LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Shkarkimi i saj trazoi “ujërat e politikës”/ Rudina Hajdari sqaron situatën

15 Tetor 2019, 11:13, Politikë CNA
Shkarkimi i saj trazoi “ujërat e politikës”/ Rudina

Deputetja demokrate Rudina Hajdari ka lajmëruar një konferencë për shtyp pas shkarkimit nga detyra si kryetare e grupit parlamentar të opozitës.

?Të nderuar qytetarë, sot në orën 17.00 do mbaj një konferencë për shtyp tek Kryesia e Kuvendit në lidhje me situatën aktuale mbi Grupin Parlamentar Demokrat. Ju ftoj të më ndiqni?, shkruan Hajdari.

Kujtojmë që prej mesditës së djeshme, janë trazuar ?ujërat e politikës?, pas shkarkimit të Hajdarit nga detyra.
Mbrëmjen e djeshme, Hajdari deklaroi se vazhdon të jetë në krye të grupit parlamentar, ndërkohë që zëvendësuesi i saj Korab Lita tha sot se Hajdari dha dorëheqjen verbalisht./CNA.al

Lajmet e fundit nga