 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, kanë organizuar punën duke arrestuar në flagrancë shtetasin H.T. 52 vjeç, banues në Durrës.

Gjithashtu, gjatë kontrollit fizik i janë gjetur e sekuestruar me cilësinë e proves materiale edhe 33 mijë lekë ( të reja) të dyshuara të falsifikuara, të ndara në kartmonedha pesë mijëshe, dy mijëshe dhe një mijëshe.

Materialet procedurale në ngarkim të tij iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Lezhë për veprën penale ” Falsifikim i monedhave “./CNA.al

Lajmet e fundit nga