Connect with Us

“Nuk prodhoi pasoja”/ Imami: Shkarkimi i Presidentit i vështirë

Politikë

“Nuk prodhoi pasoja”/ Imami: Shkarkimi i Presidentit i vështirë

Publikuar

-

“Një akt që nuk prodhon pasoja nuk gjykohet!” Kështu u shpreh ish ministri dhe themeluesi i Partisë Demokratike, Arben Imami teksa ka komentuar raportin e Komisionit të Venecias dhe nismën e mazhorancës  për shkarkimin e Presidentit Meta.

“Opinioni i Venecias është i rëndësishëm, për shkak se aty janë celebritete të së drejtës Europiane.

Sigurisht dhe atyre u ushtrohet presion politik, e rrumbullakosin ndonjëherë gjuhën, por kanë mbajtur një qëndrim serioz.

Unë them që akti i Presidentit nuk ka dhënë asnjë pasojë. Shkarkimi i një presidenti don arsye shumë të forta. Për mua nuk ka pikë rëndësie është apo jo dekreti i Presidenti në përputhje me Kushtetutën.

Është një akt që nuk ka dhënë pasoja në politike, dhe duke qenëse ka argument që mund të ketë kapërcyer, edhe këtë e vendos Gjykata Kushtetuese, atëherë çdo përpjeke në ketë drejtim nuk është e mençur, dhe e mirë për stabilitetin e vendit.

Një akt që nuk prodhon pasoja nuk gjykohet”, theksoi Imami./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Nuk është ambasada e SHBA/ Lorenc Vangjeli zbulon i kujt ishte zyrtari që kërcënoi zëdhënësin e Metës

Publikuar

-

Nga

Një ditë më parë, presidenti Ilir Meta ka phuar se zëdhënësi i tij, Tedi Blushi, është shantazhuar në emër të një ambasade të huaj.

“Po, zëdhënësi im, z.Tedi Blushi është shantazhuar në emër të një Ambasade të huaj në Tiranë, që të tërheqë një postim të bërë sot paradite për shkak të detyrës brenda 30 minutash. Kam kërkuar hetim të menjëhershëm. Shpresoj të jetë lojë e Rilindjes, por mjerë ata diplomatë që mund të kenë kërcënuar Zëdhënësin e Presidentit të Republikës”, shkroi kreu i Shtetit në rrjetin social.

Ndërkohë, mbrëmjen e djeshme në emsionin Opinion, analisti Lorenc Vangjeli ka dhënë të tjera detaje.

Analisti Lorenc Vangjeli tha mbrëmjen e djeshme në emisionin “Opinion” se zëdhënësi i presidentit Ilir Meta Tedi Blushi nuk është shantazhuar nga ambasada amerikane.

LEXO EDHE:  “Rrumpallë që harrohen deri në marrëzitë e radhës”/ Kulluri iu “nxjerr bojën” Ramës, Bashës dhe Metës

Sipas tij bëhet fjalë për Ambasadën italiane, pasi pretendon se një zyrtar i lartë i kësaj Ambasade e ka telefonuar Blushin menjëherë pas deklaratës së parë ku sulmonte Ambasadën amerikane, ndërsa tha se është bërë edhe padia.

“Nuk bëhet fjalë për ambasadën amerikane. Bëhet fjalë për ambasadën italiane. Është një zyrtar i lartë i ambasadës italiane, sapo ëshët bërë padia në prokurori. Bëhet fjalë për një telefonatë që i ka bërë zotit Blushi, pak çaste pasi kishte nxjerrë statusin e parë”, tha Lorenc Vangjeli./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Përplasjet President-qeveri/ Lubonja: ‘Eleminimi’ i Metës, alarm për shqiptarët

Publikuar

-

Nga

“Eleminimi’ i Metës, alarm i madh për të gjithë shqiptarët, kështu është shprehur analisti Fatos Lubonja.

I ftuar në studion e emisionit “Real Story”, duke bërë një paralele të situatës politike në vend me SHBA-në, Lubonja është shprehur se zgjidhja e ngërçit të Kushtetueses nuk duhet të shkonte tek Komisioni i Venecias.

“Është gabim kur thoni se ‘po e tha Amerika, ka mbaruar’. Amerika është një vend si gjithë të tjerët, me probleme, ka një President që “New York Times” i ka cilësuar 14 gënjeshtra. Pastaj kur erdhi Trump në pushte, ai tha; “hapeni këtë proces”. Mos ta marrim se Amerika është perfekte. Amerika pak ka ndërtuar? (Ka ndërtuar shtet autoritar) S’mund të shkojmë në Venecia. Pasi që ti të krijosh krediblitetin, dhe shqiptarët thonë; ‘ju jeni përfaqësues tanët dhe jo banda’. Kjo është rrugë e gjatë. Jeni në kapjen e drejtësisë. Dhe ‘eliminimi’ i presidenti është alarm i madh për të gjithë në që duam të jetojmë në një vend të lirë dhe në një vend të lirë./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Kryebashkiaku socialist në kërkim/ Klodiana Lala: “Ka patur dijeni për fatin e tij”

Publikuar

-

Gazetarja Klodiana Lala, e qenë prezent në studion e “Opinion” ku ndër të tjera u diskutua çështja e Agim Kajmakut, theksoi se kryebashkiaku socilalist ka patur dijeni për fatin e tij, nga punonjës të policisë.

“Kajmaku ka patur informacion paraprakisht  nga punonjës të policisë, dhe kam përshtypjen i kishte paraprirë fatit të tij.

Është një kryetar bashkie qe kishte fshehur një raport kriminal dhe këtu bie integriteti i një zyrtari.

LEXO EDHE:  Meta zgjon Lulin nga gjumi

Sipas Prokurorisë dhe vendimti të Gjykatës, njoftimi i ka shkuar të gjitha zyrave noteriale.

Si mund të mbrojë veten një zyrtar qe ka fshehur raportin kriminal, dhe ka mashtuar qytetarët  e tij që e votuan.

Policia dhe Prokurora ka informacione që ai është rreth e rrotull dhe nuk ka ikur jashtë Shqipërie”, theksoi Lala./CNA.al

 

LEXO TE PLOTE