Connect with Us

Negociatat, shpërthen ish Ministri/ “Falja e Hahn nuk i duhet më as dreqit”

Politikë

Negociatat, shpërthen ish Ministri/ “Falja e Hahn nuk i duhet më as dreqit”

Publikuar

-

Ish Ministri i Drejtësisë, Ylli Manjani, ka reaguar pas ndjesës që Komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, u kërkoi shqiptarëve që nuk arriti dot të parandalonte mos shkëputjen e Shqipërisë nga Maqedonia e Veriut për dhënien e vendimit për çeljen e negociatave.

Duke u shprehur se: “Pranuan ndërtimin e një narko-shteti në mes të Europës dhe tani që ikin, lajnë gojën me “ndjesë”, sipas Manjanit “…ndjesa e tyre nuk i duhet më as dreqit”.

LEXO EDHE:  Refuzoi të kandidojë për deputet në zgjedhje/Meta i përgjigjet Manjanit

“Ndjesa e Hahn-in si ajo e Boschardt, nuk i duhet më as dreqit!

Mbyllën sytë kur duhet ti hapnin. Pranuan ndërtimin e një narko-shteti në mes të Europës dhe tani që ikin, lajnë gojën me “ndjesë”.

Nuk na duhet fare kjo ndjesë!

Pavarësisht, ende lutem që negociatat të hapen, me çdo kusht që të duan! Veç të hapen.”, është shprehur Manjani./ CNA.al

1 Koment

1 Koment

  1. Abaz

    15 Tetor, 2019 at 8:25 pm

    Ka hall te justifikoje pagesat e derisotme.

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Protesta në ditën e Pavarësisë/ Rama: Lajthitje e opozitës në proces tranzicioni

Publikuar

-

Nga

“Lajthitje e opozitës në proces tranzicioni…”, kështu e ka cilësuar kryeministri Rama protestën e Vetëvendosjes ditën e Pavarësisë.

Sipas Ramës, bashkimi kombëtar vjen vetëm përmes integrimit të rajonit dhe vendeve tona në BE.

“Imagjinoni sikur një degë e PS me aprovimin tim dhe të kryesisë të shkojë në Kosovë dhe të mbajë një protestë në ditën e Pavarësisë së Kosovës, duke thënë se nuk është koha për të festuar.

Çfarë do të thonin njerëzit në Kosovë? Çfarë do të ishte kjo për politikën e jashtme?

LEXO EDHE:  Ish ministri i Ramës tallet me deputetët e rinj

LEXO EDHE:  Ironia e ish Ministrit/ “Kemi rënie në biznes, jemi rritur në drogë”

Megjithatë, unë e cilësojë këtë si një lajthitje nga opozita në proces tranzicioni gjatë kalimit në qeveri.

Mendoj se, ajo do të marrë formë gjatë kohës në qeveri. E thashë kryeministër nuk bëhesh dot ditën që zgjidhesh nga populli, por gjatë kohës që ti qeverisë.

Bashkimi kombëtar sipas meje vjen vetëm përmes integrimit të rajonit në BE, të vendeve tona në BE dhe me ecjen përpara drejt familjes së madhe europiane”, është shprehur Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Braktisi banorët e Astirit/ Komentuesit “kryqëzojnë” Bashën: Ti je një spurdhjak që shkatërrove PD

Publikuar

-

Nga

Një numër i madh komentesh janë bërë në postimin e kreut të PD, Lulzim Basha gjatë vizitës së tij në spitalin e Traumës ku ndodheshin të plagosur disa nga banorët e Astirit.

Ajo që bie në sy janë qytetarët që “i hakërrehen” kryedemokatit.
Shumë komentues kritikojnë Bashën për faktin se ai nuk iu gjend pranë banorëve të Astirit mëngjesin e sotëm kur policia kishte blinduar Astirin.

“Ti je një spurdhjak që pasi shkatërroi PD-në, vrave shpresat e ccdo shqiptari. Ti sot i dole krah Edi Ramës dhe diktaturës së tij! Je një ndryrësi, asgjë më shumë”, shkruan një prej komentuesve.

