LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Presidenti Meta takon kryeministrin italian

15 Tetor 2019, 16:40, Politikë CNA
Presidenti Meta takon kryeministrin italian

Pas takimit me kryeministrin Rama, kryeministri italian Giuseppe Conte, është pritur në takim edhe nga presidenti Meta.

Meta e ka vlerësuar për mbështetjen e vazhdueshme që Italia i ka dhënë Shqipërisë ndër vite në proceset e integrimit euro-atlantik të vendit.

Presidenti Meta tha se ?ndjekim me shumë vëmendje të gjithë debatin mbi vendimin që do të merret në Samitin e 17-18 tetorit për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut. Shpresojmë që qasja realiste e çeljes në parim të negociatave, për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut, të mbështetet nga të gjitha vendet anëtare?.

Presidenti i Republikës vlerësoi faktin se Italia mbetet një nga partnerët kryesorë tregtarë të Shqipërisë. Gjithsesi, vijoi Presidenti, ne konsiderojmë që ka ende shumë mundësi për t’u përdorur në intensifikimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ekonomik dhe shkëmbimeve tregtare. Në veçanti, presim një prani më të madhe të investitorëve italianë në Shqipëri, tha ai.

Një urë e fuqishme bashkëpunimi ndërmjet vendeve tona, tha Presidenti Meta janë edhe komuniteti arbëresh dhe emigracioni shqiptar në Itali. Presidenti inkurajoi që të rrisim bashkërisht përpjekjet për mbajtjen gjallë të gjuhës, kulturës e traditave të pasura shqiptare në vendin fqinj./CNA.al

Lajmet e fundit nga