Connect with Us

Ndryshimi i datës së zgjedhjeve/ Kryemadhi kundër Ilir Metës

Politikë

Ndryshimi i datës së zgjedhjeve/ Kryemadhi kundër Ilir Metës

Publikuar

-

Monika Kryemadhi, nga tryeza e emisionit “Real Story”, ka folur edhe për ndryshimin e datës së zgjedhjeve vendore, nëpërmjet çdekretimit të bërë nga presidenti Ilir Meta, bashkëshorti i saj.

Duke e vlerësuar anullimin e datës 30 qershor Kryemadhi u shpreh tërësisht kundër aktit që mban firnën e Ilir Metës dhe tha se njerëzit janë të tmerruar nga datat e ndryshme të zgjedhjeve.

“Njerëzit janë tmerruar se ka një lojë numrash, 30, 18, 15, 48”, u shpreh ajo./CNA.al

Për të rejat më të fundit behuni pjesë e grupit tonë në facebook : City News Albania
KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

“Po prisni vdekjen e ndonjë grevisti që t’i zgjidhni hallin?”/ KSSH krah naftëtarëve dhe punonjësve të Poçemit

Publikuar

-

Nga

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë ka reaguar ashpër ndaj institucioneve për protestën dhe grevën e urisë së punonjësve të nënstacionit elektrik dhe atij të pompimit të ujit në Poçem të Mallakastrës, si dhe për grevën e naftëtarëve në Ballsh.

KSSH kërkon të dijë se përse nuk është zgjidhur halli i këtyre punonjësve, ndërsa thekson se ata kanë 27 muaj që nuk paguhen.

“Përballë kësaj situate skandaloze institucionet që duhet të sigurojnë dinjitetin dhe pagën e këtyre punëtorëve kanë zgjedhur heshtjen. Politikanë të opozitës në kuadër të KÇK vizitojë grevistët kërkojnë në media të pranishme aty zgjidhjen e problemit tyre, por vetëm kaq.
Në përfundim pasi këta politikanë e kryenin misionin me shefin e tyre dhe fansat ne rrjetet sociale ikin të hanë dreke për të qarë hallet e naftëtarëve, ndërsa ata i lënë në godinë të braktisur dhe të harruar.
Sindikata që ka nënshkruar me ta kontratën kolektive është ende me pushime në Turqi dhe lajmi i grevës nuk ka mbërritur ende tek shefi i madh.
Ata punëtorë kanë 27 muaj pa marrë djersën e tyre kaq duhet të mjaftonte që shteti të zbarkonte në Ballsh ti sekuestronte të gjitha asetet kompanive fantazim që prej vitesh marrin miliona euro nga pasuria e shqiptarëve nafta dhe në fund tallen me djersën e punëtorëve shqiptarë”, thuhet në reagim.

Konfederata e Sindikatave të Shqipërisë i kërkon Ministres së Financave të angazhohet personalisht për zgjidhjen e kërkesave të grevistëve.

Ndërkohë, KSSH i bashkohet protestës dhe grevës së këtyre burrave dhe thekson se nuk do t’i lërë vetëm në përballjen e tyre të vështirë.

“Përgjegjësit e kësaj situatë duhet të dalin përpara ligjit me çdo çmim dhe çdo minutë në këtë histori ka vlerë pasi në mes është jeta e punëtorëve që po kryejnë një akt ekstrem për të marrë djersën e tyre”, nënvizon Konfederata./ CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Nga Mentor Kikia/ A po rrezikohet Shqipëria nga një destabilizim?

Publikuar

-

Nga

Opozitarizmi duket se ka hyrë në fazën finale. Eshtë presidenti Meta që ka marrë flamurin e luftës politike, qëkurse opozita hoqi dorë para zgjedhjeve të qershorit nga protestat e dhunshme. Në pritje të datës 2 Mars, kur Meta ka paralajmëruar nënshkrimin e një dekreti në Bulevard, zëdhënësat përkatës, të qeverisë dhe presidencës, po komunikojnë me një fjalor të denjë vetëm për në Bulevard.

Gjithësesi, ajo që pritët më me shumë interes sesa mesazhet bulevardeske, është çfarë hapi do të ndërmarrë Meta. Gjuha është shumë agresive, kërcënuese dhe inatçore. Ardain Dvorani duket se ka lënë pas letra dhe prova për të justifikuar reagimin ndaj tij dhe paditë në seri.

Por Meta paralajmëron edhe më shumë.

Ai thërret sërish popullin dhe opozitën. Pasi la parlamentin dhe doli në rrugë, tashmë Meta e fton opozitën në “selinë” e Bulevardit, apo edhe më keq, në Presidencë. Dhe këtu duket se ai është marrë vesh me Bashën, e ndoshta më shumë me Berishën.

A jemi përpara një situate “eksplozive”! Basha nuk e ka më “mandatin” politik të dalë në rrugë me shishe me benzinë, pasi e braktisi njëherë këtë rrugë. Meta nuk e ka djegur këtë mundësi. Ndërsa Berisha mezi ç’pret. Opozitës duket se i kanë shteruar armët, ose ato politike e ligjore nuk prodhojnë më zgjidhje. Rama duket i qetë, por vendi mund të rrezikohet seriozisht nga një destabilizim. Pavarësisht përmasave.

LEXO TE PLOTE

Politikë

Pendohet Elisa Spiropali/ “Na falni që zgjodhëm Ilir Metën President”

Publikuar

-

Nga

Ministrja e Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin ka kërkuar mbrëmjen e sotme falje në emër të Partisë Socialiste.

Ajo ka shprehur pendesën për votimin e Ilir Metës si President dhe i ka kërkuar falje shqiptarëve në emisionin “Real Story”, teksa ishte duke folur për deklaratat e sotme dhe protestën e paralajmëruar në 2 mars.

Spiropali: Kërcënon Presidenti që në deklaratën e tij publike që ne do zhbëjmë parlamentin, është e paprecedentë. Meta nuk e ka tagër, nuk ja jep Kushtetuta. Kemi bërë mirë kemi bërë keq ne e kemi çuar si President. Na vjen keq sepse ne nuk e kemi me Metën personalisht.

Sokol Balla: Ishit ju që e zgjodhët, nuk mendoni se ka ardhur koha të kërkoni falje?

Spiropali: Po mo na falni, këto ishin kushtet, ishte me votat tona.

Sokol Balla:Kjo është fantastike, është e para që kërkon falje./ CNA.al

LEXO TE PLOTE