LEXO EDHE:  Audiopërgjimi/ Ish-ministri i Ramës akuza  Xhafajt

LEXO EDHE:  "Kuvendi Rilindas" është puç Kushtetues/ Llalla të shkarkohej me Veting

“O Lul ke humbur humbur sot me shumë se ccdo herë në jetën tënde, pse nuk dole ti ndihmoje apo nuk të doli gjumi në orën 11. Turp të keni”, shkruan një tjetër komentues.

Kujtojmë se Basha shkoi pranë banorëve të Astirit në drekë, kur spitali u mbush me banorë të lënduar, por edhe policë të plagosur.
Ndërkohë në mëngjes kur situata ishte mjaft e tensinuar “Basha” braktisi këta banorë që mbronin me forcë shtëpitë e tyre./CNA.al

 

 

 

LEXO TE PLOTE

Politikë

“Vetëpërjashtimi” i Kosovës”/ Rama i kthehet Kurtit: Faktet, më të nevojshme se predikimet kur je kryeministër

Publikuar

-

Nga

Kryeministri Edi Rama, iu është përgjigjur deklaratave të kryetarit të Vetëvendosjes, Albin Kurti, se krijimi i mini Shengenit ballkanik është një gabim i pashpjegueshëm.

Në një intervistë për “Top Talk”, Rama është shprehur se “në 5 vjet rresht kryeministrat dhe presidenti i Kosovës janë shprehur dakord me gjithçka.”

Sipas kreut të qeverisë, “Predikimet janë të nevojshme në politik, por faktet janë edhe më se të nevojshme kur bëhesh kryeministër”, dhe idetë e Kurtit do të ndryshojnë me kohën.

“Në tryezën e 21 dhjetorit Albin Kurti do të jetë me patjetër i ftuar.

Kjo iniciativë (për krijimin e mini Shengenit ballkanik) nuk është e nxituar. Ka 5 vjet si iniciativë dhe marrja përsipër e nismës mes të tre vendeve për ta shtyrë iniciativën përpara, duke mos shtuar asgjë tjetër të re nga dokumentet përmbajtësore të iniciativës, përveç lëvizjes së lirë të njerëzve, ka qenë një betejë e gjatë e imja me presidentin e Serbisë dhe ku më në fund ai është dakordësuar gjë që na jep mundësinë të heqim kufirin me Kosovën.

Nuk ka absolutisht asgjë tjetër, pra çfarë nxitimi ka këtu. Përsa i përket konsultimit në 5 vjet rresht Kosova ka qenë e pranishme në tryezë, në 5 vjet rresht kryeministrat dhe presidenti i Kosovës janë shprehur dakord me gjithçka që sot ne duam të implementojmë, të zbatojmë, të konkretizojmë jo për vete po për njerëzit tanë.

LEXO EDHE:  Ironia e ish Ministrit/ “Kemi rënie në biznes, jemi rritur në drogë”

LEXO EDHE:  “Në zgjedhje shkojmë vetëm nëse e vendosim ne...”/ Manjani: Rama vendos

Besoj që nëse ka vend për fjalën konsultë këtu, konsultohet ai që merr përsipër ose vendos të mos vij, jo ai që do shkoj siç të gjithë kanë shkuar. Pra nëse në një moment të caktuar dikush vendos që unë nuk do shkoj atëherë merr në telefon dhe thotë unë nuk do shkoj, tregon arsyet dhe nëse arsyet janë bindëse atëherë sigurisht që “jo-ja” mund të bëhet e përbashkët. Nëse nuk janë bindëse ai që thotë “Jo” rri me “Jo-në”, ai që thotë “Po” vazhdon me “Po-në”.

Predikimet janë të nevojshme në politik, por faktet janë edhe më se të nevojshme kur bëhesh kryeministër.

Meqënse po flasim për konsultimet, unë nuk jam pyetur kurrë kur u vendos tarifa 100% e Kosovës ndaj Serbisë, dhe nuk kam thënë pse s’më pyetët? Si? Tek?

Unë madje e kam vlerësuar dhe e kam cilësuar atë si një mjet të politikës së jashtme, e cila priste të sillte rezultate. Por kur kjo u kthye në një problem për politikën e brendshme, aty unë nuk jam dakord”, është shprehur Rama./CNA.al

LEXO TE PLOTE