Connect with Us

Shqipëria e Maqedonia e Veriut në dhomën e pritjes/ Roth jep shpresa për dritë jeshile

Politikë

Shqipëria e Maqedonia e Veriut në dhomën e pritjes/ Roth jep shpresa për dritë jeshile

Publikuar

-

Ministrat e Jashtëm të BE vendosin sot për çeljen e negociatave me Shqipërinë e Maqedoninë e Veriut. Franca mund të vendosë veton. Ekspertë gjermanë shpjegojnë, pse u duhet perspektiva e anëtarësimit këtyre vendeve.

Ministrat e Jashtëm të BE që diskutojnë të martën (15.10) në Luksemburg për fillimin e bisedimeve të anëtarësimit me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut ndoshta do të kenë një diskutim jo fort të gjatë. Franca ka paralajmëruar se do të pengojë me veto fillimin e bisedimeve të anëtarësimit. Ky vend është i mendimit, se reformat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut nuk janë të mjaftueshme, shkruan gazeta gjermane “Handelsblatt”. Presidenti francez, Emmanuel Macron kërkon më parë një reformim të thellë të procesit të anëtarësimit si kusht për të dhënë miratimin e tij.

Josef Janning, drejtues i zyrës së Berlinit të Këshillit Europian për Marrëdhëniet e Jashtme që i kushtohet politikës së jashtme europiane, e kupton shqetësimin e Francës. “Francezët kanë qenë gjithmonë të shqetësuar se Bashkimi Europian përmes shtimit të anëtarëve do të dëmtohej dhe në fund do të mbetej vetëm tregu, e nëse mbetet vetëm tregu, atëherë as ai nuk do të mbetej një ditë… Po të hedhësh vështrimin pas, mund të thuash, se kjo frikë nuk ishte aq e paargumentuar”, thekson Janning për radion gjermane, “Deutschland Funk”.

Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i duhet perspektiva e anëtarësimit

Megjithatë eksperti nuk sheh rrugë tjetër për BE, veç çeljes së negociatave. “Duhet parë edhe ana tjetër, nëse nuk ka një qëllim, një perspektivë të besueshme anëtarësimi, atëherë për aktorët politikë aty bëhet e vështirë, për të mos thënë se bëhet shumë e vështirë t’i qëndrojnë kursit për t’i afruar vendet e tyre në mënyrë konsekuente në drejtim të BE.” Sipas tij, fillimi është i lehtë, por më pas puna bëhet serioze dhe pikërisht në këtë fazë duhet vullneti i fortë politik për t’iu mbetur besnik reformave. Në këtë kuptim ndihmon shumë perspektiva e anëtarësimit, thotë Janning.

DW-Interview der Woche Josef Janning (DW)
Eksperti gjerman, Josef Janning

Jo vetëm inkurajimi për reforma që i duhet dhënë këtyre vendeve në rrugën e afrimit me standartet e BE është një argument pro çeljes së tyre për ekspertin gjerman. Josef Janning shikon edhe një interes të BE për zgjerimin me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në drejtim të sigurisë. “Për BE shtrohet pyetja a mundet ajo t’i mbajë larg ato demokraci europiane që duan të futen brenda saj. Këtë ajo nuk mund ta bëjë, pa dorëzuar idenë se është vatër e të gjitha demokracive në Europë”, thekson Janning.

LEXO EDHE:  Fushatë e vrazhdë zgjedhore në Britaninë e Madhe

Roth: Kushtet janë përmbushur që të fillojnë negociatat

Krahas Francës, hezituese është edhe Holanda, e cila më shumë është për t’i thënë po çeljes së negociatave me Maqedoninë e Veriut. Me Shqipërinë ky vend sheh më shumë probleme, u shpreh kryeministri holandez, Mark Rutte në një takim të fundit me kancelaren Merkel në Berlin. Edhe Danimarka është skeptike.

Në BE veç vendeve të lartpërmendura ekziston një frymë pozitive për çeljen e negociatave, pas rekomandimit pozitiv të dhënë një vit më parë nga Komisioni Europian. Gjermania e mbështet çeljen e negociatave, pas disa kushteve imediate që vendosi Bundestagu, të cilat duhen realizuar deri në konferencën e parë të anëtarësimit, por edhe kushteve të tjera afatgjata.

