Connect with Us

Ndërkombëtarët armiq të Shqipërisë/ Lajthit Kryemadhi

Politikë

Ndërkombëtarët armiq të Shqipërisë/ Lajthit Kryemadhi

Publikuar

-

Kartat e kreditit nxjerrin zbuluar kryemadhin

Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi e ftuar në emisionin “Real Story” ka hedhur akuza ndaj ndërkombëtarëve ndërsa tha se Shqipëria është në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes të ambasadorëve.

“Ne kemi pasur një armik, komunitetin ndërkombëtar. Ne jemi në këtë gjendje për shkak të ndërhyrjes së ambasadorëve. Nuk ka asnjë të huaj që mendon mirë për Shqipërinë, por mendojnë mirë vetëm për veten. Më thuaj a ka ndonjë biznes shqiptar në Gjermani, a shtet tjetër në BE”, u shpreh Kryemadhi./CNA.al

KLIKO PER TE KOMENTUAR

Komentoni

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Politikë

Bojaxhi: Reforma në drejtësi, një grackë që iu është shitur qytetarëve

Publikuar

-

Nga

Për Gjergji Bojaxhiun reforma në drejtësi është një grackë që iu është shitur shqiptarëve, pasi mjeti kryesor për të pastruar politikën nga krimi është vota.

“Qytetarëve u është shitur sikur një reformë e thellë në drejtësi do pastrojë politikën, drejtësia mund të mos bëjë pastrime në politike, por unë mendoj që çdo mjet ka rolin e vet kur bën diçka.

Mendoj që drejtësia është një mjet kirugjikal për të bërë pastrime rregullime. Politika shqiptare ka problem ka një problem rrënjësor dhe të gjerë të korrupsionit dhe mendoj që mjeti i parë është një pastrim me votë. Është një grackë që ia ka shitur qyteraëve këtë gjë dhe duke i thën që vazhdoni në rutinën tuaj, në ato pazaret që bën secili qoftë me votën e vet dhe mënyrën si mendon se ne do zgjedhim 100 gjyqtarë e prokurorë të cilët do bëjnë me dedikim e heroizëm atë që ne si qytetarë refuzojmë ta bëjmë, që me votën tonë të pastrojmë pisllikun nga politika”.

Bojaxhiu shprehet se alternativat krijohen me votë, ndërsa akuzon partitë që e kanë marrë peng vendin.

LEXO EDHE:  “IA PATË OPOZITËS?”

“Alternativat krijohen me votë. Këto parti e kanë marrë peng vendin dhe shoqërinë. Po me votë ne ose do të reformojmë këto parti, ose do krijojmë të reja. Mendoj se është e pamundur për t’u reformuar nëse nuk jepen mesazhe të forta me votë dhe ne e kemi provuar që kemi ndëshkuar një palë, por duke qene të ngjashme në nepotizëm.

Ne nuk jemi një shoqëri adoleshente si në vitet ‘90 dhe ishim më të gatshëm për të ndëshkuar një që bënte gabim. Ka ardhur momenti që shoqëria është pjekur e lodhur se nuk është e gatshme të bëjë eksperimente. Jo se qytetarët e duan Ramën, por kreu i opzitës nuk i kënaq.

Reforma në drejtësi mund të bëjë pastrime në mënyrë targetuar të politikës jo në volum”. /abcnews

LEXO TE PLOTE

Politikë

Zëvendësministrja e Brendshme, Romina Kuko: Disa media përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim

Publikuar

-

Nga

Romina Kuko, Zv-ministre e brendshme ka reaguar për disa aludime filluar ne media nga gazeta Koha Jonë lidhur me marrdhenien e saj me ambasadorin e Luigi Soreca, përfaqësues i BE në Tiranë

Në  Twitter Kuko shkruan “Jam e befasuar nga disa media që përgojojnë me një lehtësi të neveritshme emrin tim për hesap të luftës qorre me ambasadorët! Aludimet mbi foto takimesh publike ku kam pasur nderin të përfaqësoj qeverinë në krah të Ambasadorit Soreca janë një paturpësi pa limit që të le pa fjalë!”./CNA.al

LEXO TE PLOTE

Politikë

Meta kërkon referendum/ Koçi: “Presidenti, i menderosur!”

Publikuar

-

Zëvendësministri i Mbrojtjes, Petro Koçi,  i qenë prezent në emisonin “Pa Protokoll” teksa komentoi qëndrimin e presidentit Meta ndaj ambasadorëve, tha se ky i fundit u shfaq i frikësuar në konferencën për mediat dhe këtë sipas tij e tregoi edhe ngritja e zërit.

“Mua Presidenti mu duk i menderosur, një situatë frike që është munduar ta kalojë me ngritje zëri.

LEXO EDHE:  Kandidatja në Dibër merr mandatin/ LSI me grup të ri parlamentar

Ishte leximi i një komunikate në një miting.  Ajo ishte një komunikatë për shtyp që mund ta lexonte edhe zëdhënësi i Presidentit.

Është në një pozitë shumë të vështirë. Skema me Muçin i dështoi.

Ky që ne shohim këtu është Ilir Meta i vërtetë“, tha Koçi./CNA.al

LEXO TE PLOTE