LEXO PA REKLAMA!

SHKARKO APP

Nga Bledi Mane/ E dashur Majlinda Bregu…

15 Tetor 2019, 17:05, Opinione CNA
Nga Bledi Mane/ E dashur Majlinda Bregu…

Në dhjetor të vitit 1990 mbusha 6 vjeçe e teksa po festoja datëlindjen te Kopshti i Fëmijëve në Rrugën Budi, jo vetëm unë por edhe fëmijët e tjerë, edhe edukatoret u trembën:
-E duam Shqipërinë si gjithë Evropa!
Thirrjet e uraganta po zvarriteshin poshtë rrugëve të Qytetit Studenti bashkë me studentët. Atmosfera vullkan, komunizmi po tronditej, Tirana ishte e nxehtë atë dimër…
Vit pas viti unë vazhdova të rritesha mes mizerjes dhe aspiratave për një jetë më të mirë e pavarësisht sakrificave të prindërve, shikoja se tryeza e bukës nuk ishte më aq e varfër sa më parë.
Shkollë, libra, lëpirëse, çimçakiza, banane, çokollata Hilal, lodra të çuditshme deri sa erdhi 1997 kur një nga çunat më gangsterë të lagjes më rrëmbeu nga Gjimnazi dhe nëpërmjet Vlorës më degdisi drejt Italisë. Familja ime më tepër kishte merakun e lekëve që po humbiste te Fajdet e Fehbi Alimuçës sesa të gjente se kush ishte dashnori im që kisha njohur te Disco Krokodili.
Në Itali u kurvërova rreth 7 vjet dhe veç kurvërimit dashnori im vrau edhe një milanez, klient i bezdisur.
Më pas shkuam në Francë ku dashnori/tutori im nuk përtoi të më përdorte edhe për vjedhje pasanikësh derisa përfunduam në Hollandë ku kapëm më shumë lekë me tregëtinë e drogës në Roterdam.
Kur u kthyem në Tiranë kishim mbi supe 1 milionë e 700 mijë euro, 2 vrasje, 11 grabitje dhe investimet tona më detyruan të martohesha nga frika me burrin që kam tani.
Bëra marrëveshje me burrin se nuk po tregohej korrekt e nëse do më braktiste do e kallëzoja penalisht edhe në prokurori por edhe te Ambasadat e Italisë, Holandës dhe atë të Francës.
Koha fashitej shpejt si kokaina te pjata e burrit derisa një ditë na qeshi fati edhe ne. Burri shfrytëzoi njohjet me kryetarin dhe kryeministrin e mu angazhua politikisht dhe nuk e kurseu lekun derisa e kandiduan për deputet. Zgjedhjet i fitoi dhe ka 2 mandate që i shërben popullit në Parlamentin e Shqipërisë. Është super aktiv dhe super korrekt, ngre zërin për korrupsionin, trafiqet, krimin dhe padrejtësitë. Tanimë e kanë zgjedhur kryetar të Komisionit Parlamentar të Integrimit Evropian. Por sot, sot e vura re që ishte nervoz, madje pak më vonë do dali në konference shtypi urgjente dhe do sulmojë Bashkimin. Jo Bashkim Finon por do sulmojë Bashkimin Evropian pse tregohet kaq i ngurtë ndaj Shqipërisë.
E do si më thotë burri çdo natë?
-Ne si familje dhe ne si Shqipëri i kemi plotësuar kushtet por Evropa nuk na i hap negociatat se është xheloze për sukseset tona!
2./
E dashur Majlinda, të shkruajta ty dhe nëse ke muhabet me Evropën thuaji që këta mysybetërit tanë po marrin më qafë jo veten, por një popull të tërë!/CNA.al

12:41 Opinione

Mos e quani kurvë!

Nga Dorjana BezatKëtë mëngjes hyra në rrjetet sociale dhe ng...

Lajmet e fundit nga