LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

E fundit!

x

Ngjarja e Kavajës/ Klodiana Lala zbardh detajet e reja

15 Tetor 2019, 20:25, Kronika CNA
Ngjarja e Kavajës/ Klodiana Lala zbardh detajet e reja

Gazetarja Klodiana Lala e ftuar në emisionin ?Open? ka folur për ngjarjen e Kavajës ku mbeti i vrarë Dritan Haxholli dhe u plagos efektivi i policisë Bledar Toçi.

Lala ka hedhur dyshime të forta teksa tha se personat mund të jenë të përfshirë në trafikimin e drogës. Sipas saj ngjarja nuk po hetohet më si krim pasioni.

?Në momentet e para u dyshua shumë për një krim pasioni. Tashmë nuk diskutohet më për një krim pasioni, prokuroria po thellon hetimin për trafikun e drogës.

Marsida Qatja është aktualisht nën hetim për një vepër tjetër penale, për mashtrim. Kjo ngjarje ka shumë pikëpyetje, nuk kemi një krim të kryer në kushtet e vetëmbrojtjes. Dritan Haxholli nuk ka vajtur në banesë pa një thirrje, duket sikur është thirrur, ka rënë në një kurth. Në momentin që Dritan Haxholli ka shkuar në banesë, ka patur informacion edhe është sinjalizuar policia. Ai ishte një person në kërkim, policisë i është thënë që një person i armatosur është duke lëvizur në lagjen numër dy të qytetit të Kavajës, policia ka reaguar pas ngjarjes së rëndë?, tha Lala.?/CNA.al

 

Lajmet e fundit nga