Deutschland Michael Roth (DW/A. Shuka )
Michael Roth, ministër shteti për europën në Ministrinë e Jashtme gjermane

Në bisedimet në Luksemburg të martën, Gjermania përfaqësohet nga ministri i shtetit për Europën në Ministrinë e Jashtme, Michael Roth, i cili është një përkrahës i bindur i çeljes së negociatave. Në një intervistë të mëparshme për Deutsche Wellen, Michael Roth theksoi se kemi nevojë për unanimitet në Këshillin Evropian. “Të dyja vendet kanë bërë përparime të jashtëzakonshme. Nga këndvështrimi ynë, kushtet janë përmbushur që të fillojnë negociatat e pranimit. Por, natyrisht, ka ende shumë për të bërë në drejtim të sundimit të ligjit, pavarësisë së gjyqësorit. Edhe çështja e pajtimit në rajon është ende sprovë, jo vetëm për Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, por edhe për pjesën tjetër të Ballkanit Perëndimor. ”

Por nëse thirrjet e Michael Roth, se duhet të dërgojmë mesazhe inkurajuese pozitive në drejtim të Ballkanit Perëndimor do të dëgjohen nga vendet skeptike, kjo është më se e pasigurtë./ DW

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Ka dënuar 12 vjet burg Shullazin”/ Klodiana Lala flet për kandidatët për prokuror

Publikuar

-

Nga

Ndërkohë që diskutohej për profilin e 3 prokurorëve, pjesë e garës për kryeprokuror,  të cilët dhanë intervisën ditën e sotme në KLP, gazetarja e kronikës së zezë, Klodiana Lala, krahas kritikave për Arta Markun, ka bërë edhe vlerësimin e dy prokurorëve të tjerë, Mençaj dhe Çela.

Për Lalën, pavarësisht profilit të saj si një njohëse e mirë e botës akademike dhe njohëse e mirë e ligjit, Mençaj nuk është e duhura për kryeprokurore, pasi nuk staturën e duhur për t’i bërë ballë politikës.

“Mençaj nuk ka lidreshipin  e duhur”, shprehet gazetarja, ndërkohë që të kundërtën mendon për Olsian Çelën, i cili sipas saj sot u paraqit me një program të qartë dhe një vision për atë se çfarë do të bëjë nëse zgjidhet kryeprokuror.

“Unë njoh edhe zonjën Fatjona Mençaj edhe zotin Olsian Çela. Zonja Meçaj ka punuar pranë presidencës në kohën që Bujar Nishani ishte president. Ajo foli sot si një zonjë se do të jetë në krah të qytetarëve. Zonja Mençaj nuk kishte platformë, nuk ka garanci. Mençaj u shmang nga debati shpesh herë. Por sa i takon anës akademike është njohëse e mirë e ligjit, por mendoj se nuk ka lidershipin e duhur. E shohin edhe si person politik. Ajo po ashtu nuk ka staturën për të bërë ballë ndaj politikës. Unë mbështes çdo profesionist.

LEXO EDHE:  Franca refuzon zgjerimin e BE-së në Ballkan, pasi kjo forcon shumë Gjermanisë

LEXO EDHE:  "Ndihemi si një varkë në mes të oqeanit"/ Rama 'kritika' BE-së: Na kanë marrë me forcë busullën

Ndërsa Olsian Çela është drejtuesi i Prokurorisë së Rëndë. Në kohën e Olsian Çelës, është dënuar 12 vjet burg Shullazi, është dënuar grupi i Fierit që bënte trafik kokaine, që kishte të përfshirë njerëz të fuqishëm, biznesmenë e persona të krimit. Olsian Çela shpalosi një platformë. Ai tha se do të garantoj pavarësi të prokurorëve. Olsian Çela diagnostikoi të gjitha sëmundjet nga të cilat vuan Prokuroria sot. Çela deklaroi sot se kemi dënuar persona për një cigare, persona të dobët e kemi krijuar kaos social”, është shprehru Klodiana Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Fjalimi i Markut, gazetarja kryqëzon prokuroren/ “Nuk foli për tonelatat e kokainës, dosjet 339 dhe 184″

Publikuar

-

Nga

Të ndryshme kanë qenë opinionet e gazetarëve të ftuar në studion e “Real Story”, përsa i përket intervistës publike përbëllë KLP-së, të kandidatëve për postin e prokurorit.

Kritika ka patur për Prokuroren e Përgjithshme të Përkoheshme, Arta Marku, nga paneli i gazetarëve referuar deklaratave të saj se Prokuroria i ka duartë e lidhura. Ndërsa Mira Kazhani e ka justifikuar zonjën Marku duke u shprehur se kryeprokurorët sot kanë funksionin e një noteri. Për gazetarin Arion Sulo, Arta Marku ka fajet e veta sepse nga mosveprimi i saj kriza politike në vend ka marrë përmasa shumë të thella.

“Shqipëria është në krizë politikë me opozitës jashtë parlamentit për shkak të mos hetimit  të dosjeve për vjedhjeve të zgjedhjeve. Kjo është një peshqesh nga Arta Marku. Merr dosjen dhe e çon në Dibër. Ajo e zhbëri si dosje Zonja Arta Marku u zgjodh u tha se ishte përkohshme dhe ajo zgjat 6 muaj, dhe tani u be 2 vjet dhje kjo tregon anësinë e saj”, është shprehur Sulo.

Ndërkaq, për  gazetaren e kronikës Klodiana Lala, strategjia e Markut për të pranuar dështimet e saj përpara shqiptarëve, duke ardhur  pa asnjë program se çfarë do të bëjë në të ardhmen nëse zgjidhet në krye, do t’i ulë asaj pikë  në sytë e opinionit të gjerë.

Gazetarja ka kritikuar deklaratën e Markut për mospërmbushje të pritshmërive, teksa shprehet se ajo nuk foli fare për tonelatat e kokainës të kapur në Shqipëri, por as për dosjet e forta zgjedhore si ajo “339 dhe 184”.

LEXO EDHE:  Franca refuzon zgjerimin e BE-së në Ballkan, pasi kjo forcon shumë Gjermanisë

LEXO EDHE:  Fushatë e vrazhdë zgjedhore në Britaninë e Madhe

“Zonja Marku erdhi në krye të institucionit si një grua e pastër sa i takon përfshirjes në korrupsion. Në këtë seancë unë mendoj krejt të kundërtën. Unë pashë një Arta Marku që në vend se do të fliste për vizionin se si do të drejtonte në 7 vitet e ardhshme, ajo tha se unë nuk kam përmbushur pritshmërinë e publikut.Ajo tha se këto pritshmëri nuk i kam përmbushur se nuk kanë qenë në dorën time. Ajo ka lëvizur 80 prokurorë dhe i ka  transferuar.  Ajo tha se kam punuar nën presion mediatik dhe politik, por nëse nuk del mbi presionin politik, atëherë nuk mund ta bësh  rolin e  kryeprokurorit. Ajo shiti heqjen e mandatit e kryebashkiakut të Vorës, por çështja i shkoi e gatshme në tavolinë dhe nuk tha asgjë për dosjen 184 dhe 339 dhe nuk foli asnjë fjalë për tonelatat e kokainë që janë  kapur në Shqipëri.  Dosjet 184 dhe 339 janë dosje të mbaruara, vetëm nëse Spak i zgjon sërish”, është shprehur gazetarja Lala./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Kosova & Rajoni

Shengeni Ballkanik / Besa Osmani zbulon pse Kosova është kundër   

Publikuar

-

Nga

Kandidatja për postin e kryeministres së Kosovës, nëse zgjedhjet fitoheshin nga LDK, ka qenë e ftuar e vetme e emisionit “Opinion” të mbrëmjes së sotme ku “Shengeni ballkanik” ka qenë temë e diskutimit. E pyetur nga moderatori i emisionit lidhur me vlerësimin që LDK ka ndaj kësaj iniciative të përkrahur nga tre kryeministra, Edi Rama, i Shqipërisë, Zoran Zaev, i Maqedonisë së Veriut dhe Aleksandër Vuçiç, i Serbisë, Osmani është shprehur:

 Ne si LDK jemi deklaruar se nuk përkrahim një qëndrim të tillë. Unë jam deklaruar kundër dhe ditën që është mbajtur takimi në Novi Sad,. Për mua nuk ka qenë e kuptueshme pse është mbajtur ai takim, ose pse ka filluar ajo iniciativë me Serbinë pa u marrë dhe pjatimin e shteteve të tjera dhe në veçanti të Kosovës. Kosova sa është udhëhequr nga LDK ka refuzuar ide të ngjashme”, ka vlerësuar znj.Osmani.

LEXO EDHE:  BE pret përshpejtim të kursit të reformave nga Kosova

LEXO EDHE:  Cakaj justifikon dështimin për hapjen e negociatave/ “Fajëson” Bashkimin Europian

E pyetur rreth pasojave që mund të sjellë një “Shengen ballkanik” sipas modelit BE për Kosovës dhe Rajonin, Osmani është shprehur:

Janë të shumta, si në aspektin ekonomik dhe në aspektin e vendosjes së masës së reciprocitetit. Ne nuk mund të lidhim marrëveshje të tillë me Serbinë e cila e përdor për të dërguar zyrtarët e lartë shtetëror të cilët provokojnë incidente në Kosovës”.

LEXO TE PLOTE